Ambasadorja amerikane Yuri Kim në një reagim në rrjetet sociale iu drejtua deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë me një apel për të votuar zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut.
Kim në reagim e saj thekson se shpesh amendamentet për zgjatjen e vettingut keqinterpretohen dhe kthehen në çështje politike, por që në të vërtetë është një hap i rëndësishëm.
“Amendamenti për zgjatjen e vettingut del para Kuvendit. Disa e kanë keqkuptuar ose keqinterpretuar atë si një çështje partiake ose një hile, por në fakt, është një vendim i rëndësishëm që kapërcen politikën e përditshme. Shpresojmë që deputetët të lënë mënjanë politikën dhe të votojnë për ?? në??. Ne jemi me ty”, shkruan Kim.