Niveli i borxhit publik është një ndër shqetësimet kryesore të ngritura nga Banka Botërore për ekonominë shqiptare në raportin e fundit.
Deri në fund të vitit 2021 niveli i borxhit publik në ekonominë shqiptare rezulton se është 80.1%.Kjo është shifra më e lartë e raportuar zyrtarisht në ekonominë shqiptare. Banka Botërore thekson se është e nevojshme që të merren masa të menjëhershme për të stabilizuar gjendjen financiare në vend.
“Borxhi publik i Shqipërisë është shumë më i lartë se mesatarja e borxhit në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Për të garantuar qëndrueshmërinë e financave të vendit, është e nevojshme që normat e tatimit mbi të ardhurat personale të jenë më të drejta, të rriten të ardhurat nga TVSH-ja dhe të riforcohet besueshmëria e politikës fiskale, veçanërisht nëpërmjet angazhimit të qëndrueshëm politik ndaj rregullave fiskale”.
Për të përmirësuar gjendjen ekonomike në vend Banka Botërore sugjeron që të ndërhyhet në përmirësimin e klimës së të bërit biznes në vend.
“Për të rritur produktivitetin e firmave shqiptare, kërkohet përmirësim i mjedisit të biznesit, forcim i inovacionit dhe thellim i procesit të integrimit të shqiptarëve në ekonominë globale”.
Por përtej rritjes së borxhit ecuria ekonomike duket se do të mbetet e ngadaltë në vitet e ardhshme. në 2022 kjo shifër parashikohet që të kap vlerën 4.1% nga 8.7 % që është për vitin 2021 dhe vetëm 4 % në dy vitet e ardhshme./ABC
La France s’endette de 2665 euros de plus chaque seconde
Franca ka nje borxhe preje 2665 euro ne sekonde
41 mije euro borxhe per banore dhe 84 mje euro borxhe per familje .
Ndertimi i shtetit eshte i bazuar mbi marjen borxhe nese shteti ka ekonomi te dobet nuk i jepet borxhe .
Ndaje shtetet kategorizohen ne baze grupimi ABCDEF
A.aaa B.bbb C.ccc…….
Shtetet ne grupin A triple AAA e kane % e borxhit te vogel Franca eshte ne grupin A dhe i eshte hequr A e trete dmth eshte A doublé AA ka % e borxhit me te larte .
Nuk e di grupin ku ndodhet Shqiperia po deri sa i japin borxhe do te thote qe ka ekonomi te mire .
Eshte baza e ndertimit te nje shteti nuk e di nese behen keto leksione ne Shqiperi
Shoku , nuk i ve njeri ne diskutim shifrat dhe te dhenat mbi borxhin ne France ….Ju qe i shkruani dicka dini me mire se une dhe se ne ….vec nuk eshte atje sekreti , por te pagimi i tij , te fuqia e nje shteti ta paguaj ne kohe borxhin …..te gjitha shtetet kane borxhe , ama kane fuqi prodhuese te madhe dhe e paguajne ate …..si Franca por dhe Gjermania kane borxhe , po ashtu dhe Helenet , gjitonet tane ….si thua ?? kush e paguan borxhin ?? dhe pse nuk e paguajn Helenet ?? Sepse ne Greqi pothuajse nuk prodhohet asgje ….
Kurse per sa i perket te dhenave te Bankes Boterore , jane te sakta vec nuk e kam te qarte se sa eshte bere kontrolli i dhenieve te huave qeverive tona dhe se sa eshte bere kontrolli i forces prodhuese te nje shteti , ben vaki qe perqindjet e larta te Bankes Boterore e bene ate te anashkaloje dhe mos ti japi rendesi te dhenave dhe kritereve te dhenis se huase ….me pak fjale dhe trash trash me teper pane perqindjen e fitimit se sa pagimin e huase kritereve dhe fuqine prodhuese ., tu japim hua shqiptereve dhe me vone u terheqim literin drejt fytit ….dhe e fundit , jo cdo gje zgjidhet me masa te tilla , dhe me kushte te tilla qe kufizojne fuqine blerese ….sigurisht qe ka akoma mundesi te permiresohet tatimi fiskal , vec do shume kujdes situata ….kam nje ide sikur i shtrime kembet me teper se kishim jorganin ….e mire eshte deshira per investime dhe permiresimit te gjendjes ne vend ama me karar …..Banka Boterore dhe FMN nuk falin ……
Nese rritja eshte 4% dhe inflacioni 5%, atehere rritja reale eshte negative: -1%.
Dikur para nja 8 vitesh PPB (prodhimi i pergjithshem bruto) e Bullgarise (vendit me te varfer te Bashkimit Europian) ishte rreth 50% me e madhe se ajo e Shqiperise.
Pra Shqiperise i duhej te rritej me 10% ne vit per 4-5 vite, qe ekonomia e saj te barazohej me te Bullgarise.
Shikojini sot tek Wikipedia (GDP per capita by country).
PPB e Bullgarise eshte 85% me e larte se e Shqiperise!
Eshte ekonomia e Bullgarise qe ka ec perpara apo eshte Shqiperia qe ka ec mbrapa?
Bullgaria vazhdon te jete vendi me i varfer i BE-se!