Shkrimtari i madh, Ismail Kadare, mbrëmjen e kaluar e humbi motrën e tij, Kadrie Kadare, e cila mbylli sytë përgjithmonë në moshën 85-vjeçare. Ajo ishte mjaft e njohur, jo vetëm për faktin se ishte motra e shkrimtarit të njohur, por edhe se ishte “tip” që tërhiqte vëmendjen.
Gjithë jetën single, një qenie e lirë, që nuk ngjante me gratë e kohës së vet. Politikisht e lirë. Madje, kishte vendosur në një rast në pozitë të vështirë edhe vëllain e vet të shquar gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës, duke folur “mbarë e mbrapsht” për këtë të fundit, gjë që atë kohë ishte një gjë që mund të të kushtonte shumë.
Rrezikoi kokën e vet, por edhe të të tjerëve. Dhe kjo e ka bërë Ismail Kadarenë t’i shkruajë një letër Enver Hoxhës, të parën e të fundit që ai ia ka dërguar diktatorit, në të cilën e justifikon motrën, duke thënë se “ajo nuk është anti komuniste, është thjesht e çmendur”.
Shkrimtari i njohur e ka rrëfyer këtë ngjarje në më shumë se një rrethanë.
Më poshtë, po japim pjesë nga një intervistë e tij dhënë gazetares së News24, Fatmira Nikollit, në vitin 2017.
– Për thashetheme të jetës intime të shefave?
– Po, për jetën intime, gjë për të cilën unë, duke e ditur se sa e rrezikshme ishte dhe sa pasoja kishte, nuk e flisja as me shokët e ngushtë. Papritur del motra ime e përzier në një bisedë të tillë. Jam i sigurt që e kanë bërë qëllimshëm, e kanë futur qëllimisht për ta përdorur kundër meje.
– Ju keni thënë se “shteti kishte gati arkivolin për mua”, pra edhe kjo, përfshirja e motrës suaj në një bisedë për çështje intime të diktatorit mund të përdorej kundra jush?
– Sigurisht. Sepse motra ime ishte një njeri i thjeshtë. Gjithë komplikimi i saj vinte nga unë dhe ajo desh më mori më qafë, derisa lejonte të përfshihej në këto biseda e, më tej as të mos më lajmëronte, kur e pësuan shoqet e saj. Të merrja një masë, të mbrohesha e të sqarohesha.
– Një pjesë e publikut kupton kushtet në të cilat u shkrua letra, një pjesë tjetër mund të mendojë se ju e hodhët në flakë motrën tuaj për të shpëtuar veten. Kjo letër mbronte motrën tuaj apo ju dhe atë?
– Unë, jo vetëm e mbrojta më këtë letër, por është e vetmja mbrojtje e saj. Në atë që unë them se ka qenë e çekuilibruar psiqikisht, ishte e vetmja mbrojtje që unë mund t’i bëja. Motra ime nuk u fut në burg as dy vjet, as pesë vjet për shkak të kësaj, sepse mbrojtja e parë në çdo sistem gjyqësor në botë, sisteme diktatoriale apo jo, është të thuash se personi nuk është në rregull mendërisht, se është i paaftë mendërisht dhe për këto arsye, pra, nuk është i përgjegjshëm për ato që thotë. Kjo është mbrojtja e çdo krimineli apo vrasësi dhe për mua kjo ishte e vetmja mënyrë për ta mbrojtur atë dhe jo vetëm atë.
– Të kthehemi te letra. Pse ju drejtuat vetë diktatorit dhe jo dikujt tjetër?
– Mendova se ishte më mirë t’ia vija në dukje sunduesit ç’kishte ndodhur, pa e marrë në mbrojtje motrën dhe absolutisht i ndërgjegjshëm, jo vetëm për ta shpëtuar atë, por me atë letër gjithë afera binte, i ulej rëndësia. E gjitha shfryhej, quhej një budallallëk, siç në të vërtetë edhe ishte, sepse të flasësh dhe t’i japësh rëndësi këtij thashethemi për jetën personale të shefit, do të thotë të krijosh një rrezik të kotë. Nuk ishte kjo fatkeqësia e Shqipërisë dhe s’kishte të bënte me hallet e saj.
– Jeni penduar që e keni bërë letrën?
– Nuk jam penduar fare. Unë nuk isha përzier kurrë në atë thashethem, pra, nuk kisha marrë pjesë, nuk e dija dhe nuk fshihja asgjë. Unë dija aq sa di sot. Kuptoj se ka njerëz që janë marrë me këtë dosje të fshehtë, të llahtarshme.
– E keni shkruar vetëm, keni pyetur njeri? Në çfarë situate e keni shkruar?
– Vetëm krejtësisht. Kam biseduar me Helenën, me siguri, sepse nuk lija asgjë pa biseduar me të. Madje, as nuk e kam korrigjuar. Nuk kam bërë dy a tri kopje, sepse nuk duhej. Nuk kisha as ku ta shtypja dhe e dërgova të shkruar me dorë.
– Keni marrë përgjigje për këtë letër nga Enver Hoxha?
– Jo, nuk më ka kthyer përgjigje.
– Këto ditë shtypi vazhdon të shkruajë për historinë e letrës suaj. Mendimi i përgjithshëm është se ju, ndoshta bezdiseni nga zhurma të tilla. Si është e vërteta?
– Bezdisje apo jo, e vërteta qëndron midis të dyjave. Bashkë me dilemën e përhershme: a është mirë që të ketë gjithmonë një sqarim të gjërave? Sqarimi qëllon që e zmadhon zhurmën dhe shumë njerëz parapëlqejnë heshtjen. Nga ana tjetër, një personazh ka një lloj përgjegjësie përpara publikut, në fund të fundit, në gjuhën shqipe fjala përgjegjësi, ashtu si në gjuhët kryesore të Europës, vjen nga fjala “përgjigje”. Pra, përgjigjja gjithashtu është e nevojshme. Shpresoj që biseda me ju të ketë hyrë në punë, veç të tjerash, për një gjë të tillë.
E mor zhapjak,dhe e le motren pastronte shtepit e agallareve te rinj ne Tirane.
Po ate barcolten e priftit dhe zjarrit qe ra ne fshat e e di ???? Po se di mesoje …..
Usta eshte dhe per te justifikuar te pa moralshmet lodra.
Duhet besuar,, por mbase na jepe ndonje Interviste per ate Djalin qe Ishte I dashuruar me vajzen e tije,, ne kohen e dulles.. Dhe e Internoi dhe manipuloi mbi Shendetin e tije..Sote Ai ndodhet je USA. do Zoti eshte mire,, se fatekeqesi e ja soli ky Heroi Shkrimtare qe na Tregon se si e shpetoi veten dhe Motren e tije, dhe fundosi nje djale te ri..
Ti me siper me emer fjali,
nuk ta uroj qe motrat, vajzat apo mbesat 15 vjece t’i q…ne me apo pa deshiren e tyre dhe me pas te te zene deren per te rregulluar pocaqite e familjes tyre.
Ne disa rraste te qeshesh me te madhe, arrin diku per pak sekonda, por me von e kupton se luhet me jete njerezish. Jane 2 artikuj deri tani per kete grua. Fllucka e Madhe thote motra ime “ ishte njeri i thjeshte”. Gjithashtu thote se “ishte e cikulibruar psikologjikisht”. Ne fakt une snjoh njeri ne bote me me 2 gr karakter te thote fjale te tilla per motren e tij, ne ate moshen dhe ne publik . Vetem te jesh fallco dhe idiot ta thuash kete. Duket se i Madhi i ploteson keto ne te gjitha aspektet. Tani artikulli tjeter e quan Kadrien Intelektuale sepse ka punuar per gazeten 55. Cila nga keto 2 perkrime kontradiktore eshte e vertete? Ata qe punojne neper gazeta s’quhen intelektuale.
Fdhatar, Kadare ka thênë për të Motrën që është e çmendur, nê mënyrë që Asaj të mos I ngarkoheshin përgjegjësi. Pra, ti shpëtonte ndonjë dënimi… i chili mund të kalonte edhe të të afërmit e saj.
E dija qe njerez si ti jane shume dhe ste ve faj se cfare do them me poshte. E di besoj Naimin tone ne poezine Zogu dhe Djali. Ku nje djale kapi zogun, zogu ju ankua me fjale te buta dhe poezia pefundon keshtu « Fjalet’ e zogut djali i degjoi ? Qau dhe e puthi pastaj e leshoi » Pra jeta e nje njeriu ne kete bote duhet te jet nje dashuri, nje meshire, nje falje tek Zoti per te gjitha mekatet qe kemi bere ne jete. Kurse Kadareja as ka dyshimin me te vogel se ka bere dicka te keqe, as te kerkoje te falur per ato qe tha psh i tha ne rrethana te jashtezakoneshme. Si thote” S’jam penduar fare” Kejo pergjigje e Kadarese eshte shume llogjike. Me shume gjera te kesaj natyre jane normale per Kadarene, per ty edhe sh Shqiptare. Por jam I sigurte jo per te gjithe. Mua personalish jeta personale e Kadarese as me intereson, pavaresisht se kjo luan nje rol te madh per te spjeguar shume gjera. Kadareja eshte thjeshte shkrimtar sh I rendomte me inteligjencen e nje 16 vjecari nga ana artistike. Nga ana e djallezise mund dhe duket I zhvilluar.
Mos ia fut kot. E para: Kadria ishte vertete e cekuilibruar. Vitet e fundit e shihje duke germuar ne kazanet e plehrave. E dyta: Ismailit i duhej te shpetonte jo vetem veten e tij por edhe ate te femijeve te tij qe ne rastin me te mire mund te rriteshin baltrave te Lushnjes. Ti nuk do ta beje kete per femijet e tu? E treta vertet mendon ti se Ismaili i mbushi mendjen Enverit se Kadria ishte e cekuilibruar? Nuk e verifikonte dot Enveri nese ishte apo jo? Gjithe ai rrjet informatoresh ishin kot? Ne kohen e komunizmit dinin e dhe sa here ne dite pirdhje. Enveri e dinte me mire se Ismaili qe ajo nuk ishte mire nga mendja.
Ah sa keq e ndjej veten kur lexoj komente te tilla!. Ca palo injorante, nen nivelin e mediokrit kritikojne Ismail Kadarene. Po nuk kritikohen Zotat, Perendite, o njerez. I. Kadare na ben krenare qe jemi Shqipetare; do duhen ndoshta qindra vjet qe kombi te linde nje shkrimtar te ketij niveli. Pas Eskilit e Sofokliut, u deshen 2000 vjet qe bota te lindte Shekspirin. Lavdi e jete sa me te gjate I Kadarese
Imigranti qenka ufo; se duhet te jeshe ufo qe te thuashe nuk kritikohen zotat….kaq poshte paskan rene ca nga keta? Si duket, nje kome,tues me lrate thekson se dhe Hushi qenka djale i adpatuar i Ismahilit por nuk e kane reklamuar, tjetri per djalin e Janulles , nje tjeter qe Ismahili ka qene kurvar e zagar.. Une pyes: Ismahili eshte njeri apo lahudi, se po te jete njeri , i ka bere te gjtiha keto qe thone dhe sipas meje, te hyjnosh nje njeri qe pas vieteve 1990 u be fare bajate me ato qe beri dhe tha me goje, do te thote se ka vdekur inteligjenca dhe keta njeres e quajne veten te nenshtruarn e ndiejne qe kot ne kete bote.
Kujtoj se ka njerez qe jane mare me kete dosje te llahtareshme!!! Nuk ju mjafton ore arnaut!!!
O burra edhe nje medalje per kadrien tani. Ketij njeriu Shqiperia i dha gjithçka dhe ky vetem mori gjithçka dhe nuk mori pozicion per asgje gjate ketyre viteve. Per dike mund te jete “shkrimtar” per mua nje vemje..
Lereni mos e trazoni keto pjese te jetes se Kadarese.
Nuk ka shtepi pa qenef.Por cfare raporti ka siperfaqia e qenefit me pjesen tjeter te baneses.!I mbetet te percaktoje vete Kadareja.Si edhe ndonje qe e njeh mire ate.
O emigrand! Mos ngaterro talentin me karakterin. Nuk është perendi! Zoti Nuk denon te pa fajshmit!…. Mire e tha një komentues me larte. Ai morì me qafe një djale yll duke e interrnuar ne kohen e komunizmit. Një djale te dashuriar me vajzen e tij.
Kadareja……nje shkrimtar shume i madh, ndoshta do te doje kohe te linde nje talent i tille, por si njeri eshte aq pa karakter dhe aq buracak sa te habit. Te tille eshte turp ti kesh edhe ne lagje dhe jo bashkekombas. Te kujtosh vetem shprehjen per ata qe largoheshin me anije “jashteqitje e kombit” shpehje e thene nga tribuna tek pallati i kultures dhe e trasmetuar ne televizion , kur pa kaluar muaji u aratis vete. Dhe kete e mohon vazhdimisht gje qe nuk do ta bente dhe njeriu me i ulet. Ata qe u larguan me anije ishin njeres qe mjerimi u kishte zene deren dhe ligji 26/1 u kishte prerhe çdo mundesi jetese, kurse Kadareja ishte si veshke ne mes nte dhjamit nga perkrahja e ” xhaxhit”, te cilin e beri te njohur ne Europe kur shumica e Europianeve nuk dinin ne ke kontinet ishte Shqiperija. Por Perendija nuk te jep te gjitha.??…