Kryetari i PD-së, Luzlim Basha është ndalur në konferencën e tij për mediat këtë të dielë gjerësisht te skandali me inceneratorët.
Basha është shprehur se është për të ardhur keq sesi në të gjithë këtë aferë kriminale deri më tani është arrestuar vetëm bishti, Lefter koka. Kryedemokrati shtoi se inceneratori i Elbasanit është një ndër shkeljet më të dukshme dhe korruptive pasi çdo vendim ka kaluar vetëm në një ditë dhe nuk ka as ligj dhe as procedurë të ndjekur për këtë incenerator.
Kreu i PD-së ndër të tjera është shprehur se është e qartë që koka e gjithë kësaj afere është Rama, ndaj kërkon nga SPAK që të marrë seriozisht hetimet në lidhje me këtë drejtim dhe përgjegjësit të vihen para ligjit.
“Ajo që e ka bërë të vështirë denoncimin është se me paratë e tuaja ato kanë mbyllur gojën e një pjese të madhe të medias në mënyrë që të mos publikohen denoncimet. E keni të qartë besoj se Lefter Koka është bishti i kësaj afere, nuk është koka.
Nëse për Tiranën dhe Fierin faktet tregojnë sesi janë shkelur me këmbë ligjet e shtetit dhe procedurat për Elbasanin nuk ka fare as ligje as procedura. Siç themi ne nuk është ndërtuar as në tokë të babës, por për të mbuluar ngritjen e kësaj kërpudhe mafioze brenda një dite janë kaluar 17 akte zyrtare janë mbyllur të gjitha për 8 orë.
Brenda ditës është hapur procedura, është lidhur kontrata, është kaluar procedura, dhe kanë marrë mendimin e të gjithë ministrive dhe institucioneve përkatëse.
A ka shqiptarë që se kupto se kjo mund të ndodhë pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të Ramës. Kjo është e vërteta dhe pse komisioni duhet të përfundonte pa dëshmi. Kontrata ishte 21 milion euro ndërkohë nga thesari është paguar 27 milionë euro.
I bëj thirrje strukturrës së posaçme antikorrupsion puna e nisur është përshëndetur ditën e parë por që është e pamjaftueshme, dhe kërkoj që të vijojnë pa humbur kohë për të ndaluar vjedhjen e parave të shqiptarëve. SPAK duhet që të përdorë instrumentat e ligjit në mënyrë që të mos u paguhet asnjë qindarkë grupit kriminal me një kokë.
Kërkoj arrestimin e kokës, nuk mjafto arrestimi i bishtit dhe i shpalljes në kërkim të administratorëve, Kurbani i radhës po bëhet gati për ketë aferë me qëllim shpëtimin e kokës, por nuk ka shqiptar që mund të besojë se e gjithë kjo skemë mund të bëhej pa miratimin e Edi Ramës”, ka thënë Basha.
Basha ka te drejte SPAK nuk duhet te presi te filloje nga ty te arrestohesh per 4 te vrare rruga kombit afera korruptive e te tjera .
Njëeri i pafytyrë.Si ska turp që del dhe akuzon të tjerët ku që kur ka erdhur në Shqipëri vetëm injorancën ka treguar.Ky njeri në vënd që të ikë dhe mos kthehet më del dhe na tregon se kush do arestohet.Na del në parlament dhe thëret Horat duke kujtuar se ne që e dëgjojmë do e besojmë.Në ata parlamnet ai që është më kot është ky maskara.Atë e kanë thirur aq herë në prokurori sa në parlament nuk ka tjetër dhe ka kurojon të thëresë Hora.Erdhë nga Beligjika dhe thirën kët ë për ta pyetur për paratë dhe nuk thirën ndonjë hor nga socilasitët.Këtë ngjarje na e tregon sikur e thirën për të bashkëpunuar me ata.Turp ska më.Po kur do jetë dita të shpëtojmë nga këta plera që na çajnë kokën duke akuzuar të tjerët.SPAK duhet pa vonesë ta arestojë këtë idiot për gjithë ato që akuzohet edhe nga shokët e tij..
basha ka le hums.
Dhe hums do mesin.
Nuk te votojm o lulash.
Si ka fytyre ky ndyresire qe te beje si i forte kunder te korruptuarve, kur vete kurre nuk pati burrerine qe te perballet me gjykatat per akuzat cdaj tij per korrupsion? Ky qelbanik, as ke maja e thembres nuk i vjen Saimir Tahirit, qe eshte i vetmi politikan qe u perball burrerisht me akuzat. Nuk e di ne se ai u denua me, apo pa faj, por sidoqofte i duhet dhene kredit per ate qe beri.