Në gusht të vitit 1949, në aeroportin Çiampino të Romës mbërriti një pjesë e stafit të ambasadës shqiptare në Itali. Mes të tjerëve, bashkë me të shoqen dhe vajzat e mitura, zbriti edhe Sekretari i Dytë i Ambasadës, Shemsi Beqir Aliaj.
Sipas stilit së organizimit të shteteve të bllokut komunist të Lindjes, i maskuar nën një detyrë diplomatike, Shemsi Aliaj, një oficer i sektorit të zbulimit të ushtrisë, ishte ngarkuar të drejtonte agjenturën shqiptare në Itali.
Emërimi ishte firmosur në kohë të vështira. I sapondarë nga Jugosllavët, të cilët do ti konceptonte me tmerr deri në fund të jetës, i troshitur nga zhvillimet e Luftës Civile në Greqi, dhe për më keq i vënë në shënjestër nga amerikanët dhe britanikët për ta rrëzuar nga pushteti, duket Enver Hoxhës i ishte mbushur mendja se, nëse Shqipëria do të sulmohej, atëherë e keqja do të vinte, ose nga kufiri me Greqinë, ku ndërkohë ishin shënuar edhe disa incidente, ose sërish nga brigjet italiane, si në vitin, jo shumë të largët, 1939. Kjo ishte situata që kishte ngjizur idenë e dërgimit të një agjenti të zot në Itali.
Urdhri i Enver Hoxhës ishte gati ultimativ. Në Itali, zbuluesi shqiptar duhet investohej dhe të lëvizte të gjithë gurët për të pasur vetëm një rezultat: Të arrinte me doemos të lajmëronte, të paktën 24 orë përpara, nisjen e ndonjë invazioni ushtarak pushtues nga brigjet italiane.
Pikërisht nga këto frikëra të Enver Hoxhës nisi edhe aventura gati e panjohur, por edhe krejt e pabesueshme e Shemsi Aliajt në Itali. I konsideruar nga njohësit dhe kolegët si “Riçard Sorge” shqiptar, ai vërtetohet të ketë qenë një nga mjeshtrat më të mëdhenj të rekrutimit të bashkëpunëtorëve. Herë me ndihmën e avujve të alkoolit, herë duke paguar të holla për informatat dhe herë duke ju ndenjur pranë femrave nga më të famshmet e kohës, llogaritet se në Itali, në pak vite, ai arriti të kishte përmbi 15 informatorë potencialë, të rekrutuar kryesisht në radhët e ushtrisë, por edhe të policisë italiane.
Rezultatet e punës, saktësisht informacionet e siguruara, vërtetohet të kenë qenë edhe më të rëndësishme. Pas një apo dy vitesh aktivitet Shemsi Aliaj do të shtinte në duar një shumicë sekretesh të ushtrisë italiane, dhe bashkë me to, edhe sekrete të Paktit të Atlantikut Verior, apo NATO-s, që sapo ishte formuar. Madje të dytat ishin informacione të një niveli që kapërcente interesat e shtetit shqiptar të kohës. Kështu që, materialet, me të mbërritur në Tiranë, pothuaj të gjitha, dërgoheshin me urgjencë në Moskë, në selinë qendrore të Shërbimit Sekret Sovjetik.
Dikur target i agjentit shqiptar do të bëhej edhe Silvana Pampanini, Miss Italia 1946, seks simboli i kohës në Itali dhe artistja femër më e preferuar të regjisorëve të filmave artistikë.
Shemsi Aliaj e kishte parë për herë të parë pranë një hoteli në qendër të Romës. I kishin tërhequr vëmendjen disa taksixhinj që e thërrisnin: “Silvi, Silvi, ngrije edhe pak fundin!”
Në një rast të dytë, të njëjtën femër ai e kishte parë edhe në shoqërinë e një ushtaraku të lartë, të përcaktuar kohë më parë si objekt të punës së tij agjenturore.
Duke llogaritur se rekrutimi i femrave mund të ishte më i thjeshtë dhe më tej duke vlerësuar se femrat kanë më tepër mundësi për të siguruar informacione sekrete, Shemsiu i kërkon Tiranës që ta lejojnë ti futej kësaj pune.
Krerët e Drejtorisë së Dytë të zbulimit të ushtrisë bien dakord, por i kërkojnë një listë, ku për secilën femër të përshkruante një biografi të shkurtër si dhe çfarë mund të ishin në gjendje të siguronin.
Shpejt Shemsi Aliaj i dërgon Tiranës një listë me rreth 15 femra që mund të bëheshin eventualisht objekt rekrutimi. Por në Tiranë lista e gjatë e femrave, disa prej të cilave të famshme por edhe bukuroshe, shkakton të qeshura. Gjithsesi qendra i aprovon disa, tre apo katër. Këtu nis edhe gjahu i agjentit sekret Shemsi Aliaj ndaj elementit femër.
Veprimi i parë i Shemsi Aliajt ishte realizimi i imazhit. Lë mustaqe dhe vishet me rrobat e modës së fundit duke u përpjekur ti afrohet pamjes së një njeriu të pasur. Ndërsa tentativa e parë për të vendosur lidhje, apo për tu pranuar në shoqërinë e seks simbolit italian dhe gjeneralit, ishte dërgimi i një shishe vere që të kushtueshme në tavolinën ku ata po drekonin. Një dhuratë super e shtrenjtë për Italinë e kësaj periudhe, që nuk ja lejonin vetes as gjeneralët…/ abcnews.al
Miss Italy na e paska rekrutuar ky çapaçuli Shemsi, vetem me nje shishe vere ahahahha
Ka qene raki Skrapari. Nga kantiana e Baftjarit.
Shemsi shurraqi me mustak e sqetulla te palara……hahahaha!
O Zot cfare tjeter do te na shohen site……
Po pse kush ishte miss-italia ne 1949????
Italia ne ate kohe ishte nje vend i dale nga lufta si humbes dhe shume i varfer.
Gjithe vendet e Lindjes kishin rekrutuar me mijera vete ne Itali.
Ne te gjitha klasat e shoqeris spiunonin per Ruset,Bullgaret,Polaket Shqiptaret etj.
Pataj ‘sigurimi Shqiptar’ kishte para pa limit.
Dhe ajo me e rendesishmja punonin nen ombrellen e KGB-se deri ne vitin 1961.
Katnar,qenke vertete katnar. Mesa duket nuk mere vesh nga zbulimi agjenturor.Nuk do kesh lexuar ndonje flete libri per keto probleme, qe sigurimi i shtetit ne ate kohe bente nje pune te madhe zbulimi,survejimi,rekrutimi. Kompromentimi ashtu fillonte qe nga nje shishe vere te shtrenjet e pastaj thelle e me thelle. Per ate kohe,Shemsi Aliaj ka bere nje pune shume te madhe me zgjuarsine dhe shkathesine e tij. Ai eshte me te drejte lavderimi per ate pune te veshtire dhe shume te rreziksheme.
Po mire se nuk morem vesh gje. Shemsiu ja rrasi rrocken. Apo thjesht sa e qerasi.
Nuk shte zhuls si ty mor Katnar qe nuk behesh njeri por mbetesh zhuls. Dokumentet jane aty!
Sa fryhen gjerat ne kete fshatin tone! Keni ngel me 1949, pas lufte. Miss italia, fshatari Aliaj, histori ku tregohet njera ane, nuk thuhet sa e ka tall e solloratur vajza italiane fshatarin shqiptar. Sa dollaret i ka rjepur ajo, dhene ndoshta nga sovjetiket.
Kujtdo qe ti thuash emrin shemsi beqir aliaj,do te pyes ,je turko arab apo mongol dhe asnje nuk te mer per shqiptar dhe aq me shume qe ky fshatar te kap misat
Juve mund t’ju duket histori te cudicme apo histori te sajuar por kane qene te verteta te gjitha.Une disa here kam vene ne dukje ketu qe Shqiperia ka patur nje agjenture shume te mire ne shume vende te botes.Vertet kemi qene te varfer por per persona te tille jane investuar me qindra mijra $ sepse nje shtet mbahet nga agjentura,nga zbulimi dhe kunderzbulimi.Kjo funksionon njesoj ne te gjithe boten pa perjashtim por dua te theksoj se me ardhjen e demokracise,me ardhjen e Berishes ne krye i gjithe rrjeti yne agjenturor neper bote u SHIT PREJ TIJ,u denkospirua nga KRIMINELI SALI RAM BERISHA dhe kjo ndodhi vetem ne Shqiperi pasi c’do vend tjeter i ruan si syte e ballit agjentet e vet neper bote. Shqiptaret pas 90′ u hapen si vaji ne lakra dhe kjo beri qe per nje pale dokumenta apo vize apo leje qendrimi te hynin ne kllapat e agjenturave te huaja ne vendet ku ata emigruan. Mos ju duket fare e cudicme.Jane gjera qe une i kam degjuar dhe pare ne disa vende krejt rastesisht. Ju mendoni se nuk ka shqiptare te shitur tek Greku? Serbi? Italiani? Gjermani? Francezi apo Kinezi ? etj etj ??? Ju mund ti thoni fshatar Shemsiut sa te doni por si Shemsiu ka patur me dhjetra e dhjetra agjente qe i kane sherbyer Shqiperise dhe interesave tona. Kur dikush nuk e ka idene e ketyre gjerave eshte e mira te degjoje.NJohurite e mija jane minimale dhe shume prej tyre merren me mend prandaj respektoni njerzit dhe demaskoni KRIMINELET E NDYRE si SALI RAM BERISHA.
Respekt Roberto,fatekeqesia e Popullit tone ne “Demokraci” eshte se ne gjithcka Fokusohen te Shkollat Turke,Greke dhe Seber qe na “Dhuroj” Like-Floriri ne Libofshe te Fierit..
1-Shumica e te rinje ve ne Shqiperi mbeten me “Sallatorin-Celular” ne Dore dhe nuk jane Kujtuar te Lexojne nje Romane apo edhe nje Novel.
2-C´do Shtet dhe Baza e Edukimit te Brezave te Ardhshem e fillon me Elemente-Ideologjike dhe Patriotike qe i sherbejne Shtetit dhe Kombit..nje Shembull:Pse Russia Prodhone akoma edhe sote Filma te LDB_Re??
3-Shqipetaret duhet te jene Krenare per Elementet e Inteligjences,qe nxorri ky Popull pas Luftes se dyte Boterore…dhe jo gjithcka duhet ta Damkosin me Diktatorine apo Enver Hoxhen…
Gjithe se si Respekt per ata BUrra dhe Gra qe i perkushtuan gjithcka Mbrojtjes se Atdheut nga Agjenturat e Huaja..lol
Roberto, respekte. Jane të pakte intelektualët si puna jote.
Faleminderit per komentin.
Roberto,bravo,je i saket ne ato mendime por disa qe nuk dine nga lidhet gomari flasin nga bytha.Sigurimi i shtetit ne ate kohe kishte ne radhet e tij njere jo vetem besnik te atdheut dhe te pushtetit popullor,por dhe shume te talentuar dhe me nje psikologji te çuditsheme. Shkolla qe benin ata ishte e nje niveli shume te larte,qe pergatiste kuadro inteligjent,aq sa ata dinin ç’kishte tjetri ne mendje pa u shprehur ai. Por ketyre njerzeve te sotem u duket e pabesueshme dhe asnje nuk mund t’u mbushin mendjen dhe ashtu le te rrine.
Çfare u be me kee pleh ma vone , kur gjoja maroi misionin e u kthye ne Shqiperi , a i dhane plumbin sigurimsat e tjere faqezinj , normalisht simas urdherave te kjofte largut Enver , apo e derguan per çfaqje te huaja ne Burrel ??!! Une kam pas rastin ta njoh nje njeri te tille i cilin e kishin derguar te spiunonte ne ish Jugosllavi shqipetaret e arratisur atje , por mbasi i thane te kthehej mbrapa e paten denuar 7 vjet vetem se i kishte shpetuar goja e kishte thene ndonje fjale te mire per jeten ne kete vendin e udhehequr nga Titoja , i cili per hir te te vertetes ishte te pakten 500 here ma i mire , ma i zgjyar se kjofte largu skizofren Enver plehu . Mburruni tru bunkera sepse duket se per popull spiun jemi nder te paret ne Europe ..
O tru mut, ky dhe agjentet e tjere, zbuluan cfare thoshin bythshiturit kolaboracioniste qe ti kishe ne fis. Tani e kupton se cfare bente ky? Gjente ata qe tradhetuan njerzit e tyre gjate okupimit. Ja keshtu o diarre qenefi.
?????????
Lere se gjynah. Nuk evsheh çfare rrote trapi është? Dashka t’u jape ky njerezve tru, kur trurin e vet ja ka falur Saliut. Çfare rrumpallash ka ne kete bote!
Qe kur dolen telefonet me internet, këta debila e nxjerrin budallalleku ne shesh, sepse me perpara i njihte vetem lagjja.
E mer ti, nuk e dinim qe ti qe qeke myt, ishe idiot familiarisht, perpara ty te njifte vetem shkalla e pallatit.
Ky eshte babai i “Nastes”, shoqes me te ngushte te Elenes, redaktore ne shtepine botuese.
Po, shoqe e Elena Kadarese ne Shtepine Botuese 8Nentori .
Edhe Shemsija paska tallur Carin me parate tone , kur asnjeri nuk shkonte as nuk dinte se cfare bente Shemsija ne Itali , genjente Enverin se i duheshin para per tu dukur si i pasur , paska pas fat ky sigurimsi , talli carin sa deshi dhe na del edhe si James Bond , shkrim per te qeshur dhe per te qare
Burri i Shemsie Kadrise,Gani Kadria ka qene oficer zbulimi me funksion te larte ne drejtorine e zbulimit te MPJ.Ju flisni kot sepse nuk e keni haberin fare. Nuk ka rendesi ca beri Shemsija kur ju dha mundesia nga Berisha sepse nese nuk do deshte Berisha askush nuk do i jepte hapsire as Shemsies as Vehbi Allimuca,as Rrapush Xhaferri apo aq me keq Sudja????? James Bond normal ata nuk kane qene por kane patur lidhje te tilla qe merrnin informacione te cilat perpunoheshin nga disa sektore te ndryshem dhe merreshin masat perkatese me aq mundesi qe kishim.
Nje fakt èshte i padiskutuar, Sigurimi i Shtetit Shqiptar ka qène i shkelqyer ne detyren qe kishte .
Keto shkrimet e dhjemokracise jane si ato rrymat fekale qe n’a u mèsuan hundet,por u ka dale boja plotesisht
Po Mustafa Xhepa , alias gugu, Hans Klosi i Elbasanit bashke me Spiro Dunin alias pipi agjent e asfalise greke çfare mendon?
I lutem Llazit dhe TV SKAMPES te japin nje mendim.
Muç impotenti seksual qe donte he hedhur U112 ne ere ??????
Hahahahahahahahahahahaha! Cfare eshte ky shkrim, rubrika humoristike e TEMAs?
E gjithe veprimtarija e zbulimit dhe kunderzbulimit shqipetar duke filluar nga 1945-sa dhe derisa u kolaps regjimi obskurantist komunist ka qenë ruajtja e kariges se diktatorit
Hoxha dhe mbas ngordhjs se tij per hir te inercise,rruajtjes se mundëshme të regjimit te kalbur “pushtetit popullor”.
Mund te ketë një të vertetetë tentative të ketij zbulusi,por jam i sigurt qe ka mberur vetëm tentativë pa asnjë rezultat konkret.Të penetroje ne ato nivele të larta duhej bukuri mashkullore, duhej inelekt,duhej kulturë e gjërë, duhej profesionalizem i gjatë dhe i kultuvuar.
Shemsiu perveç mustaqeve dhe perkushtimit s’besoj se ka pasur ndonje gjë tjetër.
Idiot! Italia ne vitin 1949 konsodetohej si holpivuti mbi Tevere. Te gjitha yjet d botes vinin ne Rome per te punuar me regjisoret me te mire ne Çineçità. Ishte koha e regjisordve te famshem boterore: Roberto Roselini, Viktorio de Sika, Ana Manjanit, Ingrid Bergman me kryeveprat e neorealizmit.
Ne 1947 ne Rome u martuan Tajron Pauer dhe Linda Kristian, dje ngjarja beri buje dhe per veshjrt e prodhuara nga motrat Fontana dhe Fendi.
Silvana Pampanini levizte me nje shpure agjentesh artistike, producentesh, sipermarresish teatrale. Kush te linte t i afroheshe more.
Roberto,bravo,je i saket ne ato mendime por disa qe nuk dine nga lidhet gomari flasin nga bytha.Sigurimi i shtetit ne ate kohe kishte ne radhet e tij njere jo vetem besnik te atdheut dhe te pushtetit popullor,por dhe shume te talentuar dhe me nje psikologji te çuditsheme. Shkolla qe benin ata ishte e nje niveli shume te larte,qe pergatiste kuadro inteligjent,aq sa ata dinin ç’kishte tjetri ne mendje pa u shprehur ai. Por ketyre njerzeve te sotem u duket e pabesueshme dhe asnje nuk mund t’u mbushin mendjen dhe ashtu le te rrine.
E ke mire ti koqekonti, ata te sigurimit i mesonin ne nje shkolle shume moderne, sapo te hidhnin syte e kuptonin a ishe burre, apo grua dhe nga cila ane e nxirrje loqen per te bere shurren.