Gjeneral Arben Imami përballë juristit Enkelejd Alibeaj

13 Shkurt 2022, 09:39Politika TEMA

Nga Namir Lapardhaja

Kur Partia Demokratike delegoi pak kohë më parë juristin Enkelejd Alibeaj si drejtues politik të qarkut Shkodër, lexova disa reagime të nxitura në rrjet për këtë emërim, madje disa prej tyre ishin edhe stigmatizuese.

Nuk pashë të njëjtën gjë në prezantimin e kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” në Shkodër, teksa vura re se në krahë të Sali Berishës qëndronte Arben Imami, i cili, siç mora vesh më vonë, qenka i deleguari i “Foltores” për zgjedhjet e 6 marsit në këtë bashki.

Meqenëse jemi në ditë ku dikotonimitë mik-armik, besnik-tradhëtar, demokrat-komunist…, janë më në modë se kurrë dhe meqenëse të dy personazhet janë ekuivalent të njërit apo tjetrit krahë në bashkinë e Shkodrës, po mundohem të heq një paralelizëm mes të dyve, duke u ndalur vetëm në faktet që ne njohim.

I vetmi akt “tradhëtie” që ne dimë për Enkelejd Alibeajn është se në prillin e vitit 2013 nuk votoi për dekretin e Presidentit Nishani (i zgjedhur nga Sali Berisha në atë post) për dy gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdarin dhe Besnik Imerajn.

Arsyeja e mosvotimit (në fakt, abstenim)?

Të dy kishin shërbyer gjatë regjimit komunist si hetues dhe prokurorë.

Ky veprim, praktikisht, e nxori përkohësisht nga politika, duke e lënë jashtë listët së deputetëve në vitin 2013.

Ndonëse nuk u vendos, ai nuk iku nga PD-ja, nuk shau hartuesin e listës, nuk doli në konferencë për shtyp që të kërkonte shkarkimin e kryetarit të partisë dhe të bënte thirrje për humbje të pushtetit…

Jo vetëm kaq, por mori përsipër të kandidonte në zgjedhjet lokale të vitit 2015 në bashkinë e Fierit, edhe pse rezultati dihej që pa nisur.

Nga ana tjetër, kur familja e zotit Alibeaj përpara viteve ’90-të vuante internimin në Seman të Fierit, zoti Imami vijonte studimet në Institutin e Arteve në Tiranë, luante si aktor në filmat e Kinostudios “Shqipëria e Re” dhe ishte pedagog në Akademinë e Arteve.

Edhe pse është një ndër themeluesit e PD-së, zoti Imami u konfliktua që në fillim me linjën zyrtare të PD-së dhe kulmin e arriti në vitin e tmerrshëm 1997, ku u vetëshpall gjeneral dhe drejtoi bandat e jugut nën organizimin e Komiteteve të Shpëtimit kundër qeverisë qendrore të PD-së.

Për të mos mjaftuar kjo, zoti Arben Imami ka qenë tre herë ministër i disa qeverive socialiste nga viti 1997 deri në vitit 2002, ku ka shërbyer si ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, ministër i Drejtësisë dhe ministër i Decentralizimit dhe Pushtetit Lokal.

Ndonëse kishte qenë një ndër kundërshtarët e mëdhenj të Sali Berishës, madje duke u akuzuar nga ky i fundit edhe si ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, zoti Imami në vitit 2005 u gjend shef kabineti i Kryeministrit Berisha dhe 4 vjet më vonë ministër i Mbrojtes.

Ironia në këtë emërim qëndron se gjeneralit të rebelizmit dhe të shkatërrimit të ushtrisë shqiptare në ’97 iu besua Ministria e Mbrojtjes, madje, tanimë, si vend i NATOS.

Kur Lulzim Basha e la jashtë listët për deputetë në zgjedhjet e vitit 2017, Arben Imami doli hapur kundër Partisë Demokratike, në dallim nga Enkelejd Alibeaj në zgjedhjet e vitit 2013, i cili shkoi në punë të vet dhe nuk bëri asnjë reagim publik.

Nëse do t’i qëndrojmë fakteve dhe nëse do të arsyetonim dhe analizonim me logjikën e inspiruesit dhe drejtuesit të “Foltores”, koalicioni “Shtëpia e Lirisë” paska emëruar si drejtues shtabi të fushatës në Shkodër një tradhëtar të Partisë Demokratike, një njeri që ka dalë me kallashnikov kundër kësaj partie, një të shitur që ka qenë 3 herë ministër i socialistëve, një njeri me të kaluar të errët në ish-regjimin komunist etj., etj.

Demokratët e arsyeshëm, që i lexojnë faktet me mendjen e tyre, do ta kenë më të lehtë për të zgjedhur edhe mes këtyre dy alternativave.

Për të tjerët që shohin ëndrra me armiq imagjinar, të shitur dhe tradhëtarë, përpara se të akuzojnë duhet të shohin nga vetja dhe të skuqen.

17 komente në “Gjeneral Arben Imami përballë juristit Enkelejd Alibeaj”

  1. demo-krati says:

    Lexova kete shkrim te Lapardhase ndonese nuk ia vlente dhe me beri pershtypje qe eshte pse pas 30 vitesh shkerdhatokraci,vazhdohet akoma me lufte biografish e klasash!E kjo eshte akoma me e papertyepshme kur nje fare N.Lapardhaja e shtron per zgjidhje!Fatkeqesi e ketij vendi qe eshte rikthyer ne rendin feudal e mendon se po nderton demokracine ku baze per te eshte qytetaria dhe intelektualizmi.Lapardhate na japin mesim se kjo shoqeri e nemur do te vuaj gjate e gjate sepse sot flamurin e demokracise e kane fshatarsia kooperativiste dhe jo intelektualizmi qytetar.Te flasesh sot akoma per biografi do te thote qe te ndertosh po socializmin por me forcat me te erreta te ketij vendi qe jo vetem qe nuk e dine se ç’fare eshte dhe perfaqeson demokracia por perkundrazi kane veshur petkun e ishrregjimit te shkuar dhe mendojne se jane ata qe duhet te japin receta per drejtimin e ketij vendi!Sa keq kur te jem mend edhe Lapardhaja me rangun e tij!
    Kjo eshte gjema me e madhe qe i eshte bere ketij vendi ,ku pas 30 vitesh shkerdhatokraci “nene Liza “detyron qeverine shqipetare qe jo vetem ta strehoje por edhe ta njohe per pronare te ligjeshme ne Tirane sepse edhe ajo e koncepton demokracine si Lapardhate me shoke!

    1. Asd says:

      Biografia nuk eshte “gjetje” e sistemit socialist. Eshte nje gjetje me e hershme (e Napoleon Bonapartit) dhe do te mbetet metri me i sakte dhe me i qenesishem per te kuptuar njeriun se cfare ka qene, cili eshte dhe cfare do te jete.

      1. Roberto says:

        Epo hajde fole me ta.Kane 30 vjet qe thone Komunizmi,ky ka qene keshtu,i jati ka qene ashtu,daja apo xhaja,tezja apo halla kane qene me Zogun,me Ballin,me PPSH me Socialistet me Demokratet,Republikanet,Demokristianet etj etj etj pa fund. Po normal qe edhe sot ne te gjithe vendet e botes nese ti ke patur nje te kaluar kriminale,ke qene bashkepunetor kundra rregjimeve apo qeverive ne pushtet apo ke kryer akte dhune,apo c’do gje tjeter normal qe nuk do gjesh dot ate vend pune qe do ti apo aq me keq te hysh neper institucione apo vende pune te rendesishme. Berisha mori te gjithe te persekutuarit politike dhe i reabilitoi pa bere dallime sepse vertet ka patur plot prej tyre qe jane denuar pa te drejte por kapatur plot te tjere qe kane sabotuar punen,pronen dhe djersen e popullit tone gje se ciles ja vuri vulen Berisha i cili ju dha poste drejtuese krimineleve,te denuarve per krime sado te vogla,hajduteve,huliganeve dhe pastaj filloi spastrimi sipas nenit 24/1 duke hequr nga puna te gjithe ata qe ishin te punesuar kudo me arsyen se i kane sherbyer rregjimit te vjeter duke harruar qe vete ata ketu me ne kane qene dhe nuk zbriten nga Hena te paperlyer dhe te paster si qelibari. Po te shkruash per keto gjera duhen dite dhe net per te treguar marrezine e klikes Berishijane qe vodhi,rropi,dogji dhe vrau c’do gje qe i doli perpara.

  2. xheJ. eN. Bi. says:

    Autori pëe Imamin ka haruar dhe si Mocionist dhe krijuan Partinë Aleanca Demokratike me në krye Neritan Cekën.
    Dhe më e çuditëshme është se të gjithë mocionistët u rrahën në 96 – ën nga Berisha, prap ju ngjitën Berishës.
    Burra pa komb në grykë…

    1. Rrumpalla says:

      Ben Imami tani është koburja më besnike e sali halesë. Ben Imami është personi që i kaloi gjoja ish pronarëve ( një nga këta dhe dhëndrit të sali halesë, pra sali halesë dora vet) (tokat e blera dhe shpronësuara nga pushtuesit Italian për të ndërtuar aeroportin)tokat e Klubit Sportiv Partizani si dhe tokat që kishte klubi I Ushtarakëve dmth SHQUP, për ta bërë seli të PD por që qëllimi I vërtetë paska qënë për të ndërtuar dhe aty pallate dhe qindra tregtare. Pra ky është Arben Herr Imami, ose njënga bythëlëpirësit kryesorë të sali halesë. Kurse ky Alibeja I ngeli në dorë sali halesë sepse ka dijeni për krimet e të birit, prandaj don dhe ta qërojë nga kjo jetë.

  3. cuf dabjoni says:

    Namir efendi…!!!
    Duket (sic), që Salihi nuk i ka ditur keto mëkate (jo të vogla) kur i rimorri në qeveri e parti të gjithë ata që me pushkë e penë luftuan kundër PD në 1997, madje, nuk fillonte lufta e bandave kunder PD, pa u formuar prej tyre partia e Idealeve të Dhjetorit, qe u konsiderua si e djathte nga projektuesit dhe mbeshtetesit e “revolucionit te dyte demokratik”.
    Ata, duke u rifutur për karrige në PD, treguan se hikën prej saj për karrige e se i urdhëroi xhaxhi Ramizi….

  4. vilson says:

    Te dy kane qene bashkpunetor te sigurimit te shtetit, prandaj i dogji arkivat Sali non grata se shumica e ketyre minjve te tille kan qene…

  5. Bilbil says:

    O miq, ku i rregulloi dhëmbët e thyer më 28 maj 1996 Imami ynë?

    1. Ceco says:

      Ne Greqi ndoshta…. Se prandaj rrezik ngriti flamurin Grek ne Sarande ne 1997…..

  6. Qytetar says:

    Zoti Bilbil , Arben Imami ishte nje qenje “ pa dhembe “ qysh kur u nis me grupin e Studentve ,ne takimin me Ramiz Aline. Keshtu Berisha nuk I rrahu por I perkedheli , ashtu sic dinte te perkedhelte Partia e rradhes . Arbeni dhe shume si Arbeni jane “ rrahur” , ( thote populli yne) , qysh “ kelysh” . Shkodra nuk ka pasur kurre nevoje per “ Aktore”.si Arben Imami, Doshi, Ndoka , Angoni, Pjetri etj. Shkodranet kane luajtur gjithmone bukur,ne Teatrin e JETES . Ata kane mbajtur ,gjithmone anen e LIRISE.

  7. Pokeristi says:

    Imami dhe disa të tjere qe jane sot rrrotull
    “Doktor non grates”,janë njerëz pa shtyllë kurizore, pa din e pa iman thotë populli.Të gjithë së bashku përbëjnë batakun më të qelbur në moçalishten “demokratike”,që krijoji Salih korbi.Janë turpi dhe faqja e zezë e kombit.
    Ashtu siç e patën nisur e zënë të tërë me rradhë,të …..,kanë pēr të ngrënë.
    Do t’i zerë haka e popullit dhe do kemi rastin të shohim dhe transformimin e rradhës të këtyre qënijeve amorfe.

  8. ilir says:

    Enkelejda si beyonce me 5 bodiguarde. Enkelejda qe “nuk tutet”.

  9. General, ti meriton të të bëjnë Marshall......!!! says:

    Arben Imami, zagari më i lig dhe më lepe-peqe i tradhetarit dhe hajdutit Sali bastardi i Shugares. Me lekët e drogës dhe fondet e Min.Mbrojtjes, blue në Izrael logjicielin “PEGASUS”, jo per interesat e kombit, por për qejfin dhe kuriozitetin e proksenetit të tij Sali Udb-ashit. Logjiciel ky, që të jep mundesinë të pergjosh telefonat e kujt të duash, si në Shqiperi ashtu edhe jashtë Shqiperie. Kur do merren me këtë aferë gazetarët e ndershem, megjthse janë pak, organet e drejtesisë dhe parlamenti…!!! Ku ndodhet sot ky logjiciel, ku ndodhen tabulatat e punës së ketij logjicieli, apo në arshiven e agjentit të Serbisë Sali kopil Berisha….!!! Arben Imami Gjeneral, hahahahahahahaha, gjeneral i pi….dhit të nënës, motrës dhe vajzës së vet.

  10. Mirë Imamit , j’a morëm vesh biografinë , po mirë do ishte t’ë kishte përmëndur pak dhe këtë JURIST-BABALEN !

  11. Namir Vodica i perdhekutuar says:

    Ky zoteria Alibeaj ka pasur nje bariton ne Tirane te byroja politike apo jo nje dajo ti mos trego njeren ane te monedhes tregoje te dyja .
    Se mos na del edhe ti i persekutuar .
    Sot per te qene ne PD duhet te kesh qen i persekutuar po me te persekutuar ishin femijet e komunistave ku femijes se komunistit i thuhesh shko puno ne Malinat dhe kulaku ne tregeti .
    Meqense ja nga Celepiasi ku punonte A.Azizolli banakier perfitoi edhe lokale moter e vella ne qender te Beratit moren dhe pronat dhe sa te tille ka pasur ne Berat
    Ne jug nuk ka pasur banda komuniste po njerez qe vetmbroheshin nga komunisti Berrisha nga idhulli jot .
    Boll na i shpifet me komuniste antikomunistin kur ka tre dekada qe komunizmi nuk egzstone po njerez me mendesi komuniste si puna jote .
    Te jesh demokrate nuk do te thote te kesh qene i denuar apo i persekutuar o bufe pulash na dolen gjithe sherbetoret e PPSH demokrat

  12. Malo says:

    14 komente nuk e analizoi asnjeri Biografine e Alibeajt per internimin apo si Ish minister drjtesie pse????? Sepse e beri Sala PD minister ndaj… mos me thoni se nuk i ka sherbyer Sales.

  13. Sokrati says:

    Ne pede nuk ka as demokrate dhe askomunsit te vertete.
    Ne kete formacion mafiozo-politik ka vetem interesaxhinj per kolltuk, per para, per prona dhe per imoralitet. Nuk e dine kete njerezit?! Kujt t’i besosh, per ke te votosh, ke te perkrahesh nga keta mafioze te felliqur, qe deri dje shanin komunistet, byroistet, bllokmenet dhe sot perseri shajne e poshterojne njeritjetrin me nofken ”komunist”, ”spiun”, ”sigurims” dhe nga ana tjeter te gjithe jane pasuruar me shtepi dhe vila luksoze dhe me disa llogari bankare.
    Komunistet jane shkaterruar dhe nuk gjen as edhe nje, qe te kete zë ne politike. Demokrate dhe atdhetare te vertete nuk shihen ne horizont. Ka vetem fjale, fjale dhe vetem fjale, per te torolisur mendjen e njerezve dhe per te mos bere asnje pune te dobishme per popullin.
    Sali nongrata kerkon te mbuloje diellin me shoshe! I mbushur me krime dhe akuza per krim e korrupsion, disa here eshte rrezuar nga ”kali”, i ka humbur te gjitha vlerat si njeri ne publik, kerkon te imponohet me nje bande mitingashesh dhe te rimarre pushtetin per te disaten here!
    Shahen e peshtyhen me njeritjetrin si qente dhe kur eshte fjala per interesa personale, perqafohen e puthen si shelegë! Keta jane politikanet tane te menderosur koke e kembe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

Lini një Përgjigje