E akuzuar për korrupsion, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha

14 Shkurt 2022, 16:08Kronika TEMA
E akuzuar për korrupsion, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-gjyqtaren e

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vite burg ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, gjyqtarja do të vuajë 2 vite burg.

Enkelejda Hoxha u arrestua më 11 shkurt 2021, me urdhër të SPAK (Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit).

Ajo u shpall fajtore nga gjykata për veprën penale korrupsion, pasi së bashku me  9 persona të tjerë kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.

Gjyqtarja akuzohet se ka mundësuar uljen e dënimit dhe lirimin nga burgu të disa të dënuarve të profilit të lartë,  si  Endrit Doklen, Ilir Pajën dhe Hekuran Billën, kundrejt shumave që shkonin nga 6 mijë euro deri në 12 mijë euro.

 

 

2 komente në “E akuzuar për korrupsion, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha”

  1. Angjelini says:

    Pasuria e pervetesuar ne menyre te pamerituar j`u konfiskua kesaj bundres? Sepse 2 vite burg ja vlejne kur ajo ka bere gjithe at pasuri!

  2. Sara says:

    po per aq pare us s’i ben 2 vite burg si ka shku puna?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje