Ukraina skeptike për tërheqjen e trupave ruse nga kufiri: Do ta besojmë kur ta shohim

15 Shkurt 2022, 12:09Bota TEMA

Pas tërheqjes së një pjesë së trupave rusë, pas Perëndimit i cili kërkoi prova nga Moska ka reaguar edhe Ukraina.  Sipas ministrit të jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, Rusia duhet të tërheqë të gjitha forcat e saj të mbetura nga kufiri i përbashkët i vendeve.

“Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni,” u tha ai gazetarëve pas lajmit se disa trupa ruse po ktheheshin në bazë. Kur të shohim tërheqjen e trupave, atëherë ne do të besojmë se situata është qetësuar.”

Ministri shtoi gjithashtu se se rruga diplomatike që Ukraina po ndiqte me aleatët e saj  do të parandalonte  përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje