Shkrimtari dhe përkthyesi Bashkim Shehu ka rrëfyer mbi librin e tij më të fundit “Liri Belishova dhe koha e saj”. Shehu sjell në libër, biseda e kujtime të Belishovës, një prej figurave që mbajti poste te larta gjatë regjimit komunist, më pas u dënua duke njohur skajet fundore.
“Në radhë të parë është një njeri që ka pësuar dy herë rënie nga majat e pushtetit, pas rënies së parë u ngjit në majat e pushtetit prapë dhe kur u duk që ishte e pandryshëm ky fakt i saj, pëson një rënie tjetër e më pas një tjetër aspekt i saj është se nga të paktë njerëz të kupolës së diktaturës është që ka kërkuar falje publike, dhe një arsye tjetër po më pak e rëndësishme është që ka qenë grua.” u shpreh ai në një intervistë për News24, ndërsa përshkruan takimin e parë me të pas regjimit komunist.
“Ngjante si e huaj në mjedisin ku ndodhej”
Duke treguar portretin e Lirisë, tregon atë që ndikoi në dënimin e saj të parë, që ishte raporti i Nako Spiros me Enver Hoxhën, duket se ai kishte qenë kritizeri më i madh i Enver Hoxhës, kishte kritikuar edhe sistemin që po kthehej në një sistem terrorist.
“Po në Berat ishte nga kryesorët që e ka kritikuar mënyrën si ishte drejtuar partia komuniste gjatë luftës, dhe politikat terroriste që edhe Hoxha e pranon. Më vonë në konfliktin me jugosllavët, para se të ndodhte prishja, kur jugosllavët ishin miqtë e mëdhenj, të regjimit të Tiranës, Nako Spiro ishte kryesori i atyre që u përplasëne me jugosllavët për cështje të ekonomisë.” u shpreh ai.
“Liria nuk është aktore kryesore, është si kandidate e Byrosë politike më tepër si e thirrur, Mehmet Shehu e Fadil Pacrami gjithashtu kurse nga figurat kryesore ishte Nako Spiro në atë kohë. Liri Belishova ende nuk ishte bërë e tillë, ishte vetëm 21-22 vjec.” – tregon më tej Shehu.
Bashkim Shehu rrëfen për lidhjen e Liri Belishovës me të atin
“Pas vdekjes së Mehmet Shehut, regjimi do ta thërriste sërish Belishovën, duke u përpjekur ta bënin atë pjesë të grupit të Mehmet Shehut. Për këtë moment të jetës së Belishovës, Bashkim Shehu, thotë: “I kanë kërkuar, një nga krerët e Sigurimit, e ka pyetur për Mehmet Shehun.
Çfarë lidhje ka pasur, etj. Donin që ta ta përfshinin, bënë një përpjekje. Nuk këmbëngulën shumë dhe mendoj se nuk këmbëngulën shumë ngaqë e dinin se çfarë qëndrimi dhe se si do ta priste ajo”
Pas vdekjes së Nakos, Belishova thotë se nuk kisha rrugë tjetër, ndërsa tregon pse pranoi të rikthehej…
“Mua kështu më ka thënë në bisedat e fundit që kemi patur në vitin 2017 dhe po kështu edhe i biri Petrit më ka treguar për bisedat që ai ka patur në internim dhe që edhe ai i ka bërë të njëjtën pyetje. Ajo kishte parë një gjë të tmerrshme, një humnerë përpara vetes dhe në momentin që rehabilitohet dhe që e lartësojnë si heroinë nuk e di se cfarë ka menduar tamam, se edhe vetë Liria thotë që mjaft herë gënjejmë veten, gjëra që i mendojmë tani, i pandehim sikur i kemi menduar edhe dikur. Më duket mjaft e sinqertë në atë që thotë.
Mjaft e guximshme moralisht. Kam parë në arkivin e filmit shumë dokumentarë ku del ajo pasi është kthyer në pushtet, mes viteve 40-50 deri në 6., në prag të rënies së dytë të saj. Aty është një ceremoni e varrimit të atyre që u quajtën dëshmorë të Komitetit Qendror dhe ndër ta është edhe Nako Spiro dhe në korteun që shkon, kur kalon arkivoli i tij në plan të parë është Liria, dhe ngjan si e huaj në atë mjedis ku ndodhet” u shpreh ai, ku ndër të tjera theksoi se Nako u varos e rivarros disa herë për shkak të kthesave të ndryshme që merrte regjimi, goditjeve të herëpashershme që kanë ndodhur.
“ Nuk do e quaja një regjim naiv, por nuk i jepte llogari askujt për këto gjëra. Dhe Enver Hoxha e të tijtë që nuk i jepnin llogari askujt, e mund të bënin cfarë të donin.”
“Internimi i dukej ‘vogëlimë’, para vdekjes së vajzës”
Një prej pengjeve të saj ka qenë humbja e së bijës, për të cilën ajo akuzon ish miqtë e saj, por fajëson shumë edhe veten..
“Në përgjithësi ajo ka fajësuar veten për sa kanë pësuar të afërmit e saj, familja vëllezërit. Ajo e ndjente si faj, pavarësisht se ishte regjimi që e bëri, por ajo ishte pjesë e atij regjimi dhe ndaj e ndjente veten fajtore edhe për familjarët, për atë që po pësonin familjarët e saj. Ndërsa vdekja e vajzës 23-vjecare ka qenë gjëja më e rëndë për të dhe mendonte se pasi vdiq vajza, internimi e gjërat e tjera i dukeshin vogëlima, s’kishin më rëndësi për të.” vijoi Shehu.
“Komunistët më kujtojnë mafien”! Bashkim Shehu rrëfen bisedat me Liri Belishovën dhe fundin e Nako Spiros: Enver Hoxha e çoi në vetëvrasje, pastaj…
“Një nga gjërat që më ka bërë përshtypje është se shpesh gënjejmë veten, gjëra që mendojmë tani ja veshim vetes sikur i mendonim dhe atëherë. Gjithashtu, më ka bërë përshtypje dhe një moment, kur Liri Belishova thotë se “jemi bërë më keq se fashistët”, më 1947, dhe “komunistët shqiptarë më kujtojnë shpesh mafien”. Këtë e ka thënë në lidhje me eliminimin e Nako Spiros.
Mënyra si u trajtua Nako Spiro ishte një teatër shumë i shëmtuar, e varrosën si hero, si udhëheqës të madh, dhe ata që e kishin çuar në vetëvrasje, Enver Hoxha e të tjerë, ecnin pas arkivolit të tij. Pastaj ndryshon krejtësisht dhe ai quhet armik. Vetë Enver Hoxha thotë se “ne ashtu e gjykuam në fillim situatën, nuk mund ta shmangnim që në fillim”. Nuk e di çfarë i ka shtyrë që njëherë ta shihnin si udhëheqës të madh dhe pas disa javësh si armik.
Vetëvrasja e një udhëheqësi ka qenë e rëndë, sepse tregonte se jo gjithçka shkon bukur, siç e paraqet propaganda. Ka gjëra të fshehta. Është një pikëpyetje e madhe për regjimin. Ndaj edhe Enver Hoxha, edhe Stalini, i kanë parë vetëvrasjet si përpjekje apo goditje e fundit që armiku ka dashur t’i japë politikës. Në atë sistem duhej të ishe i lumtur, pasi ai sistem pretendonte se premtonte lumturinë”.
“Ka fakte, Hitleri e Mao Ce Duni kishin konsulentë magjistarë”
Shehu sjell në libër biseda e kujtime të Belishovës, një prej figurave që mbajti poste të larta gjatë regjimit komunist, më pas u dënua duke njohur skajet fundore.
“Synimi është raporti i diktatorit, tiranit, me fatin dhe me fat’thënien. Ajo që i lidh këto tre pjesë, që zhvillohen, njëra në Gjermani, historia e një njeriu që arriti të ishte afër Hitlerit. E dyta, historia e Kinës me një murg, që i shërben shërbimit sekret të Mao Ce Dunit. Dhe tjetra, që është mes Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë. “Hija” është vetja e tij e kthyer 40 vite më përpara. Në një far mënyre, është magjistari që mendon se mundet të përdorë tiranin, por që përdoret prej tij. Raporti mes pushtetit të atij që supozohet se është fuqi, që është magjistari, dhe nga ana tjetër është tirani, ose pushteti, në kuptimin e rreptë të fjalës. Kjo është ajo që i lidh këto tre pjesë.
Motivi i arratisjes shfaqet në të gjitha rastet. Edhe në Gjermani, me Hitlerin, edhe në rastin e Shqipërisë me komunizmit, si dhe në rastin e Kinës. Dua të theksoj se në këto raste, sidomos në atë që ka të bëjë me Gjermaninë naziste, jam bazuar në ngjarje e të dhëna historike. Është e vërtetë që Hitleri ka pasur dikë, që e kishte si konsulent për çështjet e astrologjisë dhe parashikimit të fatit. Tek ajo me Kinën ka gjithashtu mjaft të dhëna historike, sikurse edhe për atë historinë e magjisë në Bashkimin Sovjetik. Pjesa tjetër, në Shqipëri, pavarësisht që vendoset në kontekst shumë konkret, ka elemente fantazie, fantastiko-shkencore, ndonëse synimi është tjetër”, thekson shkrimtari Shehu.
Po pse, Enveri ja kishte fajin Nako Spiros, qe e fejuara shkonte shker.rdhehej me Zaho Koken ne Vlore?
Enveri e nderoi, i vuri emrin nje kombinati ne Tirane me emrin e tij.
Me sa duket ka qene njeri depresiv, ne nje moment e shkrepi.
Nako Spiru ka qene edhe beniamini i Titos, dhe nuk eshte e rastit qe kritika e Nako Spirut ne mbledhjen e Beratit ngkante si dy pika uji me kritikat qe i beri i deleguari jugosllav ne ate mbledhje.
Dihet qe po te mos prishej Titua me Stalinin, sekretar i pare dp te vihej Nako Spiru ose Koci Xoxe.
Te nderuar Preç dhe Piro,
Jam shumë dakord me komentet tuaja, dhe nuk t’ju heq asnje presje. Por dua të shtoj diçka.
Konjukturat politike Jane dhe kane qenë kudo. Kur kanë ndodhur vazhdmisht ne SHBA, pse duhet të mos ndodhin ne Shqipëri. Ka dy aresye të mundshme pse botohen artikuj të tille ose nga kujtime ose nga ai miu i arkivave te Komitetit Qendror, Dashnor Kaloqja:
– Ose këta rrypa Jane hapur si vaji ne lakra neper arkiva dhe kalojnë ne orgazëm si katunare nga qejfi qe moren vesh nje thashethem,
– Ose ja kane me kunj Saliut, sepse Saliu ka bere me keq nga Enveri keto 30 vjet. Ka eliminuar, ka perjashtuar, ka internuar, ka burgosur, ka shkerdhyer mbare e mbrapsht, ka turperuar publikisht.
Ja, me thoni juve. Çfare ka bere Saliu me pak nga Enveri? Ka bere me shumë do thoni juve. Shumë dakord jam. Poooo, ka bere.
– Ka shpartalluar shtetin ligjir dhe e ktheu ne shtet rrumpalle
– Enver Hoxha ngrinte grushtin lart, ndersa Saliu vetem dy gishta si Arafati
– Shakaterroi gjithë industrine e lehte dhe ushqimore, se hajde mo, po u japim të drejte gallofeve te Saliut we Industria e rende ishte me humbje.
– Shaterroi hekurudhat egzistuese dhe nuk ndertoni as edhe nje meter.
Dhe kështu me radhe, deri tek pika 63.
Ja pra, prandaj them unë qe këta artikuj behen per kunj të Saliut.
E kane per ne, sepse ata rrumpallat e Saliut, qe shkojnë si gallofë mbas tij, se mos lexojne ata. Ata vetem tre kater fjale dine të lexojne, pa fjali fare: “Nesër, proteste, Tiranë, molotov.
Kaq dine kaq lexojne, kkq bëjnë.
Bashkim Shehu ben analize, por harron nje gje kryesore lidhur me pushtetin.
Sa me lart ngrihesh ne detyre, aq me i rralle behet ajri. Shtohet rreziku.
Keto gjera nuk ndodhen vetem ne Shqiperine komuniste, ato ndodhin cdo dite ne majat e pushtetit ne Europe, e kudo.
Pse nuk analizon Bashkim Shehu, qe 6 Presidentet e fundit te Frances, kane perfunduar ne burg?
Doli ky shoku i Muc Xhepes, jane te dy mitomane patalogjike. Cfare mendimi ka gjigandi i komunitetit tone Llazi, shoku i Hajros.
Shikoja surratin e s’ka nevojë të komentosh.Nxin në surrat si e ka bloëzë zemrën, si e jëma
Komunizmi shqiptar ishte fiks nje organizate mafjoze. Qe nga rekrutimi ,ku zgjidheshin vetem maskarenj e kriminele, tek lufta brenda organizates mafioze ku te gjithe donin tia fusnin te gjitheve. Dhe me ne fun il grande capo qe nuk ndalej para asgjeje. Ky kryekriminel vrau ,zhduku ,poshteroi pa meshire e as dallim te gjithe anetaret e organizates. Kjo tradite vazhdon edhe sot. Vetem se tani komunistet jane hedhurne bisnesin e mallit dhe e kane bere Shqiperine nje narko shtet.
Kerko falje per vrasjet qe ka bere babai dhe xhaxhai yt perpara se te dhjesesh nga goja krllqe..
Si nuk keni turp , po ky kane turp islamiket e komunistet , kur ne idoologjine e tyre kane vrasjen e kundershtareve , fare e poshter jashteqitja e botes …. kjo ishte tru shperlarja ne kohen e koleres komuniste (shiko komentuesit ) e qe paten nje kriminel ne krye , skizofreni , racisti , ma e keqja narcisit deri ne infinit ,kjofte largu Enver i mallkuar … E fundit persa i takon djalit te kriminelit Mehmut mendoj qe ai ka nje kurajo te pa imagjinuar , ne mos gaboj e ka mohuar djallin , babain e tij gjakatare , sigurisht bashke me krye kriminelin Enver …
Belishova ishte bere gati te zevendesonte Hoxhen me ndihmen e ruseve.
Por Hoxha ishte me mafioz dhe e qerroi tutje.Te tjerat si psh i ra topit me te djathten apo me te majten,shkoi ne hale me kembet e veta etj jane koti fare.
KETA SPURDHJAKET E MEMOS E HENGREN 50 VJET E TANI QE RANE NGA KALI VJELLIN VRER
RACE GABALESH — SHIKOI SURRATIN
Babain tend e perfshin ne klanin mafioz te komunisteve?
një thënje e bukur,e mënçur e lirisë që e sjell bashkimi”se edhe vetë Liria thotë që mjaft herë gënjejmë veten, gjëra që i mendojmë tani, i pandehim sikur i kemi menduar edhe dikur.”!
ndoshta ka shumë persona që e njohin këtë mënyrë të menduari,por janë të rrallë ata që e vetvlerësojnë të menduarin e tyre në këtë mënyrë!!
shën agostin(d’akuino)e ka quajtur “kohë e foljes”,ai e ka quajtur “e tashmja e së shkuarës”!!pra të flasësh sot për kujtimet e tua!!
sado të sakta të jenë perceptimet e ngjarjeve në të shkuarën,saktësia e tyre humbet me kalimin e kohës!!dhe për pasojë të quash si të vërteta absolute ato që ke përjetuar dje!?është një marrëzi!!
ato mbeten të vërteta relative,që relativizohen me kalimin e viteve!!
E kujt i interesojne historite me kriminele intrigante dhe degjenerata te byrosë politike ?