Inceneratorët, Basha: Gjysma e kabinetit e përfshirë, ministrat presin kush do jetë kurbani i radhës

17 Shkurt 2022, 13:22Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi në dalje të Kuvendit se gjysma e kabinetit qeveritar është e përfshirë në skandalin e Inceneratorëve.

Ai u shpreh se ministrat tashmë janë në pritje për të mësuar se kush do të jetë kurbani i radhës.

“A mund të ndodhnin edhe 1/10 e këtyre pa u përfshirë edhe vetë Edi Rama. Kush ka ngjyer gishtin pas shpinës së qeverisë. Para fytyrës së qytetarëve janë akoma imazhet e denoncimit në prokurori, Rama mblodhi grupin parlamentar dhe e çoi te Inceneratori. Pse? Mjafton që mesazhet që Edi Rama dha nga Inceneratori i Elbasanit. Ky komision po provon si ka funksionuar ngritja e kësaj skeme. Esenciale janë disa element të padëgjuara më parë. Si fakti i 17 akteve zyrtare brenda disa ditëve.

Edi Rama dhe ministrat të shpjegojnë si përgatitën VKM brenda 8 orësh dhe të shpallnin fitues. Disa ministra presin se ku do të bjerë gishti i kurbanit të radhës. A mund të ndodhnin këto pa miratimin Edi Ramës. E dyta është një ndarje domethënëse në tre grupe. Grupi i parë është opinioni publik që janë shqiptarët.

Sa herë që vijnë dëshmitarët aty dhe mundohen të pengojnë marrjen në pyetje duke sulmuar anëtarët e PD. Duke pamundësuar ardhjen e disa prej dëshmitarëve të thirrur me lloj lloj sebepesh. Opinioni publik është informuar që kjo është një skemë e strukturuar. Këta njerëz që kanë boshatisur llogaritë e tyre nuk janë pronarët e vërteetë. Por politikanët që fshihen pas tyre. Koka është bishti. Është gjysma e kabinetit dhe pa dyshim kreu i qeverisë”, tha Basha.

 

2 komente në “Inceneratorët, Basha: Gjysma e kabinetit e përfshirë, ministrat presin kush do jetë kurbani i radhës”

  1. Bubuzhel Berati says:

    Ti duhet te ishe ne burge o lulushe per cfare ke bere.
    Morali jot eshte si ai i prostitutes qe flete per ndershmeri por askushe nuk e besone .
    Kjo eshte Shqiperia pa ligje xhungel recitone nje vrases vjedhes para kamerave dhe njerzit heshtin meren me ata qe kane zaptuar tokat ne 5 maj qe kerkojne drejtesi nje vjedhes kerkone drejtesi per cfare ka vjedhur pasi te mos vjedhes eshte shjelje ligji turpe per ate vende turpe per europen ameriken qe nje psikopate président nuk e shkarkuan imagjinoni ta arrestojne nuk mendohet fare

  2. ida says:

    Nuk i ke lene gje mentorit tend, kot e shan.O trap, nuk vendosni ju kush ka faj, eshte nje institucion tjeter qe e ka ate detyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje