Alibeaj i përgjigjet Ramës: Me ju në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim

18 Shkurt 2022, 09:46Politika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me aferën e Inceratorëve. Ai thotë se nuk ka shqiptar që e beson se një aferë ku është e përfshirë gjysma e qeverisë bëhet pa miratimin e Ramës. Alibeaj shton se me socialistët në krye Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Deklarata e Enkelejd Alibeajt

A ka shqiptar që e beson se një aferë ku është e përfshirë gjysma e qeverisë, bëhet pa miratimin e Edi Ramës?!

Nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët, përditë dalin dëshmitë, se si qeveria Rama u vodhi 430 milionë euro shqiptarëve me aferën  e inceneratorëve.

1- Agjencia e Prokurimeve Publike ka njoftuar Ëngjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk është ligjore.

Ëngjëll Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare.

2- Koncesioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë Albtek Energy me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon.

Arben Ahmetaj jep miratimin për t’i dhënë kompanisë Albtek Energy koncesionin/PPP me “negocim pa shpallje” një procedurë që është në kundërshtim me ligjin”.

3- Koncesioni për inceneratorin e Elbasanit, duke përfshirë incinerimin dhe shitjen e energjisë, ishte për 7 vite. Me firmën e Damian Gjiknurit qeveria i jep një koncesion tjetër pa procedurë, pa garë,  Klodian Zotos dhe Stela Gugallias, me 25 vite vetëm për shitjen e energjisë

4- Punimet në inceneratorin e Tiranës kanë filluar në Janar 2020, kurse pagesat janë bërë qysh prej Prillit 2018.

5- Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, u bën presion ndërtuesve që të gjitha dherat dhe inertet që dalin nga ndërtimet në Tiranë, të shkojnë në landfillin e Sharrës në mënyrë anti-ligjore, pa një vendim të Këshillit Bashkiak dhe nën presionin e Bashkisë Tiranë, ndaj ndërtuesve.

Vendimi antiligjor i Veliajt i mundëson inceneratorit të Tiranës të përfitojë 40 milionë euro shtesë.

6- Në mes  të pandemisë 850 mijë euro shpenzime për udhëtime.

7- 450 mijë euro reklama për media

8-  Edmond Bllako, babai i deputetit Alqi Bllako, ka qenë i punësuar pranë kompanisë së inceneratorit të Tiranës, me pagë 10 milionë lekë/muaj.

9- Administratori i inceneratorit të Fierit, Arenc Myrtezani, rezulton në Tatime se paguhet 900 mijë lekë.  Ai e mohoi një pagë të tillë. Po kush i merr ato para?

Arben Ahmetaj, Damjan Gjiknuri, Ëngjëll Agaçi, Alqi Bllako, Erjon Veliaj  duhet të ishin me Lefter Kokën.

Por natyrisht koka e vërtetë e kesaj vjedhje është Edi Rama. Asgjë nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës. Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

1 komente në “Alibeaj i përgjigjet Ramës: Me ju në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim”

  1. Pak says:

    A ka shqiptare…? Jam une shqiptar, apo ti Ali-beu dashnores tende kushtetuese qe ne darke eshte tek ty dhe ne mengjez tek Ilir Meta, nuk e beson se jam shqiptare dhe nuk besoj ty; pastaj kush te autorizon ty qe te me besh edhe mua si veten?! Une s’mendoj si ti. Jeni idiot, i pa pergjegjshem dhe hipokrit; jeni bastard dhe te pa moralshem juve qe ju digjet shpirti per Shqiperine dhe shqiptaret si tyt’et dikur. Mbeturina te kohes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje