Nga Ylli Pata
Nuk ka qenë ndonjë risi politike qëndrimi i ambasadores së SHBA-së në Tiranë, në lidhje me personat non grata.
Ajo që ambasadorja shtroi në një postim në faqen e saj në twitter, është thjesht e qartë, ajo që kanë thënë të gjithë zyrtarët e lartë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, prej kur ka nisur zbatimi në Shqipëri i të famshmit ligj 7031 për politikanët mbi të cilat rëndojnë akuzat për “korrupsion të rëndësishëm”.
Qoftë i dërguari special i SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar, por edhe zyrtarë të tjerë, kanë bërë thirrje që njerëzit nuk duhet të përkrahin personat e ndëshkuar non grata, pasi mbi ta rëndojnë akuza të forta për korrupsion.
Tekstualisht, këtë e tha edhe ambasadorja Yuri Kim sot në mëngjes: “Pyetje për kandidatët: Nëse sponsorizuesi kryesor i juaj është dikush i shpallur “non grata” për korrupsion domethënës, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht?
Kush do të jenë pronarët juaj nëse fitoni dhe çfarë detyrimi do të keni kundrejt tyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?”.
E në fakt këto pyetje, janë krejt normale, krejt të logjikshme, të cilat janë edhe pyetjet që vijnë nga opinioni publik. E vërtetë, si mund të mbështetet një kandidat që përfaqëson personat e shpallur Non Grata?
E para, se mbi të rëndon një akuzë e rëndë, dhe e dyta, kjo është një logjikë politike që kërkon të bjerë ndesh me një vendim të ardhur nga një institucion super i besueshëm e prestigjoz si qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Tjetra, dhe që është mjaft e rëndësishme, në mesazhin e saj, ambasadorja amerikane nuk ka përmendur fare Sali Berishën. Ajo ka folur për personat e shpallur Non Grata në Shqipëri, e që janë katër. Dy ndaj të cilëve, ka akuza të ndryshme, si nga PD-ja e Lulzim Bashës, por edhe nga media të ndryshme, se janë aktivë në zgjedhjet lokale të 6 marsit.
Në këtë atmosferë, një mesazh i SHBA është thjesht logjik, për të kujtuar të gjithë ambjentin politik apo “Aleancën e non gratave”, se logjika dhe objektivi i tyre nuk ka sens.
Ndaj ambasadorja Kim ka shtruar tre pyetje: nëse fitoni, a keni detyrim ndaj Non Gratave? Çfarë duhet të presin shqiptarët nga ky aktivitet politik, si dhe çfarë duhet të presë qeveria e SHBA, e cila është jo thjesht partneri më i rëndësishëm i shqiptarëve, por është angazhuar në aksionin ndaj pandëshkueshmërisë.
E po ta shikosh hollë, ndoshta “Agua” siç thotë Vani i “Pallatit 176”: “nuk e ka pasur me ne ai” . Pra, ambasadorja ndoshta s’e ka pasur për kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” që duket se nuk kanë “Sy për Qabe” për të fituar, por thjesht për t’i prishur punë PD-së së Lulzim Bashës. E këtu ka mjaft hapësirë për të diskutuar mbi këtë mesazh, që duket disa dimensional dhe me mjaft nëntekst që duhet “deshifruar”.
Megjithatë, si Berisha, por edhe njerëzit e tij mediatikë kanë kërcyer me vrap duke sulmuar ambasadoren amerikane në Tiranë. Kulmi erdhi nga Ylli Manjani, i cili i kërkoi qeverisë shqiptare të shpallë Non Grata ambasadoren e SHBA. Pse?! Pse i djeg Manjanit një deklaratë, e cila ka të bëjë me një vendim Sovran që SHBA ka ndërmarrë, jo vetëm për zyrtarë shqiptarë, por qindra të tillë nga e gjithë bota?
Sikur Berisha dhe njerëzit e tij të mos kishin folur, kjo deklaratë mund të diskutohet në një diapazon edhe më të gjerë, ku sipas gjasave del qartë se Yuri Kim nuk e ka pasur fare me Berishën.
Në fakt, i gjithë ky yrysh që do të marrë dalldi në emisionet e darkës, nga “bullistët alla klasa e 6 e 8-vjeçares së dikurshme”, ka një kontekst dhe objektiv tjetër, krejt tjetër.
Ngaqë axhenda reale e Sali Berishës dhe “shtëpisë së Lirisë” nuk është fare as bashkitë, e as lufta ndaj Edi Ramës, apo “konservatorizmi”, por thjesht “axhenda politike antiamerikane”.
Kjo axhendë, do të jetë sipas të gjitha gjasave “ylli polar” i këtij segmenti politik, i cili më 6 mars kërkon të vendosë “flamurin e parë” në një tokë që duan ta zënë, në hartën elektorale të vendit.
Ky grupim kërkon ta mbjellë farëm e antiamerikanizmit, si një atu politike, ndaj po kryen eksperimentin e gjetjes së kësaj axhende në elektoratin shqiptar. Kjo në fakt, është gjë normale për ata parti që dalin hapur duke shprehur atë që mendojnë e dëshirojnë. Parti antiamerikane ka edhe në vendet e BE-së, madje edhe vende të mëdha si Gjermania, Franca, Italia, Spanja etj.
Një artikull i Corriere della Sera-s i kohëve të fundit, theksonte madje se partitë e ekstremit të djathtë, janë kthyer në formacione antiamerikane prej vitesh. E sipas të përditshmes italiane, të gjitha këto formacione politike antiamerikane të së djathtës europiane, për shumë vite janë financuar nga Moska. E ky pastaj është një diskutim tjetër…
Ate gjembin qe mban Manjani …futjani ne bythe…dhe nuk flet me percart…
O Sali plehu, ka kohë që tu kanë mbaruar fyshekët e kallashin tënd, dhe tani, ti luan si femijët me kallashin pa fishekë, që veç ngreh shulin dhe terheqin këmbëzën në të thatë, dhe kallashi bën tok si pordha.. Shkerdhata i Shiqeres, ti ske qënë kurrë as luan, as ujk, as dhelpër, as qen. Ti ke qënë gjithmonë një kukuvajkë llafazane, shpifse, gënjeshtare dhe parazite. Ne populli i varfer të njofim shumë mirë se kush je ti, por neve nuk e dijmë se çfarë ka brenda dosja Amerikane kunder teje. Por, me sjelljen tënde të një rrugaçi rrugash, që në çdo qoshe, në çdo rrugë, në çdo aktivitet njerzor, ti shef vetëm armiq, dhe kjo të vjen nga paranoja që kap çdo frikacak kriminel, pak minuta se të thirret perpara trupit gjykues : “i pandehuri Sali Berisha, i biri i X-ist dhe i kurvës internacionale Shugare Malazezes çohu në këmbë dhe rri drejt”. Me qendrimin tënd si një kurvë Serbe, dhe me sulmet-kakarisje si një kukuvajke, që bën ti dhe prostitutat e pakta që të rrethojnë, ndaj Ambasadores Yuri Kim, na japin të kuptojmë, se çfarë krimesh janë të shkruara dhe të provuara, në dosjen tënde që ka Amerika. Sali kopili, paske qënë dhe je vertetë, shumë i lig, shumë shkerdhatë, shumë rrugaç dhe shumë servil. Kakarisjet tua kërcënuese si një kukuvajkë, në drejtim direkt të znj.Yuri Kim, dhe indirekt ndaj Amerikës, përbëjnë aktin e tradhetisë dhe të poshtersisë më të madhe në karakterin e një Shqiptari, sepse miku-musafir në shtepinë tënde nuk fyhet. Por ti nuk i njef keto zakone Shqiptare, sepse je një kopil dhe agjent Serb. Pra ti nuk ke asnjë gram gjak Shqiptari në damar. U zgjata shumë me ty o Sali muti dhe tash po e mbylli këtë shkrim, por po ta kujtoj, që populli i kombit Shqiptar, nqse duhet të zgjedhi mes teje dhe Amerikës, ty të var në litar me këmbë perpjetë si Duçen.
Berisha, ky bastard i pashoq e ka hequr masken dhe ka dale hapur si renegat i Serbise dhe armiqve te betuar te shqipetareve, sa per znj. Kim do te propozoja parlamentit Shqipetare qe te shpallte me ligj te posacem Governatore te Shqiperise dhe t’i kerkoje Department te Shtetit qe te mos e largonin nga Shqiperia pas perfundimit te mandatit te saj per aresyen e thjeshte per te perfunduar rrugen e transformimit te kultures se drejtimit te shtetit dhe funfsionimin e administrates shteterore ne lufte kunder korrupsionit.
Z.Ylli mos i merr shqiptaret per budallenj.
Mesazhi i Znj. Kim saktesisht pa asnje medyshje i drejtohej kanditateve te shtepise se lirise.
Znj. Kim e ka shume shume mire me Bashen te cilit mund t i shkonte ne seli e t’i jepte cdo mesazh, sic ka vepruar nga data 19 maj e me pas.
Por une mendoj se ajo e ka tepruar vazhdimisht e vecanerisht sot.
Pasi DASH e beri me 19 maj ate cfare e pa te arsyeshme, per te cilen nuk i jep llogari askuj.
Fakti qe Znj. Kim vazhdon me mesazhe vecanerisht ne fushate zgjedhore i ben dem pluralizmit ne Shqiperi.
Sheshit ajo behet pale dhe indirekt ne kete menyre, e para orienton shqiptaret si te votojne dhe e dyta i heq rendesine e vendimit te dates 19 maj, pasi te krijon pershtypjen se ky vendim paska patur kete qellim, pra te vendosin ato ne vend te shqiptareve per te zgjedhurit e tyre.( Eshte shume e ndershme t’i zgjedhin vete e te pergjigjen vete para popullit shqipar)
Nese vertet personat non grata te cilesuar nga DASH nuk gezojne te drejta si gjithe shtetasit e tjere shqiptare ne Shqiperi ato duhet te orientojne ligjberesit te bejne ligj per kete ose te ndihmojne organet penale me fakte penale e drejtesia te veproje sic vepron me cilindo qytetar te ketij vendi.
Ne te kundert vetem sa shtojne radhet e atyre qe nuk jane dakort me keto deklarime jo dipllomatike.
Po kjo dihej . Eshte si ai gjarpri qebasi i shtyp koken vazhdon te levizi bishti Merjani gjithe pasurine dhe i lini vetem kullen e Vicidolit.Kufoma .
Ambasadorja paguhet per te mos bere ambasadoren. Per ata qe se dina : rreshti i atyre qe marrin rroge nga Sorros eshte i gjate.