90 minuta tensioni në Këshill Sigurimi – Luftë “e jashtëzakonshme fjalësh”

22 Shkurt 2022, 09:32Bota TEMA

Tension dhe situatë tepër e ndërlikuar diplomatike.

Rezultantja e 90 minutave diskutime urgjente në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është ajo e rakordimit perëndimor për sanksione të reja kundër Rusisë, si rrjedhojë e sjelljes së Kremlinit gjatë orëve të fundit me situatën e konfliktit në kufirin lindor me Ukrainën.

Vladimir Putin, nuk e mbajti fjalën sipas përfaqësuesve. Ukraina, po mësyhet!

Një vendim i orëve të vona të natës në Rusi për të njohur autonominë e dy rajoneve separatiste të Luhansk-ut dhe Donetsk-ut në zonën e Donbasit, e ka kthyer gjithë botën përmbys.

Si një “luftë e jashtëzakonshme fjalimesh”, mund të cilësohet mbledhja urgjente e thirrur.

SHBA-të, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, India, Irlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gana, të gjitha, kanë bërë thirrje të menjëhershme për paqe. I vetmi instrument që duhet përdorur për të shmangur luftën, është diplomacia sipas tyre.

Njëjtë radhitet edhe Shqipëria me zërin e saj në Këshill.

Siparin e fjalimeve e hapi përfaqësuesja amerikane, Linda Thomas-Greenfield.

“Paqeruajtësit”, të cilët Putin i ka dërguar në dy rajonet, janë një “nonsens” sipas saj. “E dimë farë mirë çfarë janë ata”, sqaroi ajo në mbledhje.

Duke iu referuar retorikës së fundme nga Putin, ambasadorja theksoi se “fjalët e tij, janë një seri pretendimesh të rreme dhe po krijonin justifikimin perfekt për luftë”.

Përfaqësuesja britanike, Dame Barbara Woodward, nënvizoi impaktin humanitar të një pushtimi të mundshëm. Veprimet e Rusisë sipas saj, do të lënë pasoja afatgjata. Së pari, për jetën njerëzore. Më pas, me shkatërrimin që mund të lërë lufta.

Vetëm një orë pas fillimit të diskutimeve, fjalën e mori përfaqësuesi rus, Vasily Nebenzya.

Qasja ishte krejt e kundërt prej tij. Pretendimet e kolegëve, i quajti “sulme verbale të drejtpërdrejta” dhe një përgjigje për to, e premtoi.

Nebenzya e akuzoi Perëndimin se po shtynte Ukrainën drejt luftës dhe nuk po i shihte nevojat e rajonit të Donbasit.

Këtij pretendimi, iu përgjigj ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytska.

“Kufijtë ukrainas, mbeten të pandryshuar”.

Retorika e tij u përqas për nga sovraniteti i Ukrainës, e drejta territoriale si edhe dënimi i inkursionit rus në Donbas.

Në apogjeun e tensioneve, gjithçka mund të ndodhë. Por hapi i radhës i paralajmëruar, është ai i tensioneve të forta ndaj Kremlinit.

3 komente në “90 minuta tensioni në Këshill Sigurimi – Luftë “e jashtëzakonshme fjalësh””

  1. Pak says:

    E, Sali Berishen dhe Rusine as keshilli sigurimit nuk i ndalon dot! Jane dore e forte ata, por kerkoni se ku fshihet lepuri “Shtepise se Lirise”-Serbi dhe Skrapar.

  2. Doda says:

    Kta nuk duan bajdenin perball se Putini ka bole , kta perball deshen nje burr si Enver Hoxha ai ja kish marr doren rusve , ne kto situata duhen bole po bole te mdha si te xhaxhit , kta i kan bolet si caraca , putini esht bolemodh dhe te njejtin do perball .

    1. Beni says:

      Bllokoni pushtuesit pa asnje lloj shkaku,i lini si koreja e veriut mos te kene buke te hane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje