Nga Enver Robelli
Pse sillet Putini si shantazhues?
Sepse Europa dhe Amerika (sidomos nën Trumpin) ia hapën dyert:
1.Presidenti francez Emmanuel Macron, duke ëndërruar të bëhet një Charles de Gaulle i ri, e shpalli NATO-n të vdekur (intervista e famshme dhe famëkeqe në The Economist)
2.Kur Gjermania besoi se duke blerë gaz rus, Putini qetësohet. Andaj e shpërbleu me një gazsjellës të ri që anashkalon Ukrainën dhe Poloninë
3.Kur agjentët rusë helmonin dhe vrisnin kritikë të Putinit nëpër Europë, përgjigjja perëndimore kundër këtij agresioni të Kremlinit ishte e vakët, me dorëza pambuku
4.Kur Donald Trumpi përbuzi demokracinë dhe nisi të adhurojë Putinin, ndonëse Moska kishte tentuar të manipulojë zgjedhjet në SHBA
5.Kur ministrja e Jashtme e Austrisë e ftoi në dasmë Putinin dhe në shenjë nderimi i ra në gjunjë
6.Kur politikanët racistë austriakë shkrepnin selfie nga Moska dhe kohën e lirë e kalonin në shoqëri me ultranacionalistë serbë në Banjallukë dhe Beograd
7.Kur politikanët italianë si Matteo Salvini hapur adhuronin Putinin
8.Kur Viktor Orbani i Hungarisë e njollos BE-në prej së cilës merr miliarda euro dhe ëndërronte ta bëjë Hungarinë njëfarë Mini-Rusie të Europës Qendrore
9.Kur partia e politikanes franceze Marine Le Pen merrte kredi nga institutet financiare të Rusisë
10.Kur qeveria britanike lejonte që Londra të shndërrohet në Londongrad, një fole e sigurt për oligarkët rusë
11.Kur kryeministri i Sllovenisë Janez Jansha sillet si pionier i Putinit
12.Kur presidenti kroat Millanoviq jep deklarata anti-NATO në kontekst të krizës së Ukrainës dhe kryeministri Plenkoviq detyrohet të kërkojë falje
13.Kur BE dhe jo pak gazetarë perëndimorë nuk e merrnin seriozisht tentimin për puç të Rusisë në Mal të Zi në vitin 2016
14.Kur BE nuk ushtroi presion të qartë ndaj 5 vendeve anëtare (Spanjës, Greqisë, Sllovakisë, Rumanisë dhe Qipros) për të pranuar pavarësinë e Kosovës
15.Kur ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder në një moment poshtërsie gjeostrategjike tha se ajo çfarë bëri Putini në Krime e ka bërë Perëndimi në Kosovë më 1999 – një krahasim skandaloz, i pavërtetë, ahistorik
16.Kur Ukraina i demaskon shumë europianë: më 2003 në metropole europiane dilnin mijëra njerëz në protesta kundër luftës së Irakut (me të drejtë), ndërsa sot në Berlin nuk dalin në rrugë as 100 veta në mbrojtje të Ukrainës, në Paris as 10, në Vjenë asnjë. Atëherë luante rol antiamerikanizmi, sot luan rol oportunizmi, demagogjia dhe aty-këtu edhe adhurimi për regjimin e Putinit
17.Kur Putini para syve i thoshte Macronit ditë më parë se Ukraina, “e bukura ime – deshi, s’deshi duhet të nënshtrohet” dhe Macron ende lejonte të mashtrohej nga Putini
18.Kur politikanët socialdemokratë gjermanë, plus komunistët e diktaturës gjermanolindore për krizën në Ukrainë i akuzonin “të dy palët”, një vokabular ky që shpesh është dëgjuar edhe nga burokratët e BE-së në raport me Kosovën sa herë që ka eskaluar konflikti me Serbinë (burokratë që marrin rroga mujore deri në 20 mijë euro pa prodhuar rezultate)
19.Kur me vite të tëra Serbia alimentohet me miliarda euro dhe tolerohet të destabilizojë Ballkanin me ndihmën e Rusisë
20.Në fillim të javës së ardhshme në Beograd pritet të vijë kryespiuni i Putinit. Athua është e shqetësuar Europa?
P.S: Më fjalë të tjera: kur i tradhton vlerat perëndimore, mos prit mëshirë nga Putini.
kokes…
Shtetet e EU nuk i besoj e njera tjetres, kush i beson Frances qe asht ma Ruse se vet Rusia. Mos me ken Amelika sa per Eu kallet mrena nate. Merr me mend armiqt e Gjermanit (qe jane 30) me luftue nem komanden e Shulzit!
Sa propagante koti
Kur shperbehej Bashkimi sovjetik perendimi premtonte mos futjen ne nato te vendeve te traktatit te varshaves
1- e shkeli dhe I futi ne nato dhe i ka kthyer ne protektoriat
2- ndryshe nga nenshkrimi I miskut dergoi miliarda armatime ne ukrani
3- kur nderhynte e pushtonte nato irakun afganistanin qofte edhe vietnamin me heret ishte per te drejtat e njeriut e nuk pyeste asnje
4- kur beri carcaf gjithe vendet arabe me pranveren arabe por qe doli dimiri arab nuk pyeti njeri
Mund te numurojme me dhjetra shkelje
Tani qe dikush nuk duroi me bertasin per te drejtat e njeriut
Tani qe kina eshte forcuar e se bashku me rusine indine etj nuk pyesin me per candare po na cojne ne shkatrimin e planetit
Gjithsesi me vjen keq per milioneret parazite amerikane e evropiane se do mesojne cfare eshte jeta e vertet e lufta per eksistence ,se ne nuk kemi cte humbasim
E shumta te vemi ne fshat e te mbjellim per te ngrene
He pra bjerini rusise ti japim drejtim planetit se na hapet barkun me demokracine tuaj
E drejta pa drejtshkrim!!!!
mamin ku ta kesh – mbetje sllave… e drejta nderkombetare bazohet ne parimin e vetevendosjes se kombeve, … nejse si cdo e keqe vjen me nje te mire perfshire ne te… koha qe bota t’i tregoje vendi plehrave qe gel0pjne brenda shoqerice te lira dhe abuzojne me keto liri,te cilat ne rusine e Putinit e ne Kinen e Xi, Cun Xhi-ve as nuk do t’i kishte imagjinuar… jo me t’i ushtronte
Ta mbeshtes Sulltana
Je e madherishme
Sara ……. nuk te imagjinoj dot me kete emer ( ndoshta eshte nofka) sepse me shume do te shkonte ” manalle” femerorja e atij “manall “. Te drejtat nderkombetare ku hyn dhe parimi i vetevendosjes se kombeve (qe e paske aq shume per zemer) nuk mund te trajtohet dhe te aplikohet sipas oreksit Amerikan e deri diku Europian ( nuk fus te gjitha vendet Europiane ne te njejten kallep ) dmth aty ku duan e aplikojne dhe aty ku nuk duan eshte “sakrilegj” . Meqense mllef te madh paske per sllavet (ndonje eksperience jo e kendeshme per tya ) po e filloj nga serbet . Perse serbet e Bosnjes dhe Hercegovines nuk paskan te drejte ti bashkangjiten shtetit ame serbise ,kur kete ata e kerkojne me ç’do kusht ??? Perse Donbas nuk paska te drejte te jete nje shtet autonom kur 90 perqind e kane votuar kete autonomi ?? Jane shume moj Sara ne pjesen sllavo ” komuniste” por po hidhem ne azine e vogel . Perse Kurdet te ndare ne tre shtete me nje popullsi qe i kalon te 30 milion nuk paska te drejte per autonomi , kur kosova paska te drejten sipas ameriqaneve megjithese dhjete fishin me pak te popullsise ???? Ka dhe shume kombe te tjere qe luftojne per te pasur nje shtet te tyren dhe nuk arrij ti rreshtoj te tere ketu se do ti merrja auditorin Merhos dhe po e mbyll me kaq moj Sara ……… sinonim mana….
E drejta jo keq per sa komenton . Dje ne komentin tim qe Merhua e censuroi kishte nje adrese faqe interneti ku paraqitej nje harte me te gjitha bazat e NATO-s rreth e qark kufijve te Rusise . Merhua nuk ka si ta lejoje kete ne portalin e tij se humb “donacionet” nga pertej oqeanit . Nuk i numerova se ishin shume ndoshta mbi njeqind e kusur , gje qe vertete per mua ishte nje surprize se e kisha fjetur mendjen qe NATO eshte nje organizem mbrojtjeje ,jo agresiv pra sulmi qe bie ndesh me pozicionet e bazave te organizates “paqeruajtese” . I sugjerova komentuesve te pa informuar ( jo Merhos qe dihet pozicioni i tij panvarsisht informacionit XXXXXXXL qe ai vet disponon ne lidhje me temen ne fjale) qe ti hidhnin nje sy kesaj harte dhe pastaj te benin komente debile se a ka te drejte nje shtet i rrethuar nga baza te ushtrive te huaja te mbrohet ??? Kjo ishte e tera .
Vetem ne nje pike nuk jam dakord , kur ti ben krahesimin me sulmin e NATO-s ndaj Serbise , te cilin e quan shume te drejte , me pushtimin e Krimese nga ruset , qe e quan jashtzakonisht te gabuar , se ashtu te intereson . Por ja qe , shume shtete evropiane ose jo evropiane , mendojne te kunderten . Si keshtu , kane luajtur nga mendte keta udheheqesa ?! Une personalisht , e quaj shume me te drejte pushtimin e Krimese , e cila gjithmone ka qene pjese e Rusise dhe e banuar kryesisht nga ruse , (ju dha Ukraines nga ukrainasi Hrushov , vetem per arsye administrative , kur ekzistonte BRSS), se sa çlirimi i Kosoves , qe kurre nuk ka qene as e pa varur , e as pjese e Shqiperise . Nuk mendojne te gjithe si ju , zoti Robelli .
Pa na trego kur Krimeja ka qene e banuar nga ruset, ti pjese e makinerise gebelsiane te Kremlinit?
Kosova dhe Krimea jane i njejti rast. Kosova i takon Shqiperise dhe Krimea i takon Rusise. Kosova ka popullsi shqiptare qe do perbente rreth gati 25% te popullsise se Serbise pa balance ne te drejta (shqipja nuk do ishte gjuhe zyrtare ne Serbi, serbishtja do ishte gjuhe zyrtare ne Kosove me me pak se 10% e popullsise. Serbia nuk do kishte as kryeminister, as president, as kryetar parlamenti shqiptar.) Pra meqe Serbia asnjehere nuk do pranonte qe shqiptareve te Kosoves tu jepte te drejta dhe prezence politike proporcionale, normal qe Kosova nuk duhet te jete pjese e Serbise. Krimea eshte rreth 80% popullsi ruse, dhe Krimea ze nje pozicion gjeografik qe rrezikon Rusine nga ana e sigurise ushtarake. Pra dhe Krimea duhet te jete pjese e Rusise. Normal gjiahtashtu qe te drejtat e pakicave etnike ne Kosove dhe Serbi duhet te respektohen se te gjithe njerez jane dhe njerezit jane te barabarte.
plotësisht të drejtë robell!!
Ketij torollaku nuk i del inati me Trump.Po te ishte Trump ne Shtepine e Bardhe veshtire se Putin do te ndiqte kete politike ndaj Ukraines.Ishte Obama qe hapi rruge oreksit rus, as sankione qe funksionojne ndaj rregjimit kriminal rus as ndihme efektive qe Ukraina te mbrohet.me carcafe e batanije nuk mbrohesh dot nga agresoret rus.Ishte Trump ai qe i kerkoi NATO te rrisnin shpenzimet ushtarake ne 2per qind.Ishte Trump ai qe nxori lakuriq para syve te botes hipokrizine gjermane te znj Merkel qe ndersa kerkonte mbajtjen falas te bazave amerikane partner te saj ekonomik vazhdon te kete rregjimin e Putin.Ishte Trump ai qe i hapi rruge forcimit ushtarake te Polonise, ishte Trump ai qe e uli ne marreveshje si qen te rrahur ne tavoline me Kosoven, zagarin e Moskes ne Ballkan.Putin dhe Rusia nuk ndalet pa nje Regan te Ri ne Shtepine e Bardhe, pa e vene para faktit qe mund te pesoj fatin e Gjermanise nese vazhdon me projektin e kthimit te Rusise se careve.
Bravo Robelli te gjitha jane shume te sakta.
O Robelli me fal per shprehjen por qenke koqe. Perendimi ja hapi varrin vetes me politikat idiote energjitike qe Po drejtohen nga Parazitet e OJQve qe kane zedhense nje 18 vjecare autistike si Greta. Me Biden me pushtet Amerika ne 2021 u be perseri importuese energjie. Pa energji ekonomia vdes. Putin e di sa I dobet eshte kundershtari. Ai e mori Krimene me 2014 kur strategu Biden ishte ne pushtet. Gjate evokes Trump nuk guxoi Te beje levizje. Pra udheheqesit perendimore jane bere si qente qe lehin e nuk kafshojne. Trump e mbaroi luften ndaj ISIS me 3 muaj. Trump e beri Ameriken independente ne energji dhe eksportuese. Rezultatet e zgjedhjeve Kane konsekuenca. Edhe ju qe Sorosi ju hedh nga nje kocke do e shihni si do perfundoje globi ne kaos total pas 4 vjet udheheqje nga demokratet qe nuk manaxhojne dot qytetet e Amerikes qe po i mbulon krimi e jo globin.
TI DREJTESISHT MESOJE SE KRIMEA KA QENE E TURQVE DERI NE 1876 KUR E PUSHTOI CARI
Ku e gjeten Krimene turqit , e sollen nga shkretetirat arabe ? Turqit u duken ne Evrope mbas vitit 1300 , ndersa Krimeja ka qene aty prej mijra vjetesh .
po te qe Trump president sot ,do tja kishte dhene Ukrainen ne tabaka argjendi Putinit sepse dihet qe qe konia e Putin Putin eshte provokator dhe frikacak .por do qe te mbaje pushtetin se e di qe po u largua nga ai kolltuk do ti kaloje gjyqit per vjedhjet e tij galopante Ne bankat e botes ka dedepozituar mbi 70 miljard dollare ne emer te disa personave qe ua mban pistoleten ne koke
Hahahaha si shpjegohet qe keta qe perdorin emra Amerikane jane me loqet ?
Ishte pra Trumpi 4 vjet pse nuk ja kerkoi pse ja kerkon Bidenit tani ? Putini nuk ka frike fare se nuk iken nga pushteti derisa te vdesi o kaqol plus qe ka dhe aleance me Kinen tani.
liria e fjalës,dhe interneti i japin liri gomarllëkut ndyrësisë por dhe zgjuarsisë!!
kjo e fundit është me të vërtetë e fundit edhe në përqindje!!
dy të tjerat gërshetohen me njëra tjetrën!!
Do shkruash me emrin e vertete apo jo ti ke dhe gjithe ate biografi qe provon qe nuk je GOMAR fare….. Ke prova dmth.
o dyllo
a nuk e di akoma emrin tim??
ta kam thënë disa herë,apo do me ju tregu të tjerëve sa i mënçur je??
Po cna plasi trapi ne per ukrainen mo vlla
O Laprakas , qenke fare me logjike femije zotrote ! A ke degjuar ndonje here per ate shprehjen aq kuptimplote te popullit , per nje njeri si puna jote , qe kur ra zjarri ne fshat thoshjte – larg lagjes sime , pastaj kur zjarri po afrohej thoshte lartg shtepise time dhe , kur zjarri perfshiu shtepine e tij , ai thoshte ” larg bythes time ” . Kur te rritesh , te besh edhe ca shkolle , do i kuptosh edhe ti keto gjera se tani je akoma kerric !
Bijt nostalgjik të nacionalisteve të shteteve Europiane që nuk i ndjejnë vuajtjet e popujve të tyre nga luftrat e tmerreshme të së kaluares së afert,janë ata që simpatizojnë autokratet e sotëm në Botë sikurse “Carin e sotem Putin”, dhe që do të jenë rreziku permanent i destabilizimit dhe ndoshta të shëmbjes se rendit demokratik Europian.
O Laprakas , qenke fare me logjike femije zotrote ! A ke degjuar ndonje here per ate shprehjen aq kuptimplote te popullit , per nje njeri si puna jote , qe kur ra zjarri ne fshat thoshjte – larg lagjes sime , pastaj kur zjarri po afrohej thoshte lartg shtepise time dhe , kur zjarri perfshiu shtepine e tij , ai thoshte ” larg bythes time ” . Kur te rritesh , te besh edhe ca shkolle , do i kuptosh edhe ti keto gjera se tani je akoma kerric ! ! !
PO pse Krimeja i takon Rusise ,se fillon ne SUEDI E MBARON NE JAPONI,gjithe ajo toke qeka me shume ka “kafshe ” se sa njeres ,apo se ne kohen e BRSS çvendosi miliona rusofone nga Rusia çentrale drejte KRIMES ku lideret komuniste ndertuan atije dhe daçat (vilat) e tyre e bene se gjiri i lalzit sot, dhe ballanca e popullsise anoj nga RUSET te njejten gje qe bene SERBET me SHQIPTARET E KOSOVES qe çuan kolone Serbe DHE shQIPTARET i syrgjinosen ne TURQI.Pse flisni pralla me mbret????.Se per pak harova i ka mare dhe JAPONISE ishujt KURILE. Apo jane bere pishmende qe i shiten ALASKEN Amerikes.??.
Cdo the ne bote lidhet me interesat.Jam me Neronin.Kosova dhe. Krimea Jane 90% e njejta the.Ne nuk Dunst te bejme politiken e botes .Ne ha Dunst Kosova shtet i plote che MV e barabarete me sllavet .Prandaj politiken nome ne thelb perpurhet me shume me interesat rude .Vero mire Rama kur t’ha ..Russia nuk eshte armiku yne
Nderkohe Putin ka…bere nje lojne te madhe.Jo gare armatimesh konvencionale dhe masive.Por gare cileesore me arme hipersonike te pa shkaterrueshme . Praktikisht eshte ne ekuiliber me amerikanet che kinezet .Rrjedhimishtt te tre superfuqite Jane tre detyruara te bashkejetojne .Osé mundesia tjeter te zhduken .Nesoj se nuk Jane cmendur te zhduken .
Obama gati sa nuk i puthi doren kryeministrit Rus per t’i cuar mesazhin Putinit se do te behej shembullor ne zgjedhjen e dyte!!!!!!!!!!!