Veliaj ironizon deputeten e PD-së: Unë dhe Tirana njohim vetëm një holandez fluturues, atë që rrëzoi bustin e Enverit me pantallona të shkurtra

22 Shkurt 2022, 14:21Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka ironizuar deputeten demokrate Ina Zhupa e cila e pyeti nëse kishte ndonjë me shtetësi holandeze që njihte.

Veliaj u shpreh se ai dhe të gjithë shqiptarët njohin vetëm një holandez, që është Lulzim Basha që më 20 shkurt rrëzoi bustin e Enver Hoxhës me pantallona të shkurtra.

“Unë vetëm një holandez njoh, një me pantallona të shkurtra që ka hedhur shtatoren. E nderuar znj. Zhupa! Në dijeninë time ju u referuat disa herë një holandezi. Në zhargonin e këtij qyteti kur thua “holandezi”, është një personazh që e dimë të gjithë. Fakti që po qeshim në krah të majtë dhe të djathtë për holandez, njihet vetëm një holandez që me pantallona të shkurtra rrëzoi Enverin në mes të shkurtit. Nëse ka një tjetër ma thuaj ti”, tha Veliaj.

Nga sheshi ‘Skënderbej’ ku foli për dekomunistizimin, kryedemokrati Lulzim Basha tha më 20 shkurt se ai kishte qenë te busti i Enverit kur u rrëzua, i veshur ne pantallona të shkurtra si dhe kishte tërhequr litarin e shtatores.

2 komente në “Veliaj ironizon deputeten e PD-së: Unë dhe Tirana njohim vetëm një holandez fluturues, atë që rrëzoi bustin e Enverit me pantallona të shkurtra”

  1. Rrespekt Erjon Veliaj ,
    nboll mbyllet gojen pa i treguar surratin e qit Pasqyren perpara
    bandes se shkerdhatave te ktij vendi ,
    Jane bo te padurueshem per qytetarin shqiptare dhe lehin gjithmone saher ju nuk
    i tregoni surratin Shkerdhatave bandes se Plehrave te ktij vendi qe shiten per Politikane

  2. Lule moj lule says:

    Ka njerez qe genjeshtren e kthejne ne arte .
    Lulushi nuk eshte as genjeshtar po nje mithomane i semure .
    8 vjec degjonte zerin e amerikes dhe e ndiqte sigurimi shtetit ndersa 9 vjec rrezoje bustin e enver hoxhes e terhiqte zvare
    Ky i besone endrat si te verteta ose ka shkeputje neuronesh .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje