Garry Kasparov: Nuk më dëgjuat për vite me radhë për Putinin. Më dëgjoni tani!

24 Shkurt 2022, 17:20Politika TEMA

Nga Garry Kasparov

Dakord, pasi paralajmërimet e mia janë injoruar për vite të tëra dhe pasi kam dëgjuar gjithë ditën sot fjalët “Garry, kishe të drejtë”, po përsëris ato që kam thënë në vitin 2014. Ndaj, mjaft më thatë që kam të drejtë dhe dëgjoni ato që do ju them!

Rekomandimet e mia:

Mbështeteni Ukrainën ushtarakisht menjëherë, me çdogjë përveç se me ushtarë në terren. Armë, informacione, kibernetikë.

Falimentoni makinerinë ushtarake të Putinit. Ngrini dhe sekuestroni financat ruse dhe ato të Putinit dhe bandës së tij.

Dëbojeni Rusinë nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, PACE, Interpol etj.

Tërhiqni të gjithë ambasadorët nga Rusia. Nuk ka kuptim të flitet. Mesazhi i ri i unifikuar duhet të jetë: “ndaluni ose do të izoloheni tërësisht”.

Ndalni të gjithë elementët e makinerisë së propagandës së Putinit. Fikini, shuajini, dërgojini në shtëpi. Mos e lejoni diktatorin të përhapë gënjeshtra dhe urrejtje.

Ekspozojini dhe veproni kundër lakejve të Putinit në botën e lirë. Nëse Shrëderi dhe të ngjashmit e tij vazhdojnë të punojnë për Putinin, ngrini akuza. Pyesni pronarët dhe reklamuesit e rrjeteve që bëjnë propagandë për Putinin, si Carlson, përse e lejojnë të ndodhë kjo.

Zëvendësoni naftën dhe gazin rus. Bëjini trysni OPEC, rrisni prodhimin, rihapni Keystone. Nuk e shpëtoni dot planetin, nëse nuk shpëtoni njerëzit që jetojnë mbi të. 

Pranoni se do ketë kosto dhe sakrifica. Pritëm shumë gjatë, çmimiështë i lartë, por ai vetëm do të rritet. Eshtë koha për të luftuar. / bota.al

19 komente në “Garry Kasparov: Nuk më dëgjuat për vite me radhë për Putinin. Më dëgjoni tani!”

  1. Haka Tekizoti says:

    Një bravo e madhe i takon. Propozimet e Kasparovit duhet të jenë programi që duhet zbatuar menjëherë dhe të vazhdojë deri kur Rusia të kthehet atje ku i takon me organe të zgjedhura dhe qeveri vërtet demokratike.

    1. Karpovi says:

      Bravo Geri, shume sensibilizuese idete e tua! Sikur te kishim aftesine te bejme kete lloj politike me te gjitha vendet agresore qe shkaterruan lindjen e mesme dhe pushtojne vende sovrane neper bote sikur ia u ka dhuruar nena!

  2. Sara says:

    Mendje je Gary, sa keq qe s’je ne drejtim…

  3. Genti says:

    Po o Geri po të ishte politika dhe lufta si kutia e shahut që sa mbaron lojën, mbyll kutinë dhe e fut në sqetull do ishte e lehtë. Putini është si puna jote në politikë dhe atyre që i kishin dhënë shah disa herë sot u dha shah-mat. Nëse guzojnë ti prishin lojën do jua tregojë vendin. Rusia jo vetëm ka ushtri moderne dhe të fuqishme por zotëroka edhe disa armë përveç atyre bërthamore (sipas delkaratës së tij të fundit) që do shkatërronin këdo që do guxonte ta sulmonte. Po mos qoftë e thënë të ndodhë. Prandaj o Gero mos u mburr se ç’na ke thënë se kjo nuk është thjeshtë lojë shahu por lojë lufte nga ato që e bëjnë botën pluhur e hi. Kokat e nxehta duhet të ftohen dhe duhet ti thërrasin arsyes dhe të ulen përballë Putinit duke e trajtuar si të barabartë pasi nuk janë burra më të mirë se ai përkundrazi. Të ulen për hir të paqes para se Bota të mos jetë nisur në një rrugë pa kthim.

    1. levizni says:

      Genti, kush e ben luften Putini apo gjeneralet dhe ushtaret e Putinit? Mire Putini qe eshte nje kanibal, por te gjithe kanibale jane dhe kunder gjithe botes?! Prandaj duhet ti ngrihet populli tij ne Rusi dhe ti shkaterroje, Putinin dhe armet e tij, ndryshe populli rus do shkoje per dhjame qeni! Bota duhet ta izoloj totalisht dhe populli rus duhet ta shpartalloje totalisht, ndryshe do ta pesoje si Hitleri dhe populli rus do paguaj haraçin.

    2. vezhguesi says:

      Genti-zotrote jeni duke fantazuar dhe jeni po ashtu shume larg realitetit.
      Se pari Geri Kasparov, nuk eshte vetem nje kampion i padiskutueshem i shahut.
      Qe te jesh ne nivelin e tij ne kete loje te mrekullueshme, nuk eshtte njesoj si Ronaldo qe duhet te dije te rrotullohet, te tribloje e te gjuaje topin per ne rrjete, por duhet te kesh nje kapacitet jashte normales te trurit, ose sic i thone ne gjuhen e botes, IQ shume me te larte se niveli mesatar.
      Keta lloj njerezish qe lindin 1 ne 1 miljard, nuk arrihen te kuptohen prej individeve te zakonshem si une e ti.
      Problemi eshte se sistemi shoqeror qe kemi sot, ka nje te mete shume te madhe, qe degjohen me shume llapazanet politikane, qe shume here e kane koken bosh, por qe para publikut hiqen si me te zgjuar se sa zoti Kasparov. Eshte pikerisht kjo aresyeja se individe si Kasparovi nuk u degjohet fjala, kur gjerat shkojne mire per momentin. Ata qe duhet ta kishin degjuar kete aset te njerezimit, i cili ka qene idhulli im si amator i shahut, sot po thone se sa gabim kemi bere qe nuk te kemi degjuar.
      Nje tjeter gabim qe bejne individe si puna juaj eshte kur na flisni per armatimet qe paska Putin-i e te tjera budallalleqe si keto.
      Putin, mundet te kete, dhe ka armatime moderne e te rrezikshme, por kjo zhurma e luftes se tij kunder nje shteti sovran si Ukraina, eshte si puna e Qemanes se Nastradinit qe “avazin” ja degjon me mbrapa.
      E sigurte eshte se Rusia nuk ka ekonomi qe te suportoje nje lufte dhe ajo qe eshte me kryesorja eshte se fillimi i luftes kerkon fonde financiare teper te medha, por keto nuk jane te krahasueshme me fondet qe kerkohen per te mbajtur te pushtuar ate vend.
      Historia na ka treguar me se njehere se kush e nis luften, ai perfundon si humbes i saj.
      Putin-i i ka hyre nje aksioni qe nuk ka bythe qe te perballoje dhe ketu do jemi dhe do shohim se si do perfundoje kjo mesele.
      Ne shqipot kemi nje proverbe te vjeter qe thote se “kur dhise i kruhet bytha, ha buken e bariut”. Keshtu edhe Putin-i jot.

  4. Qytetari i Thjeshte says:

    E drejta e Zotit ka fol me mendjen e keti zoterise!
    Asnje presje nuk i heq.

  5. Ceni says:

    Garry ka qene kampion bote me shume vite se cdo shahist tjeter. Ka te drejte ne ato qe thote. E njeh mire rusine dhe putinin.

  6. Ilirikum says:

    Ja nje mendje racionale. Kampion.
    Mendjet e keqia nuk largohen me debate a komente alla Facebook e Twitter.

  7. Arben says:

    Geri me i miri ne bote. Ne mesin e viteve 80 nje nder arsyet qe isha abonuar ne gazeten sporti, e cila ishte dy hete ne jave megjithese me buxhet zero, nje nder arsyet ishte se u bera tifoz pa e pare dhe ne tv, i madhi Geri Kasparov, e Pop 84 i Toni Kukoç. Geri me duelet e famshme me Karpov, Nun etj,shahistet e medhenj te asaj periudhe dhe Kukoç me duelet me Makabi,Barcelona etj. Por ky njeri vazhdoi te ishte i madh edhe ne politike, por nherez te mire ne politiken e rusise ka pak.

  8. Naim Frashëri says:

    Kush te te degjoj o Vlla, keta jane me keq se Putini, pse si terheqin Ambasadoret nga Moska, kta jane Kuuurva ,nuk Luajne Shah ,keta Luajne me Shishe kush te Shkerdhehet i Pari.

  9. Guardium says:

    Hahahah, foli ashkenazi.
    Po te degjonte ty Rusia sot do ishte koloni si Ukraina dhe men-gina, ( gina= vagina) doktrina e Perendimit do ishte sunduese ne Rusi.
    Po populli rus e ka pesuar njehere nga njerezit si ty, nga njerezit si ty ashkenaz dhe khazar bolshevike, qe bene Revolucionin e Tetorit
    dhe krijuan dhe Ukrainen.
    Ruset po te degjonin ty, do degjonin Sorosin dhe Rusia sot do ishte nje koloni e Perendimit.
    Rusia ka pasur fat qe s’ka degjuar ty dhe mostrat si ty dhe akoma me shume fat qe, ka nje udheheqes si Putini.
    Ne, shqiptaret, duhet ta shikojme, lexojme dhe analizojme historine mire. Kemi 30 vjet qe Europa dhe Peendimi tall bythen me ne.
    Po te bjere Rusia, athere Urdheri i Ri Boteror, Deep State, Bankieret e Londres, mafia dhe tirania e Covidit do bejne ligjin ne bote.

  10. Jimi says:

    Jemi me Ukrahinen !

  11. Luli says:

    Problemi eshte se kete duhet ta kishte bere me kohe perendimi si me rusine po edhe me kinen.
    Nuk duheshin “ndihmuar “per tu bere superfuqi.
    Tani eshte teper vone per masat KASPAROV.

  12. morseta says:

    koment perfekt !
    ???????

  13. american16al says:

    Genti mos na tremb me armet e Putinit se nuk po na ze gjumi,?????po bene propogande femijesh. Shume vende disponojne arme te fuqishme por me keto mendesi qe ke me dukesh si zedhenes i vendeve te xhunglave te afrikes por dhe ata kane evoluar..!!!

  14. Cipini says:

    O Genti sa vjec je?

  15. Jana says:

    Jemi me Ukrainen! Degjoni Kasparovin! Neser do te jete vone! Mos e beni Ukrainen si Bosnja dhe Kosova, ku genocidi ishte i tmerrshem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje