“Jemi të shokuar, fëmijët i kemi fshehur në bodrume”, gazetarja ukrainase rrëfen momentet e tmerrit mëngjesin e së enjtes

24 Shkurt 2022, 11:18Bota TEMA

Gazetarja ukrainase, Lyubov Velychko, e cila jeton pranë një baze ushtarake në Kiev, ka rrëfyer momentet e tmerrit që ka përjetuar në orët e para të së enjtes teksa Rusia sulmoi me raketa Ukrainën.

Ajo tregon se u zgjua rreth orës 04:30 të mëngjesit, pasi dëgjoi një zhurmë shumë të fuqishme, ndërsa nuk dinte asgjë se çfarë po ndodhte. Lyubov Velychko tregon se doli menjëherë jashtë dhe pa një zjarr të madh.

Më tej, ajo tregon se fqinjët e saj janë të shokuar dhe në lot. Në i fshehëm fëmijët tanë në bodrume në orën 05:00 të mëngjesit”.

Gazetarja shkoi më pas në bazën ushtarake, e cila ishte shkatërruar nga raketat ruse, ndërsa dy persona mbetën të vdekur. “Kam numëruar 7 raketa”, tregon Lyubov Velychko.

Më pas, së bashku me familjen e saj vendosi të largohej nga kryeqyteti. “Gjithsesi ne nuk ndjehemi të sigurt, pasi tanket ruse janë pranë kufirit me Bjellorusinë, rreth 80 kilometra larg nga shtëpia”.

1 komente në ““Jemi të shokuar, fëmijët i kemi fshehur në bodrume”, gazetarja ukrainase rrëfen momentet e tmerrit mëngjesin e së enjtes”

  1. Genti says:

    Nuk ka gjë Putini me popullin ukrainas se janë vëllezërit e tij. Por me pushtetarët hajdutë dhe të korruptuar të Kievit që e çuan vendin drejt katastrofës dhe shpërbërjes të shtyre nga Petëndimi i pangopur që i shtyu kufijtë e NATOS dhe ushtarëve dhe rrakerave të tyre te kufijtë Rusë. I shkohet Ariut necterritorin e tij e aq më teper te hyrja folesë së tij me sfurqe dhe çofte dhe ai të mos sulmojë për tu mbrojtur ? NATO dhe SHBA përfituan nga gjumi letargjik që kaloi Rusia pas shpërbëries së BRSS-së dhe tani që është zgjuar mundohen ta rrethojnë e godasin si qenj. Tërbimit të Ariut duhet ti ruhesh dhe duhet larguar në mos duhet vrarë. Po “ariu” rus ka kafshim bërthamor dhe është e pamundur ta asgjesosh pa u vetshkatërruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje