Paralajmërimi: Putin duhet ta ndalojmë tani, ndryshe Ukraina do jetë vetëm fillimi

24 Shkurt 2022, 11:25Bota TEMA

Ndërkohë që Rusia ka pushtuar Ukrainën, mediat britanike “The Sun” i ka kushtuar një artikull të gjatë sulmit.

Gazetari Rod Liddle në një opinion të tij thotë “ne duhet të ndalojmë menjëherë Putinin, sepse nëse nuk veprojmë shpejt, Ukraina do të jetë vetëm fillimi”.

Më tej gazetari në shkrimin e tij publikuar në “The Sun” shkruan se “ndryshe nga çfarë thotë Boris Johnson dhe të tjerët, Putini nuk është i çmendur apo irracional”.

“Ai e di saktësisht se çfarë po bën. Ai e di se Perëndimi nuk është i bashkuar. Ai e di që SHBA-ja nuk e pranon vërtet gjendjen e Ukrainës”, thotë ne opinionin e tij Rod Liddle.

Më tej gazetari shkruan se “mënyra e vetme për t’u përballur me një ngacmues si Putini është të ngriheni në mënyrë eksponenciale.

Putin e di se ai nuk mund të fitojë një luftë kundër Perëndimit.

Ne patëm një shans për të neutralizuar kërcënimin nga Rusia duke e ftuar atë në NATO në vitet 1990. Ne e humbëm atë mundësi. Ne ndihmuam në krijimin e Putinit.

Tani duhet ta ndalojmë atë. Sepse nëse nuk veprojmë shpejt, Ukraina do të jetë vetëm fillimi”.

1 komente në “Paralajmërimi: Putin duhet ta ndalojmë tani, ndryshe Ukraina do jetë vetëm fillimi”

  1. Shkodrani says:

    Ok,dakoret,shume e drejte,po si me e ndalu?Ndalim do te thote lufte berthamore.U bo bota me keq se ka qene.VK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje