Sulmi i Putinit në Ukrainë, Tritan Shehu kritika Ramës: S’mund të qëndrojmë pasiv në këtë agresion sepse jemi vend i NATO-s

24 Shkurt 2022, 11:11Politika TEMA

Deputeti Tritan Shehu e ka nisur me një kërkesë seancën e sotme plenare në Kuvend.

Ai është shprehur se duhet të ndryshojë rendi i ditës dhe se duhet të harohet një rezolutë e qartë pasi Shqipëria është në NATO dhe është gjithashtu i kërcënuar nga Rusia.

“Të ndryshojë rendi i ditës. Sot jemi përpara një agresioni të madh të demokracisë dhe vlerave në Evropë. Rrezikon padyshim edhe rajoni  tonë. Ky Kuvend, duhet të dalë sot me një rezolutë të qartë dhe të fortë, si parlament i një vendi të NATO-s dhe rajonit tonë që është i kërcënuar. Duhet të analizojë mirë marrëdhëniet midis vendeve dhe largimin nga influenca ruse.

Ne duhet të diskutojmë së bashku për këtë situatë kaq të rëndë. Po të shikosh të gjitha parlamentet e vendeve evropiane po diskutojnë këtë çështje. Nuk duhet të rrimë pasiv në një agresion të tillë  sepse jemi vend i NATO”, tha Shehu.

4 komente në “Sulmi i Putinit në Ukrainë, Tritan Shehu kritika Ramës: S’mund të qëndrojmë pasiv në këtë agresion sepse jemi vend i NATO-s”

  1. Ilir cfurku says:

    Mos qendro,por mer foltoren e saliut me ilir cfurkun dhe nisu ne ukraine.mer edhe nje arke me presh

  2. PRESHI says:

    Te çojme ca preshe nga Lushnja si preshi qe hengre ti o pionier i Enverit.
    Na mbyten komunistat

  3. levizni says:

    Propozoje rezoluten shoku Tritan dhe jepja ta lexoje Saliu, pastaj parlamenti do te mbeshtese;

  4. olimpia says:

    O idiot.
    Rama ben ate qe bejme te vegjlit.
    A nuk e kuptuar kercenimin e Putin per reprezalje berthamore kush nderhyn ne konflikt.Pas 90..s o idiot kontradiktat e te medhenjve nuk Jane me ideologjike por gjeostrategjike.Rama duhet te beje ate qe bejne shumica e te vegjelve.Sepse ne Kosove dhe ne Shqiperi ka dy baza amerikane che cdo veprim politik apo tjeter kordinohet me ta dhe jo nga Vicidoli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje