FOTOT/ Ish-presidenti ukrainas me mitraloz në duar: I këshilloj rusët të mos kalojnë nga Kievi

26 Shkurt 2022, 17:15Bota TEMA

Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko është duke organizuar regjimentin e tij të vullnetarëve për të mbrojtur Kievin. Së fundmi ai shpërndau 30 mitralozë te forcat vullnetare që i janë bashkuar atij kundër pushtuesve rus.

Poroshkenko shpërndau edhe disa foto në rrjete sociale duke thënë se do të “ishte mirë për armikun që të mos kalonte nga Kievi”.

“Le të mbrojmë Kievin dhe banorët e Keivit! Le të mbrojmë Ukrainën!”, tha Poroshenko.

Më herët ai dha një intervistë për CNN duke theksuar se nuk do të largoheshin kurrë nga Kievi.

Sipas mediave ndërkombëtare, forcat ruse ndodhen pak kilometra larg Kievit, ndërkohë që herë pas here brenda në qytet hasen përplasje mes ushtrisë ukrainase dhe sabotatorëve rusë që janë infiltruar në qytet.

Vetë qytetarët ukrainas janë mobilizuar duke përgatitur kokteje molotov dhe pengesa metalike për tanket. Ministria e Mbrojtjes së Ukrainas shpërndai një material ku tregonte se si të përgatisnin kokteje molotov, ndërkohë që pengesat metalike për tanket janë duke u përgatitur nga shinat e trenave, të cilat janë tepër të forta.

 

2 komente në “FOTOT/ Ish-presidenti ukrainas me mitraloz në duar: I këshilloj rusët të mos kalojnë nga Kievi”

  1. demokrati says:

    Hrabrij Piatij!Presidenti Pjoter Poroshenko me arme ne dore ne krye te batalionit te tij vullnetar.Nje billioner qe ve lirine para parade.Ju Lumte.

  2. Asd says:

    Kur shikoj keto lajme me vjen turp per keta zgjyrat hajdute qe “udheheqin” vjedhjen e fondeve publike ketu dhe qe i mbajne gati fustanet per cdo rast rreziku per tu kamufluar qe te largohen te paret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje