U raportuan të vdekur pasi sfiduan anijet ruse, rojet kufitare të ishullit të gjarpërinjve mund të jenë gjallë

27 Shkurt 2022, 12:31Bota TEMA

Të premten u raportua në mediat ndërkombëtare, madje u pranua dhe nga vetë presidenti Zelensky, se 13 ushtarët që ndodheshin në bazën ushtarake në ishullin e gjarpërinjve u vranë nga forcat ruse, pasi refuzuan të dorëzoheshin.

Por sipas informacioneve të reja njësia mund të jetë ende gjallë, bën me dije Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Ukrainës.

“SBGSU dhe forcat e armatosura, si e gjithë Ukraina, kanë marrë shpresë se të gjithë mbrojtësit e Zmiinyi, janë gjallë,” thuhet në njoftim.

Agjencia qeveritare thotë se është duke punuar për të identifikuar ushtarët bazuar në informacionin rreth vendndodhjes së tyre të mundshme aktuale.

“Ne sinqerisht shpresojmë që djemtë të kthehen në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur dhe informacionet e marra në momentin e sulmit për vdekjen të mos konfirmohen”, vijon njoftimi.

2 komente në “U raportuan të vdekur pasi sfiduan anijet ruse, rojet kufitare të ishullit të gjarpërinjve mund të jenë gjallë”

  1. paqe says:

    jo mund te jene, por jane gjalle dhe jane treguar gjate nga mediat ruse por qe ne EU nuk transmetohen, presidentinintyre bile. i dekori me. medjalen e heroit te gjithe pas “vdeksjes” live, e hajde besoji

  2. Vini says:

    E pra ka qen thjesht propagande si gjith lajmet e tjera. As Gëbelsi se bente dot me mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje