Zelensky paralajmëron Rusinë: Do të paguani për atë që keni bërë kundër shtetit tonë dhe çdo ukrainasi

3 Mars 2022, 12:44Bota TEMA

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është shprehur se Rusia do të paguajë çdo gjë që ka shkatërruar në Ukrainë. Ai zotohet se vendi i tij do të rindërtohet dhe Rusia do të paguajë dëmshpërblimet.

“Edhe nëse shkatërroni të gjitha katedralet dhe kishat tona të Ukrainës, nuk do të shkatërroni besimin tonë, besimin tonë të sinqertë te Ukraina dhe në Zot, besimin te njerëzit. Ne do të rindërtojmë çdo shtëpi të vetme, çdo qytet të vetëm.

Dhe po i themi Rusisë që të mësojë fjalët reparacion dhe kontribute. Do të paguani tërësisht për atë që keni bërë kundër shtetit tonë, kundër çdo ukrainasi”, tha Zelensky.

1 komente në “Zelensky paralajmëron Rusinë: Do të paguani për atë që keni bërë kundër shtetit tonë dhe çdo ukrainasi”

  1. Liri says:

    Po vriten njerez,jane pa vend kercenimet,duhet te gjendet sa me pare zgjidhja me dialog e duke bere leshime,se vetem popullsia i vuan pasojat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje