Nga Ylli Pata
Kanë nisur që mbrëmë, e natyrisht do të vijojë së paku deri më 22 mars, kur Sali Berisha ka shpallur rikthimin “de jure”, e së fundmi më 24 korrik kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, entuziazmi për triumfin e “Shtëpisë së Lirisë” në zgjedhjet e pjesshme.
Një triumf që natyrisht do të “djegë” panele të tëra këtë javë, të cilat sipas gjasave do të lënë pak tmerret e Ukrainës për tu marrë me “Krimenë shqiptare”-Shkodrën.
“Republikën autonome” që pritet të shpallin natyrisht Sali Berisha dhe Ilir Meta, duke e cilësuar sipas të gjitha gjasave “kështjella e shpëtimit të pluralizmit”.
E kjo metaforë do të vijojë edhe tek mbështetësit e mëdhenj në prime time, edhe për ca kohë.
Po cila është realisht përmasa politike e këtij “shpëtimi të pluralizmit” që ata e lidhnin me ngadhënjimin e subjektit të Sali Berishës dhe Ilir Metës në votimet e 6 marsit?
Tashmë është e qartë që ngrehina politike e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike në të gjithë këto vite, nuk ka qenë aspak e tija. Mjaftoi një dalje e Sali Berishës si pasojë e ndëshkimit nga qeveria e SHBA dhe ish-kryetari mori pjesën më të madhe të votave në garën e parë me njeriun që e largoi nga grupi parlamentar i PD-së.
Edhe pse ka një entuziazëm të madh nga njerëzit e Berishës për atë ç’ka ndodhi dje, realisht kemi të bëjmë me një proces që u jetësua me trupat e vjetra që i ka kontrolluar kryetari historik.
Ky entuziazëm, i ngjan identik atij të Fatos Nanos, kur rrëzoi Pandeli Majkon në Kongresin e tetorit 1998 në garën për kryetar partie, pasi ishte larguar përkohësisht nga froni.
Në fakt, të gjitha strukturat që prodhojnë vota brenda PS-së, ishin besnike ndaj Nanos. Pandeli Majko, mendoi se do të bashkëjetonte me to, duke i mbajtur me shpresën se do t’i shërbejnë atij siç parardhësit.
Por ne pamë që edhe pse u shit si një manovër politike, rikthimi i Nanos ishte artificial, e aspak një proces që ngjiti, si në publikun shqiptar, ashtu edhe atë ndërkombëtar.
Fatos Nano, thjesht qëndroi si inerci e besdisshme, duke tentuar që nga liberali të kthehet në autoritar, por largimi përfundimtar ishte i pashmangshëm, gjë që ndodhi.
Sali Berisha, e natyrisht edhe Ilir Meta, sado që të përdorin e shtyjnë me zor procese të sforcuara, e ardhmja e tyre politike tashmë është e vendosur, e nuk ka gjasa të jenë alternative politike. Ata janë në shtratin e një inercie që si e tillë është proces me kohë të shkurtër.
Një opozitë e çiftit Meta-Berisha, sado reaktive dhe e zhurmshme të jetë, sado të prodhojë takime e tubime, maksimumi(nëse s’do ketë alternativë tjetër) do të lënë PS-në sërish në pushtet.
Megjithatë, ajo që intereson dhe përbën interes publik brenda dhe jashtë, është fati i Partisë Demokratike të Lulzim Bashës. i cili, 6 marsin jo vetëm nuk e ka marrë aspak seriozisht, por dha një model fushate fluide, që ka rritur edhe më shumë paqartësinë e publikut ndaj vizionit të tij politik.
Ndërkaq, në këto orë, duket në PD po “piqet” një klimë, siç e tha edhe Basha, që do të ketë prerje kokash në të gjitha strukturat e partisë që përballuan garën e 6 marsit.
Natyrisht që strukturat e PD-së, ose janë tërësisht të kalbura, ose janë me Sali Berishën, e kanë ndryshuar menjëherë kahjen, ashtu siç bënë oficerët e Ukrainës që kishin qenë pjesë e Ushtrisë Sovjetike, në 2014 kur batalionet e GRU pushtuan Donbasin.
Shkodra, është territor që ja vlen më shumë të ndalesh, si pasojë edhe e fuqisë elektorale tradicionale të së djathtës.
Në Shkodër, dega e PD-së ishte nga më të fortat që nuk pranuan të shkonin me “Foltoren” e Sali Berishës.
Madje, si drejtuesi i PD-së Shkodër, Xhevdet Amuli, ashtu edhe kandidati për kryetar bashkie, Xhemal Bushati, kanë dalë përballë grupimit të Berishës, të cilën e kanë cilësuar si një politikan agresiv, destruktiv dhe që kërkon të përballet politikisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vërtetë dega e PD-së së Shkodrës dhe kandidati për kryebashkiak nuk ja doli në betejën me konjukturën e vjetër politike, por ata zgjodhën përballjen politike me Metën e Berishën.
Madje Amuli deklaroi para zgjedhjeve se ish-kryebashkiakja Voltana Ademi ka ngritur struktura paralele të degës së PD-së që prej tre vjetësh, që natyrisht janë mbajtur me postet që ka ofruar Ademi në ndërmarrjet e sektoret e bashkive. Për PD-në e Shkodrës realisht ka qenë një disfatë e rëndë rezultati i djeshëm, e megjithatë ajo ka të gjithë logjikën politike që kërkon analiza.
Do të ishte e rëndë që ky grupim, i cili u përball me Berishën në muajt e fundit, të goditet, duke bërë që të kapitullojë rrënja properëndimore në strukturat e PD-së së Shkodrës.
Në fitoren e Bardh Spahisë kanë luajtur rol disa faktorë të rëndësishëm: dështimi apo sabotimi spektakolar i strukturave të PD-së në Shkodër, puna mjaft e fortë e grupit që drejton Bashkinë me në krye të Voltana Ademit, që mobilizuan të gjithë të punësuarit në ndërmarrjet që ka në varësi, e natyrisht LSI-ja e Shkodrës, e cila me rreth 8 mijë votat e saj ka shërbyer shumë në këtë fitore.
Po t’i heqësh 16 mijë votave të Bardh Spahisë, 8 mijë votat e LSI-së, diferenca e tij me Xhemal Bushatin nuk është as 4 mijë vota. Të cilat janë natyrisht shumë, por këtu duhet thënë se ka kontribuar edhe vetë kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”.
Spahia ishte kandidati me profil më të lartë politik, si dhe me një CV intelektuale më të kompletuar nga të gjithë konkurrentët e tij. Mjek i studiuar në Itali, me një përvojë qeverisëse dhe politike të gjatë, trashëgimtar i krahut të djathtë të Sali Berishës në vitet 90, ai i plotëson të gjitha kriteret e një kandidati të nivelit të lartë për bashkinë e Shkodrës.
Por e gjithë dilema është se a do të tregohet Bardh Spahia një kryebashkiak që do të administrojë territorin e bashkisë së Shkodrës, apo thjesht do të shërbejë si “Spahi” i Sali Berishës që kërkon një “kala” për të luftuar me Amerikën? Natyrisht që këtë do ta vërtetojë koha.
Nëse Lulzim Basha e ka seriozisht ngritjen nga e para të një force politike të djathtë properëndimore në Shqipëri, disfata e 6 marsit ja ka dhënë mundësinë e një “katarsisi” të madh. Ndërsa “rithemelimi” i Berishës, duket do të marrë me vete strukturën e vjetër të PD-së, e cila nuk bashkëjeton dot me një lider tjetër.
Siç ndodhi në vitin 1991 me idhtarët e Enver Hoxhës, të cilët me kalimin e viteve, formonin nga një parti në muaj…
Koje eshte një analize me vende e jo si ajo e Minxhosit. Por edhe Lulzim Basha ka karakter teper të dobet në afate gjate ilir Meta dhe Sali Berisha jane të humbure
Rama, lere Shkodren loce te haje loqen e vete… Nuk ke cfare tu besh me. Jepu racionin qe u takon si bashki dhe te bejne me popullin ashtu sic do vete Shkodra loce… Injorance e perseritur ne shekuj.
A ka ardhur koha te “luftohet” me antiamerikanizmin fshatak e malcorak te te “zbriturve” ne ne kurriz te proamerikanizmit te qytetarve te Shkodres?Besoj se po.,per te miren e te ardhmen e Shkodres.
Ali Spahia ka qene nje nder PD istet me destruktive qe ka pare Shqiperia ne keto tre dekada . Ai ka qene njeri i eger , i pa shpirt (edhe pse ishte mjek me profesion) , politikan antikombetar , dore e agjensive te sherbimeve te huaja , i pa bese e njeri qe te vret mbas shpine ( nder kryesoret qe organizuan vrasjen pss shpine te 4 demokrateve me 2 prill 1991) e sa e sa te tjera . Pooooor , e keqja nuk ka fund , sepse nga vezet e gjarperit , dalin vetem gjarperinj . Kini per ta pare shpejt se kush eshte BARDH SPAHIA !
Turp i madh për Shkodrën t’i shkojë ende pas Sali Berishës!
PD ka vdekur,tani doli njoftimi në shtyllë!
E turpeshme, fitoi krimineli NON GRATA….
Boll me ken shkodran se te taniai ban dhe mutin e han….. ????
Shkodra nga qendra e civilizimit shqiptar dhe patriotizmit, i bashkohet krimit shqiptar ketu e 30 vjet. Kuptohet qe ka nje linje antishqiptare , sepse Shqiperi nuk eshte Shkodra, por….
Zonja ambasadore, mos u merr me më këtë popull analfabet.
Le ti dalin sovranistat tani për zot vendit.
Shkodra haleja e shqiperise
Shkodra qytet muti
O sa idiot eshte Bardh Spahia.Eshte super dru.Edhe per nje 1 vit Shkodra do rrij si mejhone.
Shkodra eshte dalluar ne histori, arte, kulture, politike, pasuri, tradite,botime, gjuhesi, shkolla e shume tjera ! Familjet shkodrane ne qytet e fshat e malesi ishin te gjitha familje me prona personale ! Nuk ka patur bujkrober qe punojne tek toka e beut e nga kjo kane trasheguar shpirtin e lire ! Edhe ato persona nga shkodra qe njihen per komuniste e kishin komunizmin si ideal dhe qe shoqeria te ngrihej tek pasaniku e jo pasanikun ta zbresin tek fukaraj !Dhe te gjithe u vrane nga shoket e tyre komuniste muzhike !!! Prandej ato qe jane fshatare pa toke mos te komentojne !.. tung
Ti s’je shkodran, ti Je Katnar shkodre, asnje soj e fis tan s’ka lidhje me qeverisje, prone e toke, ngaster po. Ju rujt i Madhi, po si me Berish e me Bash, Shqiptaret nuk do zgjedhin kurre Non Grata, dhe k’te e ka kuptu dhe Myzeqeja ?
Ali Spahia ishte kryetari i pare demokrat qe fitoi Shkodren. Ai ishte ” i persekutuar” se si mjek ne Tirane e zbuan per imoralitet dhe e e cuan ne Shkoder. Atje e gjeti ndryshimi dhe atje u be kryetar. Ka ‘Kontribute ” per 2 prillin 1991, per shkaterrimin e tere fabrikave, uzinave. O zot! Kush e ka pare fermen e Shtoit! Nje kryeveper boterore, qe dhe ne leter nuk e ben dot aq te bukur e prodhuese.
OR DERRA SALI ANTIAMERKANI FUTI SHQIPERINE NE NATO LIBERALIZOI VIZAT
Nje te mire. Mijera te keqia.
BARDHI ESHTE DJALE I SHKELQYER.BOLL E SHATE JU LOLOT E RAMIUT QE VARET MBAS KOQEVE TE TOM DOSHIT QE I DUKET VETJA SI BAJRAKTAR I SHKODRES.
O Ylli,
nuk ke faj se nuk di gje per Bardh Spahine
Une kam qene ne klase paralel me te ne Fakultetin e Mjekesise ne Tirane
Ne du vitet e para, ka qene nder nxenesit me te dobet.
ne fund te vitit te dyte ngeli ne klase se nuk mori dot nje provim te vitit te pare.
Shkollen e la se u inkuadrua ne bandat e Saliut ne vitin 97.
Pastaj u shfaq prape ne vitin 200, kur ne te tjeret ishim Laureuar nje vit me pare, dhe gjasme kishte bere specializim per kirurgji ne Itali. me cfare diplome???? Duke shfrytezuar disa miq mjeke militante te PD ne QSUT. Shyqyr qe nuk u inkuadrua ne kirurgji, se kushedi sesa veta do t’i kishin vdekur ne dore. Pastaj u punesua ne ministrine e shendetesise kur ministre inshe Anila Godo, vajza e Sabri Godos. Aty vodhi parate e ofruara nga nje organizate Italiane per ndertimin dhe funksionimin e salles se pare operatore te transplantit te veshkave ne QSUT. Kur organizata Italiane beri ankese zyrtare tek Anila Godo, kjo e fundit e shkarkoi nga detyra direkt. Por u kthye ne pune pas 24 oresh me urdher te Ajatollahut kryeminister dhe me kercenim direkt te Ajatollahut per Anila Godon. Pastaj mbeti si gjasme doktor ne departamentin e shendetesise ne PD. Te tjerat i dini.
Ti thuash shkodranëve me kultur kur një njeri që djeg, vret, përdhunon, zhduk, eliminon, dhe kërkon me brekë nëpër këmbë të rikthehet duke poshtëruar atë që shkodranët e quajnë inteligjencë. Kjo tregon se shkodra ma shum ka burgaxhi se sa njerëz të kulturum. Kjo, vetëm kjo nuk quhet demokraci, ti bashkohesh një njeriu të mërdhifun dhe kandidat i hetimit për çfarosje në masë të njerzimit, kjo tregon se shkodrën e kan mbërthy hajnia. Do mbetet ma keq se me voltanën, spahia nuk ishte i zoti për atë që mbaroi në emër po të jatit që dhe ai nuk na rezulton se ka lam diçka për komunitetin, ku regjimin e ka sha i madh e i vogël. Shkodra ma zi se kët herë ka për të shku për lesh.