Mariupoli ishte shënjestra kryesore e bombardimeve ruse në ditët e fundit dhe pasoja mbi qytetin ukrainas janë tepër të mëdha.
Disa gazetarë lokalë kanë guxuar për të filmuar dëmet e shkaktuara nga bombat ruse në Mariupol dhe dokumentuan se tashmë gjithçka në këtë qytet është e zymtë dhe e shkatërruar.
Sipas burimeve, mbi 1500 banorë kanë vdekur nga këto sulme vdekjeprurës, ndërkohë që 500 mijë të tjerë kanë mbetur të bllokuar, nën frikën e sirenave që tashmë nuk ndalen kurrë.
A woman walks past the debris in the aftermath of Russian shelling, in Mariupol, Ukraine, Thursday, Feb. 24, 2022. Russia has launched a barrage of air and missile strikes on Ukraine early Thursday and Ukrainian officials said that Russian troops have rolled into the country from the north, east and south. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)
Kam qene shume here ne Mariupol, ngarkonim kryesisht qymyr e çeliqe. Nje qytet i bukur e i lulezuar, plot gjalleri e levizje. Shoh fotot dhe asgje s’ka mbetur, siç duket, nga ajo qe ishte. Lufta ka rrenuar gjithçka. Shume e dhimbshme!