“Nëse lufta përfundon, kriza do të vazhdojë”, ministrja Ibrahimaj: Situata shumë më e rëndë se ajo e pandemisë

16 Mars 2022, 22:00Ekonomia TEMA

“Po hartojmë dy skenarë, një më pak pesimist dhe një më shumë pesimist, se çfarë do të ndodhë pas 3 muajve. E ardhmja nuk dihet dhe për këtë sfidoj çdo specialist”.

Kështu u shpreh në A2 Business ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, teksa foli për krizën ekonomike të shkaktuar nga lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

Teksa foli për të ardhmen ekonomike, Ibrahimaj u shpreh se kjo krizë është shumë më e rëndë ajo gjatë pandemisë. “Edhe nëse lufta përfundon sot, pasojat e saj do të vazhdojnë gjatë. Kjo është një krizë ekonomike shumë më e rëndë edhe se pandemia”.

Më tej, në këtë situatë, ministrja u shpreh se FMN rekomandon që duhet pasur fokusi te shtresat dhe kategoritë në nevojë.

6 komente në ““Nëse lufta përfundon, kriza do të vazhdojë”, ministrja Ibrahimaj: Situata shumë më e rëndë se ajo e pandemisë”

  1. asd says:

    Rama ka punesuar fallxhore.

  2. nje shqiptar ne Itali says:

    Ju dy te mesipermit , jini hajvane e idiote , qe shkruani nga nje planet tjeter . Ministrja e financave Ibrahimaj , ka mbaruar Universitetin Ekonomik amerikan “Bocconi” te Milanos , qe eshte me i fameshmi ne bote per ekonomi-finance . Kete universitet , e kane kryer funksionaret te larte nga e gjithe bota , presidente shtetesh kryesisht amerikane (perfshi disa familjare te dinastise se Kenedit) dhe te tjere nga cdo kontinent . Kriteret e pranimit ne Universitetin Bocconi , jane jashtzakonisht te rrepta dhe me kerkesa gati te pa kapshme . Banoj ne Milano dhe jam habitur kur mesova , qe nje shqiptare , paska mbaruar Bocconin . Prandaj , mos flisni budalliqe .

    1. rilindjotet says:

      O ti shqiptari i Italise, nuk eshte universitet amerikan “Bocconi” pastaj nuk te ben njeri universiteti ku mbaron por profesionalizmi, edukata, integriteti, ndergjegjshmeria. Keto te fundit nuk i shoh gjekundi tek kjo ministre delirante. Qe te rrish i qete une e kam mbaruar vete ate universitet. Mund te jetosh ne Milano por kjo nuk do te thote se e njeh ate. Une kam mese 30 vjet vendbanim ne Milano e kam pare shume shqiptare qe kane mbaruar ne “Bocconi”.

  3. nje shqiptar ne Itali says:

    Bocconin nuk e ka mbaruar asnje shqiptar , aq me pak ti , qe ke punuar ne ndertim . Ku e njef ti ministren Ibrahimaj , qe i mungokan ato cilesi qe permend zotrote ? Ti dukesh qe ne nick name , se kujt i perket .

  4. Tanush says:

    Qe bota po ndeshet me nje krize kjo duket. Po eshte e qarte qe eshte krize e shkaktuar nga dora a njeriut, jo nga natyra. Gjitha cmimet po ngrihen si pasoje e luftes dhe snksioneve. Kur nuk gjendet nje gjuhe, ka ferkime dhe luftra dhe cmimin si gjithmone e paguajne popujt. Tek ata me te varfer sic jemi ne ndihet me shume.

    P.S Per Universitetin Bocconi: Ka pasure shqiptar ne Bocconi qe ne vitet 30 para luftes se II. Jo vetem si studente, por edhe si pedagoge ne Bocconi.
    Por jo te gjithe ata qe mbarojne univeritete te shkelqyera si keto kane aftesi per te drejtuar dikastere apo kompani te medha. Njoh raste studente te shkelqyeshem ne Harvard, por kur mori drejtimin e bankes e coi ne falimentim, apo kur kane marre nje ministri apo qeverisje lokale e kane cuar financat ne minus dhe ulje ekonomike. Drejtimi i nje shteti apo nje sipermarrje ndryshon shume nga marrja e notave ne klase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje