Flamur Noka i revoltuar: Basha kërkoi të më flasë në korridor, por më erdhi neveri ngaqë mu kujtua se ka thënë që Berisha është vrasës

18 Mars 2022, 09:18Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka rrëfeu një përballje me Lulzim Bashën duke u shkëmbyer në një prej korridoreve të parlamentit. Noka tha se Basha kërkoi t’i flasë, por ai e ka anashkaluar.

“Jemi shkëmbyer në korridorin e parlamentit. Ai ndaloi. Ditën më të sikletshme të tij ku kishte marrë vesh që një grup deputetësh po organizohen t’i kërkojnë largimin dhe ishte hera e parë që e pashë në kafe dhe po mundohej t’i lëpihej çdo deputeti.

Në korridor ne po dilnin, u mundua të afrohej për t’u takuar, por nuk e gjykuam. Korridori ishte i gjerë.

Mu kujtua në atë moment vetëm një gjë: Lulzim Basha se bashku me ndonjë rreth vetes që ka aty, që kishte shkuar në datën 7 janar, por edhe në 9 janar, ambasadë më ambasadë duke u thënë se unë dhe Berisha ishim vrasës dhe kishim shkuar për t’i vrarë. Vetëm për këtë kisha neveri për ta takuar.

Mua m’u faneps një Lul së bashku me mëkëmbësen e tij duke iu thënë ambasadorëve se është një kriminel Flamur Noka. Unë gëlltis shumë gjëra, por këtë gjë e kam të vështirë ta gëlltis”, – tha Noka në ABC.

1 komente në “Flamur Noka i revoltuar: Basha kërkoi të më flasë në korridor, por më erdhi neveri ngaqë mu kujtua se ka thënë që Berisha është vrasës”

  1. Bledi says:

    Po ti vrasës je mor plehrë sëbashku me atë mostrën e Viçidolit. Fituat me Lulin por nuk do të fitoni dot kurrë me shqiptarët. Sa të jeni ju vërdallë minorancë do të jetë PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje