Kulla Eifel zgjatet 6 metra

18 Mars 2022, 16:17Turizëm TEMA

Të martën kulla Eifel u zgjat me 6 metra. Një antenë e re radioje u vendos në majën e monumentit të Parisit.

Kulla, e ndërtuar nga Gustave Eiffel në fund të shekullit të 19-të, tani është 330 metra.

Gjatë ndërtimit të saj, Kulla Eiffel tejkaloi Monumentin e Uashingtonit për t’u bërë struktura më e lartë e krijuar nga njeriu në botë.

Këtë titull e mbajti për katër dekada derisa një ndërtesë në qytetin e Nju Jorkut mposhti rekordin e saj në vitin 1929.

Kulla Eiffel, është ndër monumentet turistike më të vizituara në botë, sipas TripAdvisor.

Por përveç turizmit, ajo është përdorur gjithashtu për transmetim për më shumë se 100 vite.

2 komente në “Kulla Eifel zgjatet 6 metra”

  1. Eh! says:

    Zgjatet, zgjerohet apo lartesohet?!?!?!?!
    E mjera ti moj gjuha jone,
    Ca injorante ku po te cojne?

  2. Fatos says:

    Bota digjet, e ju idiota shkruani sa ju ngrit trapi kullës Eifel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje