Bota me histori të pasur arkitekturore

22 Mars 2022, 21:01Lifestyle TEMA
Bota me histori të pasur arkitekturore

Arkitekti i famshëm gjerman, Walter Gropius, thotë së “arkitektura fillon aty ku mbaron inxhinieria”.

Kjo ide përvijohet në dhjetë qytetet me arkitekturën më intensive dhe tërheqëse në botë, ndërtesat e të cilëve paraqesin ide e kohë të mëdha.

Stili eklektik në ndërtesat e Barcelonës nga Antoni Gaudit e deri tek vendet magjike prej çeliku dhe xhami në Dubai dhe Shangai.

Disa prej arkitektëve më të mëdhenj të botës në Barcelonë, nga e shkuara dhe e tashmja, i kanë bërë tullat dhe llacin të duken si asgjë tjetër në botë. Duke filluar me spitalin “Hospital de Sant Pau” dhe “Palau de la Musica Catalana”, me arkitekturën tradicionale nga arkitekti Lluis Domenech i Montaner.

Këto dy ndërtesa janë cilësuar si Trashëgimi Botërore e UNESCO-s.

Po ashtu, veprat e tjera të krijuara nga arkitekti Antoni Gaudi “Casa Mila”, “Park Guell” dhe “Temple Expiatori de la Sagrada Familia”.

Në rrugët e Parisit, çdo vizitor mund të ndihet si në mes të një muzeu të madh arti. Kjo, për arsye se pavarësisht ndërtesave mesjetare, të rilindjes, neoklasike, moderne, kryeqyteti francez është gjithashtu i njohur për pjesët moderne që ndërthuren me ato klasike, si për t’ju kujtuar njerëzve se bëhet fjalë për më shumë se një muze.

Gjithashtu, qyteti i erës konsiderohet vendlindja e arkitekturës moderne amerikane.

Zjarri i madh në vitin 1871, në Iikago krijoi vend të lirë, ku arkitektët u vendosën atje dhe krijuan disa prej ndërtesave më të paharrueshme në botë.

Veprat më të famshme arkitekturale të qytetit përfshijnë “Sears Towers”, ndërtesa më e lartë në SHBA, “Wrigley Building”.

Ashtu si Athina, Roma është një ndër pjesët më interesante arkitekturale të civilizimit të hershëm perëndimor.

Veprat klasike si Koloseu, Panteoni, Forumi Romak, konkurrojnë me vepra pak më të reja, si sheshi i Shën Pjetrit në Vaktin, Faltoren Sistine dhe monumentin kombëtar të Viktor Emanuelit të dytë.

Ndërkohë që nuk njihet për ndërtesa moderne, begatia e arkitekturës së lashtë, klasike dhe asaj rilindëse, i japin Romës një vend të merituar në qytetet me arkitekturën më të famshme.

Brazilia një ndër vendet që në më pak se katër vite, është kthyer nga një ide në një prej qyteteve më me jetë të Brazilit.

Planifikuesi urban Lucio Costa skicoi në vitin 1957, ndërkohë që ndërtesat u projektuan nga Oscar Niemeye, qyteti u planifikua në formën e një kryqi, por tashmë i ngjan më shumë një flturure apo një aeroplani, kur shihet nga lart.

Disa prej ndërtesave më të famshme të këtij qyteti përfshijnë “Palacio da Alvarado”, rezidencën zyrtare të presidentit të Brazilit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje