Jennifer Lopez
Çifti i njohur i showbizit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, pritet të shpenzojnë 50 milionë dollarë për një shtëpi me 10 dhoma gjumi. Ata besohet se ka arritur marrëveshje për ta blerë një shtëpi prej 1.850 metrash në katrorë në Los Angeles.
Sipas burimeve, çifti i dashur për publikun, që u ribashkua vitin e kaluar, duan që ta krijojnë një familje ku fëmijët e tyre rriten së bashku.
Shtëpia luksoze është e kompletuar me 17 tualete, disa kuzhina, një sallë kinemaje, palestër, pishinë dhe hapësira tjera private ku ata mund t’i shijojnë pamjet e bukura të natyrës.
Affleck ka tre fëmijë, Violet, Serafina dhe Samuel, me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, kurse JLo ka binjakët, Max dhe Emme, nga martesa e kaluar me muzikantin e njohur latin, Marc Anthony
mos … tani qe u rriten cmimet e gjeten keta?!