Gazetari i CNN, Bill Weir ka zbuluar përmes një postimi në Twitter një ngjarje të rrallë që tregon se ende ka njerëz të drejtë në këtë botë. Weir rrëfeu se një shqiptar nga Kosova kishte gjetur kuletën e aktores Meryl Streep me 2000 dollarë brenda dhe ia kishte kthyer.
“Babai im gjithmonë thoshte se nëse gjen diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja”, -mësohet të ketë thënë i riu.
Madje, djali kishte refuzuar edhe shpërblimin e aktores.
“Një djalosh i ëmbël nga Kosova, i cili punon në ndërtesën time, gjeti një portofol në rrugë një natë më parë me 2000 dollarë brenda. Kur kontrolloi kartën e identitetit, zbuloi se i përkiste Meryl Streep.
‘Babai im gjithmonë thoshte se nëse gjen diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja.’
Ai refuzoi një shpërblim ndërsa Meryl këmbënguli. Njerëz të mirë!” –shkruan Weir.
Në mesjetë grave ju ‘binte’ shamia dhe kavalierët me reverancë jua jepnin shaminë që ju kishte ‘rënë’ zonjëzave të nderuara. Grave të sotme, sidomos ato të moshës së Meryl Streep, ju bien portofolet dhe kavalierët jua kthejnë pa vënë dorë brënda tyre.
Në gjuhën e sotme ky akt klasifikohet si gili-vili.
Shume e drejte. Vetem se fjalia e fundit, ne gjuhen e sotme quhet gomarllek
Për këtë vrejtjen tënde, unë po tregojë një ndodhi në kohën e Atij…
Për ti bërë sa më të edukuar, ju mësonin fëmijve të vegjël që gjithçka që do të gjeni duhet t’a dorëzoni tek këshilli i lagjes ose i plotfuqishmi i lagjes, një polic.
I thotë një fëmijë i vogël babait të tij:
-Babi, sot gjeta 5 lekë dhe ja dorëzova xhaxhi policit ashtu siç na kish porositur zysha. Bëra mirë?
Ja kthen i jati duke e përkëdhelur nga faqet gjithë dashuri:
– Shumë mirë ke bërë, xhan i babit! Por mos harro, po gjete më shumë sillja babit.
D.m.thene qe kuleta nuk paska qene e Znj. STREEP,se ç’ne ajo me kaq te holla ne kulete!Aman mos na hapni barkun me te tilla idoteira se na perzihet vetet!Pasi e pershendeti djaloshin prej Kosovet ajo i dergoi nje leter falenderimi kryeministrit Kurti per edukimin e qytetareve te vet.Dhe Kurtit i rrodhen dy pika lot nga gezimi kur morri vesh qe djaloshi ishte simpatizant i VV !
Ne Shqiperi shqiptaret ta vjedhin kuleten me gjithe xhep. Popull me servil nuk mund te gjesh ne bote.