Gruaja që mund ta "bindë" Vladimir Putin të tërhiqet

23 Mars 2022, 12:15Lifestyle TEMA
Gruaja që mund ta "bindë" Vladimir Putin të

Miqtë e partneres “sekrete” të Vladimir Putinit, Alina Kabaeva, po i luten asaj që të shkojë në Moskë për ta bindur presidentin rus që t’i japë fund luftës, ndërsa ajo përballet me dëbimin nga Zvicra.

“Mikeshat e Alinës po i luten që të shkoi te Putini dhe ta bindë atë të përfundojë luftën”, tha një burim për PageSix., teksa me tej shtoi, “ai nuk duket se po dëgjon askënd, por ndoshta ai mund ta dëgjojë atë. Putini është i rrethuar nga unaza sigurie.

Alina thotë se nuk e di nëse mund të arrijë tek ai, dhe edhe nëse e bën ajo nuk e di nëse do të jetë në gjendje të dalë përsëri për të qenë me fëmijët e tyre”.

Në fillim të këtij muaji PageSix raportoi se presidenti rus dyshohet se ka fshehur të dashurën e tij dhe fëmijët e tyre në vendin neutral evropian.

Kabaeva, një fituese e medaljes së artë olimpike, thuhet se ka katër fëmijë, dy djem dhe vajza binjake,me Putinin, 69 vjeç, megjithëse të dy nuk e konfirmuan kurrë asgjë zyrtarisht.

Fëmijët dyshohet se kanë lindur në Zvicër dhe të gjithë kanë pasaporta zvicerane, sipas një burimi, i cili na thotë se Kabaeva, 38 vjeçe besohet të ketë pasaporta me një numër emrash dhe kombësish të ndryshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje