Muli deshifron mesazhet e Doktorit nga penxherja 

17 Mars 2024, 20:26Antena TEMA

Mulin e trembi sonte fjalimi i Doktorit. Ju duk se po i lutej Ramës për qeveri teknike dhe për ballafaqim publik.  
-Nuk më pëlqen ky pozicion i tha Muli, Lelos. Ne nuk mund it lutemi Ramës për qeveri teknike. Ne duhet ta rrëzojmë. Fakti që Doktori sonte dukej sikur po i lutej më mërziti pak. 
-Shiko. Ai ka një stil të vecant i tha Lelo. Para se të flas ai e shikon Ramën përball penxheres dhe flet me të. I duket pallati përball si Rama dhe komunikon me të. Kjo e bën atë të pakuptueshëm për ne, por të kuptueshëm për Ramën, pasi ai komunikon me të. 
Dhe në këtë kuadër dhe kur i kërkon qeveri teknike dhe kur i kërkon llogari për shtëpinë në Surrel dhe kru i thotë eja ti krahasojmë, ai e shikon Ramën si hije përball. Fle tme të. Ndaj nuk e kuptojmë dot ne. 
-E mora vesh tha Muli. Por në një moment tha leri ata sejmenët dhe bëjmë duel bashkë. Mos e kishte për Bled Cucin me Gaz Bardhin? 
-Jo besoj e ka për Dumanin tha Lelo. Se Rama i ka vënë në shpinë Dumanin dhe po e mban në burg. Ndaj i thotë ma hiq qafe këtë burgun e bëjmë duel. Është ftesë burrash. 
-Ke të drejt tha Muli se ia marrëveshjen e mbrojti dhe sonte. S'besoj se ka gjë me Gazin. Me Dumanin e ka. 
-Ne duhet të përpiqemi ti deshifrojmë sakt mesazhet e Doktorit tha Lelo. Fjala vjen kur ia thotë ne duhet të bëjmë komision hetimor me qytetarë është duke kërkuar të bëj një gjykatë popullore dhe të mos gjykohet nga Dumani. Pra kërkon gjykim PD PS popull. Jo nga gjykata. Pse e bën këtë? E bën se është politikan dhe gjyqin e vetëm politikanëve mund tua bëj populli jo gjykatat e prokurorit. Ky mesazhi që do ta jap dhe ne këtë duhet ta kapim nga gjithë ai fjalim. 
-E kuptova tha Muli. Që nesër duhet të fillojmë të gjejmë 5 qytetarë për komision hetimor për Doktorin dhe Ramën. Vetëm kështu e mundim dhe Ramën dhe drejtësinë. 
 

Lini një Përgjigje