Muli e quan provokim koncertin amerikan në sheshin “Skënderbej” 

19 Maj 2022, 20:11Antena TEMA

Sot në përvjetorin e parë të Doktorit të shpalljes “non grata” nga SHBA , Muli u mërzit shumë kur pa spotin se si ambasadorja Kim po promovonte një koncert rock në sheshin “Skënderbej” nga marinsa amerikanë.

Provokimi ju duk shumë i rëndë dhe vendosi ta ndajë me demokratët:

“Të dashur demokratë!

Ajo që po ndodh sonte në sheshin “Skënderbej” është shume e rëndë.

Ambasadorja Kim ka thirrur marinsat amerikanë në Tiranë dhe ata po këndojnë rock në mes të Tiranës, në sheshin Skënderbej, si karshillëk ndaj Doktorit.

Ky është një provokim i pastër.

E para, është provokim që koncerti është në muzikën rock dhe jo muzikën tonë tradicionale, siç do të duhej t’i kishte hije SHBA-së.

Në atë shesh është kënduar në çdo miting të Sali Berishës, dhe sot më shumë se kurrë buçet jehona e këngës së re të Sali Berishës, “Oj SHBA letrën ta grisa, se këtu i thonë o Sali Berisha”.

Së dyti, është provokative që ata që këndojnë janë marinsa.

Marinsat janë për të luftuar dhe arrestuar armiq të SHBA, dhe jo për të kënduar.

Fakti që ata vijnë këndojnë në sheshin tonë kryesor, në përvjetorin e padrejtësisë ndaj Doktorit, është një cinizëm i madh dhe një kërcënim për demokracinë, nën pushtetin e juntës amerikane.

Së fundmi, nuk është njerëzore që në një ditë të pikëlluar të një personaliteti si Doktori, Ambasada të organizojë koncert dhe të duken njerëzit të gëzuar.

Këtë e bën vetëm se njerëzit janë të mërzitur si Doktori dhe ajo do t’i bëjë të lumtur me zor. Po nuk i bën dot.

Pa u vendosur drejtësi për Doktorin, shqiptarëve nuk u qesh më buza”.

Lini një Përgjigje