Muli i pakënaqur me dhëndërrin në “Opinion”

24 Prill 2026, 21:33Antena TEMA

Debati i djeshëm në “Opinion” i dhëndërrit me gazetarë e mërziti Mulin. Sidomos ajo pjesa e sherrit të tij me Klodi Lalën dhe mungesa e përgjigjes për firmën e Edi Ramës.

— Duhet ta kishe instruktuar pak ti, i tha Lelos.

— Po si ta instruktroj? i tha Lelo. Ai ka të drejtë. E drejta fiton vetë.

— Fiton, tha Muli, por jo gjithmonë. Ndonjëherë i drejti e ha kot. Ja ajo pyetja e Klodi Lalës për Edi Ramën e hutoi.

— Nuk e kuptova pse u hutua, tha Lelo. Klodi i tha: “Mirë Edi Rama që ka firmosur që ju të fitoni, po ju a u shijoi fitimi me firmë të Edi Ramës?” Ai duhet t’i thoshte prerë dhe qartë: “Ta dinim që e kishte firmosur Edi Rama, nuk e merrnim lejen. Po nuk e dinim.”

— E kuptoj, tha Muli, por ai ka qenë edhe pak i hutuar. Nuk ka faj. Duhet gjetur një argument serioz në këtë pikë pse ata e kanë pranuar bashkëpunimin me Edi Ramën.

— Po ka vetëm një ngjashmëri, tha Lelo. Është si skeci i Canes i Pëllumb Kulla.

— Si është? i tha Muli.

— Ai është që Canes ia vodhën lopën dhe shkonte gjithë fshati dhe i thoshte: “Ke faj vetë, o Cane, duhet ta ruaje lopën.” Kështu i thoshte i pari, i dyti, i shtati.
“Po aman,” tha Cane, “po ai që e vodhi s’ka faj fare, vetëm unë kam?”

— Po kjo është kundër Doktorit, se këtu Cane i bie të jetë Rama.

— Po, i tha Lelo. Këta po i thonë Ramës: “Ti e vodhe klubin Partizani se ti duhet ta ruaje nga Berisha.” Po Berisha nuk ka faj?

— Jo, jo, kjo është kundër Doktorit, tha Muli.

— E di, prandaj po të them që mos ta përmendim më, i tha Lelo.

1 Komente

  1. L
    Ladi

    Je fantastik...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje