Muli harton listën e dekorimeve për të “plagosurit” nga gazi

18 Prill 2026, 18:32Antena TEMA

Pas përplasjeve me molotov drejt Kryeministrisë, policia reagoi dje duke përdorur gaz lotsjellës me spec djegës, i cili kësaj here nuk ishte i skaduar dhe pati efekt të menjëhershëm. I pari e provoi Muli, të cilit iu errën sytë. Pastaj pa që Klevisi po mbahej nga shokët. Albana vuri menjëherë maskën, ndërsa ata të Partisë së Lirisë ia mbathën.
Pas gjysmë ore ishin në spital dhe erdhi Doktori.
- Ku janë të plagosurit nga gazi? - i tha Tritanit.
- Nuk ka faj gazi - tha Tritani. - Ishte bashkë me shokët. Edhe ai është i plagosur.
- Jo nga Gaz Bardhi, nga gazi lotsjellës - i tha Doktori.
- Ah, po. Këtu janë. Ishin shumë rëndë, por sa e morën vesh që do vije ti, janë përmirësuar të gjithë. Madje Klevisi ka bërë dhe dy xhiro në dhomë.
- Tritan, na duhen të plagosur, jo të shëruar - i tha Doktori. - Shko futu brenda, u thuaj të shtiren prapë dhe kur të hyj me kamera të mos lëvizin as qepallat.
- E kuptova - tha Tritani dhe hyri me vrap brenda.
Doktori priti pak në korridor derisa “u stabilizua gjendja”. Pastaj hyri.
U drejtua nga krevati i Klevisit.
- Ky është një krim i rëndë - tha. - Si mund ta masakrosh një deputet opozitar kështu, duke e qëlluar me lëndë helmuese luftarake?
- Edhe më keq, Doktor - i tha Tritani. - Janë lëndë që i ka përdorur edhe Irani në demonstratat kundër studentëve.
- Është e qartë - tha Doktori. - Prapë i paskan të skaduara. Ato në Iran bënin efekt, këta prapë i kanë marrë skarco.
Pastaj u kthye nga Muli.
- Duhet të bëjmë diçka - i tha. - Duhet një listë martirësh të këtyre protestave, që janë ndoshta protestat më të fuqishme në botë. Këta njerëz janë martirë.
Klevisi dëgjonte i frikësuar poshtë çarçafit. “Më duket se dua të mos zgjohem më”, tha me vete.
Sa iku Doktori, u ngrit dhe i tha Mulit:
- Unë nuk dua dekoratë. Do jem prapë në demonstratë. Kush do të jetë martir, le të marrë dekoratë. Unë dua të jem gjallë.

2 Komente

  1. L
    Ladi

    Hahahahaha

    Përgjigjjuni
    1. W
      Whitesnake

      ????????????????????????????

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje