Muli zbulon se si Klevesi bëka opozitë me ChatGPT

9 Prill 2026, 19:17Antena TEMA

Zbulimi që Klevesi i shkruante fjalimet me ChatGPT e tronditi Mulin. Ai vetë ka paguar një shkrues fjalimesh e statusesh duke e paguar shtrenjtë, kur mori vesh se këtë mund ta bënte me 20 euro në muaj. Klevesi dhe Albana paskan kohë që e bëjnë.

E thirri Lelon ta pyeste si funksiononte kjo.

-Ti ke një problem, i tha Lelo. Kur të hapësh llogari në ChatGPT duhet të mos e regjistrosh me emrin tënd.

-Pse? i tha Muli.

-Po se ChatGPT të njeh si Muli i Antenës dhe çdo kërkesë që i bën ti, ajo të përgjigjet si tek Antena se ashtu ta ka bërë profilin. Duhet të vësh emrin Kleves ose Albana, s’ka rëndësi. Kështu i bën shkrimet si ata.

-Po mirë, tha Muli, pastaj nuk më njeh më që jam Muli.

-Jo, nuk ka si të njohë, tha. Se tek Antena nuk je me foto, je vetëm me emër. Kur t’i lexosh, kujdes që të duket që e ke bërë vetë.

-Tani e kuptova unë pse ai Klevesi vetëm rri në kompjuter, tha Muli. Do ta mësoj dhe unë urgjent.

-Nuk është e vështirë, tha Lelo. Bile nëse nuk të pëlqen, mund t’i thuash “sha edhe një cik” dhe shan më shumë ajo.

Vetëm se shprehjet popullore s’i kupton mirë. Fjala vjen, nëse ti i thua që Edi Rama është legen, ajo do të pyesë: “A doni të lani rroba?” Atëherë ti do t’i shpjegosh se bëhet fjalë që Edi Rama është vendi ku lahen gjithë pisllëqet, që ajo ta kuptojë.

E mora vesh, tha Muli. Po kur t’i them Lubi, e kupton?

-E kupton, por ta paraqet si diçka të frikshme që ti e ke frikë, prandaj dhe atë duhet ta shmangësh.

-Por po shmanga këto fjalë, humbas identitetin, tha Muli.

-Identitetin e ke në ChatGPT sa herë të duash, kërko me Muli, tha Lelo. Puna është të fshehësh identitetin, jo ta tregosh.

Lini një Përgjigje