Pas dështimit të fortë të ditës së sotme, Muli thirri Lelon për të diskutuar një skenografi të re të “Foltores”.
– Duhet t’i heqim ata manekinët pas, tha Muli, ose të paktën t’i ndryshojmë ca.
– Pse mendon se ata kanë prishur punë? – tha Lelo.
– Nuk jam i sigurt, tha Muli, por janë bërë monotonë. T’i zvogëlojmë, t’i bëjmë dy ose tre për shembull. Disa prej tyre tani janë marrë nën hetim, është realizuar qëllimi.
– Po pse mendon se duhen më pak? – tha Lelo.
– Po e mira është ta provojmë një herë, tha Muli, pastaj ta analizojmë. Ashtu siç është, nuk është në rregull.
– Po unë s’shoh ndonjë gjë që nuk shkon aty, tha Lelo.
– Po si mo burrë nuk shikon? – i tha Muli. Kishte më shumë manekinët se sa njerëz në shesh. Meqë nuk shtojmë dot njerëzit, të paktën të ulim numrin e manekinëve.
– Ah, po këtu ke të drejtë, tha Lelo. Por sot na kapi në befasi edhe ndryshimi i orës. Kur e lamë orarin e “Foltores”, menduam që ora 6 është errësirë. Harruam që u ndryshua ora të dielën dhe ngelëm zbuluar, se na numërojnë lehtë kur nuk është natë. Kështu që nuk e kanë fajin vetëm manekinët, por edhe ndryshimi i orës.
– Po për këtë punë të kemi, i tha Muli. As kaq nuk bën dot, të mbash mend kur ndërrohet ora dhe sa veta ishin herën e fundit në “Foltoren”?
P.S. Pas botimit te Antenes Doktori nxorri lajm qe Foltorja tjeter do jete ne oren 19.
Lini një Përgjigje