Muli po përgatit një sulm ndaj Samitit të Diasporës

14 Prill 2026, 20:24Antena TEMA

Muli ishte vërtet i tensionuar. I dukej e pafalshme që Taulant Balla, i cili ishte "ndjekur" me protesta nga Londra në Nju Jork, tani po pritej në Tiranë me qetësi olimpike.
Për këtë arsye, ai thirri Lelon për një debat urgjent mbi strategjinë e "prishjes" së Samitit. Ja pikat kryesore të debatit:
-"Lelo, kjo është dorëzim! Jashtë shtetit u nxirrnim njerëz me pankarta, këtu në mes të Tiranës po na rrinë si në dasmë. Nëse nuk bëjmë diçka, bota do mendojë se diaspora është ‘shok’ me Edi Ramën dhe votat e tyre janë të sigurta për qeverinë."
-Lelo, me qetësinë e tij, u përpoq t'i shpjegonte se "estetika e protestës" në Tiranë është ndryshe. Sipas tij, një antimitng i dhunshëm mund t'i kthente emigrantët kundër tyre, pasi ata kanë ardhur për "fajden e vet" dhe jo për sherr.
Muli insistonte që duhej gjetur një mënyrë për t'u futur brenda ose për të krijuar një incident që të tregonte se "nuk ka paqe". Ai i kërkoi Lelos të hartonte një listë me "pyetje provokuese" që djemtë tanë t'i bënin nëpër panele, për t'ua nxirë jetën ministrave.
Në fund, Muli doli me përfundimin se nëse nuk ka zhurmë, ky Samit do të shitet si "sukses i integrimit", ndërsa puna e tyre për vite me radhë nëpër botë do të shkonte dëm brenda 24 orëve në Tiranë.
- "Lelo, po na ikën situata nga duart! Ai Taulanti po sillet aty si zot shtëpie, sikur diaspora e ka harruar që e pritën me vezë e me thirrje 'hajn' në Londër. Si mundet që këtu në Tiranë të na shfaqen kaq të qetë? Duhet një shkëndijë, një gjë që ta prishë këtë idil!"
- "Muli, duhet të jemi kirurgjikalë. Nëse nxjerrim njerëz me pankarta 'Rama ik' te dera, do thonë 'ja këta të rrugës'. Na duhet diçka më... infiltrante. Na duhet një 'trojan' brenda sallës."
- "Çfarë trojani, mo Lelo? Ata i kanë kontrolluar listat tre herë. Kanë futur vetëm ata që kanë bërë 'like' te faqja e Kryeministrisë. Si do futemi ne?"
- "Nuk futemi ne si parti. Unë them të nxjerrim edhe atë tezën tonë të fortë: që gjysma e sallës janë punonjës të bashkive që kanë veshur rroba firmato që të duken si emigrantë suksesi. T'u nxjerrim fotot: 'Ja ky që bën si biznesmen në Milano, është shoferi i drejtorit të Ujësjellësit në Vorë!'"
- "Kjo është gjetje, tha Muli! 'Samiti i Dublimit'. Diaspora që vjen nga zyrat e shtetit. Kështu godasim moralin e tyre dhe i bëjmë emigrantët e vërtetë të ndihen të fyer që po u vjedhin identitetin."
 

2 Komente

  1. M
    Malo

    Ska motiv se diaspora e paguar nga Taulanti dihet,ajo reale nuk vjen fare,tek tuk del nje si ajo BURRNESHA qe ja DHJEU SURRATIN Taulantit si Palaco e Hajdute asgje me shume nuk jeni,keshtu qe Muli ska pse Lodhet.

    Përgjigjjuni
    1. E
      ENTSOE

      I vuri flaken pallatit!!! U spostua diaspora, si viti 91!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje