Vonesa në fillimin e protestës së opozitës shqetësoi shumë demokratë. Ata i shkruanin Mulit se çfarë po ndodhte. Muli ishte i stresuar, pasi e kishte caktuar nisjen e mitingut në orën 19:00, sepse atë ditë që e kishin vendosur, në orën 19:00 ishte errësirë. Sot ishte akoma diell dhe dukeshin. Për këtë po bisedonte me Lelon, se si ta justifikonin shtyrjen.
— Ora 19:10 dhe akoma shndrit dielli si në mes të korrikut. Shihemi fushë fare, duken edhe pllakat e sheshit bosh, — tha Muli. — Duhet ta shtyjmë edhe pak.
— Thuaju që kemi një defekt në projektorin kryesor dhe po presim të vijë drita nga lart, — tha Lelo.
— Po i dërgoj mesazh grupit: "Nisja shtyhet për në orën 20:00, sepse kemi fluks të madh njerëzish që vijnë nga rrethet", — tha Muli.
— S’ta beson njeri atë. Duhet të hapim fjalë që Doktori po ndërron fjalimin, — tha Lelo. — I ka hyrë Tritani në zyrë e i ka thënë që SHBA-ja po e gjunjëzon Iranin dhe do ulet çmimi i naftës. Doktori e ka bazuar fjalimin te rritja e çmimit të naftës dhe tani duhet të gjejmë një zgjidhje: ose të jemi me fitoren e SHBA-së, ose të jemi me rritjen e çmimit.
— E dëgjova, Muli. Sapo doli lajmi që Bordi i Transparencës do e ulë çmimin me vrap që nesër, për të na lënë pa motiv.
— Kjo është hile e Ramës me Biden-in. Thuaju që e ulën naftën vetëm për këtë fundjavë që të na dështojë mitingu dhe, sapo të shpërndahemi ne, do e çojnë përsëri 300 lekë.
— Ky Irani nuk gjeti ditë tjetër të bënte paqe? Fix sot, kur kishim thirrur fermerët që duan naftë pa taksa?
— S’kemi ç’bëjmë. Bëj sikur nuk e ke marrë vesh. Vazhdo bërtit: "Nafta po na mbyt!". Kur të të thonë që çmimi ra në bursë, thuaju: "Ra se u trembën nga protesta jonë!".
— Po nëse njerëzit thonë "Pse nuk fillon?", tani që edhe dielli iku, po nafta u ul? — tha Muli.
— Thuaju që po presim konfirmimin zyrtar nga Teherani. Thuaju që unë nuk e filloj fjalimin pa u siguruar që çdo fuçi që kalon në Hormuz është e certifikuar nga opozita shqiptare.
Lini një Përgjigje