Përgatitet e fundit të Mulit për mitingun

16 Prill 2026, 20:47Antena TEMA

 

Të premten mbasdite është mitingu që, siç ka thënë Doktori, po e pret gjithë Evropa dhe bota. Ata nuk i kanë sytë as nga Hormuzi, as nga Gaza, as nga Ukraina, por nga mitingu i Mulit. Problemi që ka Muli tani është çfarë duhet të bëjë që t’i tërheqë vëmendjen botës patjetër nesër.
- Protesta duhet ta eklipsojë vizitën e Ramës në Itali - i tha Lelo. - Italianët duhet ta dinë se Meloni do ta paguajë shtrenjtë tradhtinë ndaj Tritan Shehut dhe Trumpit. Demokratët shqiptarë nuk do ta falin kurrë.
- Po çfarë duhet të bëjmë ta eklipsojmë? - tha Muli. - Si ta tërheqim vëmendjen e Italisë?
- Të shkojmë t’i vëmë flakën kampit të refugjatëve në Shëngjin - tha Lelo. - Vetëm ashtu Italia i kthen sytë nga opozita.
- Është larg - tha Muli - dhe është shtrenjtuar nafta. Nuk na shkojnë deri atje. Madje kam frikë se edhe për miting do vijnë pak për shkak të rritjes së biletës.
- Atëherë të nxjerrim Tritanin të flasë - tha Lelo. - Ai mund t’i bëjë thirrje Tajanit të distancohet nga Rama, se ky i ka futur në sherr me SHBA-në. Kjo mund të bëhet lajm në Itali.
- Ta provojmë - tha Muli. - Po këtë Hormuzin si ta eklipsojmë?
- Duhet ta kthejmë bulevardin si ngushtica e Hormuzit. Duhet ta rrethojmë, të mos kalojë njeri dhe të kemi parrulla: “Opozita mbyll Hormuzin shqiptar”.
- Po mos dukemi si Irani? - tha Muli.
- Jo, jo, ne do ta rrethojmë si Trumpi.
- Po këta të CNN-it e kanë mendjen te raketat. Si t’i mbushim mendjen që molotovi është mjet më efikas se raketat e shtrenjta? S’na pret puna.
- Ke të drejtë - tha Lelo. - Ukraina po tërheq vëmendjen me dronat e lirë, ne me molotovin e lirë.
- Po Gazën si mund ta eklipsojmë? - tha Muli.
- Për Gazën kemi planin “B” - tha Lelo duke buzëqeshur. - Do nxjerrim një njoftim që tuneli i parë në botë nuk është hapur në Gaza, por është poshtë Kryeministrisë dhe aty fshihet “Hamasi shqiptar”.
- Atëherë bë gati parrullat - tha Muli. - “Homuzi shqiptar nuk do hapet pa rrëzuar Ajatullah Ramën”. E dyta: “Hamasi shqiptar fshihet poshtë Kryeministrisë. Duhet bombarduar”. E treta: “Molotovi arma jonë kundër korrupsionit”.
- Vetëm kështu tërheqim vëmendjen - tha Muli. - Po mirë është mos t’i shkruajmë anglisht që mos ta kuptojnë mirë.

1 Komente

  1. L
    Luli i vocer me gjysme opinge

    Muli mos u mere shume me koke tullen Lelon ose me mire te dy jeni maskarenje kujdes me molotovet se po ju vrasin sepse jeni mesuar juve maskarenjte.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje