Muli i shqetësuar nga vetëtrëmbja prej gazit lotsjellës

19 Prill 2026, 19:37Antena TEMA

Muli e kishte bërë skenarin shumë të qartë për protestën e së premtes. Ideja ishte që policia t’i gjuante nja dy shpulla këtyre deputetëve, këta të qanin pak para kamerave, dhe pastaj ne të thoshim: “Shikoni çfarë dhune! Tani e tutje, vetëm flakë dhe gurë!”. Për fat, disa prej tyre i dolën gazit përballë se menduan se ishte nga ai skaduari i përdorur. Ai goditi që ishte i ri dhe i fortë.
- Kemi një problem teknik, tha Lelo. Këta deputetët tanë e morën shumë seriozisht atë pjesën e të qarit. Edhe ata që i preku gazi dhe ata që s’i preku filluan të qajnë të gjithë. Sa të panë ty, ia nisën.
- Pse, a nuk dukeshin bindës? Unë pashë lotë që rridhnin çurg. Ata nëse e kanë bërë qëllimisht, qenkan aktorë të shkëlqyer. E bëkan një punë.
- Ata nuk po qanin për skenar, Muli. Ata po qanin se u trembën vërtet. Kur panë skafandrat e policisë, u harrua udhëzimi dhe u doli natyrshëm skena.
- Po thua që nuk po aktronin?
- Aspak. Dhe problemi është se një opozitë që qan me vërtetë që herën e parë, nuk kthehet dot në opozitë agresive herën e dytë. Kam frikë se në protestën tjetër, sapo të shohin një rresht policie, do na fshihen pas shtyllave të tensionit.
- Mos u bëj pesimist. Ne do u themi që ishte “stërvitje psikologjike”.
- Stërvitja bëhet që të forcohesh, jo që të të kalojë gjuha nga frika. Këta kanë filluar të pyesin: “A do na gjuajnë prapë?”. Po vazhdoi kështu, protesta e ardhshme dështon.
- Shpresoj se nëse janë trembur këta, nuk janë trembur demokratët që kanë parë në televizor, tha Muli. Ata të revoltuar do vijnë të marrin hak.
- Këtë nuk e dimë, tha Lelo. Mund dhe të jenë gëzuar për ca e ca.

2 Komente

  1. P
    Patronazhisti

    Mul Nola aktronte sikur ja kishin fut bombulen ne goje. Me te vertete sprajtin e ariut e kish thith mire deri ne fund Klevisi cuni I Faro pace Balliut. Hallall ja befte zoti. Trim me flete. Nuk eshte koollaj te mbase sprajtin e ariut. Heres tjeter ai mund te mbaje edhe 3 kanoce. Mos ja kurseni.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajt shnet

      Kesaj rradhe policia na mrekulloi! Molotovsat e vegjel I hoqi per 2 minuta, deputetet I "ngaterroi" dhe I futi turinjeve gazsjellsit. Policia e Trump duhet te marre shembull! Se si kontrollohet nje proteste! Se policia e Trumpit te rras koqen e plumbit po te lush me te!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje