Pas seancës së sotme gjyqësore, ku pesë protestues u mbajtën në burg për përdorim molotovi, Muli shpërtheu ndaj policisë në sallë.
-Ata kanë përdorur spraj kundër arinjve -i tha gjyqtarit. -Si guxoni të barazoni molotovin me spray? Molotovi nuk të nxjerr lot nga sytë dhe as të bllokon frymëmarrjen. Ai është armë me flakë. Ti e shikon dhe mbrohesh. Spray është i padukshëm dhe ti nuk e di që po të qëllon.
-A ke fakte? -i tha gjyqtari që është spray për arinj?
-Patjetër që kam -i tha Muli. -Ne kemi bërë prova për spray para protestave. Përdorim të gjitha llojet e spray-eve që ka policia dhe bëjmë eksperimente. Provojmë spray të lehtë, të mesëm, të rëndë. Unë dhe Klevisi u kemi rezistuar të gjithëve këtyre spray-eve. Këtë lloj nuk e kemi ndeshur. Kërkuam në internet dhe na doli që e përdor policia amerikane kundër arinjve kur ata sulmojnë njerëzit.
Gjyqtari u kthye nga përfaqësuesi i policisë.
-Pse keni importuar spray për arinj? -i tha.
-Nuk e di -tha polici -se nuk i marr unë vendimet, por kam parë procesverbalet e përgjimeve para protestës. Sipas tyre, na rezulton se në përgatitje për protestën, Muli flet me disa persona dhe u thotë: “Si i kemi arushat? A janë gati arushat? Arushat do ta djegin këtë radhë”, etj. Pas një analize të hollësishme, na rezultoi se këta mund të përdornin arusha në miting dhe, me sa duket, janë furnizuar me spray për arinj. Por nuk e kam informacion zyrtar. Di që është spray me piper djegës, që përdoret normalisht në protesta. Sa për arinjtë, ato kanë dalë në përgjime.
-Po kur pe që nuk ishin arinj, po njerëz, pse e përdorët? -tha Muli.
-Me thënë të drejtën, ata që kishin molotovët ishin të maskuar dhe nuk kuptoheshin çfarë ishin. Dëgjohej vetëm Muli që thoshte: “Para, arushat e mia!”.
-Po tani që e patë që nuk ishin arusha, po njerëz, çfarë do thoni? -i tha Muli.
-Tani duket që vetëm ti dhe Klevisi nuk jeni arinj, se nuk e keni përballuar dot. Ata të tjerët e kanë përballuar dhe mund të jenë vërtet arinj.
Hahahahaaaa...