Muli i shqetësuar nga ringjallja e beftë e Metës 

26 Mars 2024, 20:06Antena TEMA

-Zgjimi i Ilir Metës i ngjan zgjimit të një ariu nga gjumi dimëror, i tha sot Lelo me stilin e tij letrar, Mulit.

Dhe kur zgjohet ariu, do të hajë.

Ai tani po përpiqet të hajë nga grazhdi jonë.

Duhet të jemi vigjilentë. 

-Po mirë që u zgjua një here, tha Muli, se u mbush dynjaja që është trembur nga SPAK.

Njësoj ka për t’u dënuar, po të paktën të mos dorëzohet si frikacak, por si burrat. 

-Pavarësisht kësaj, duhet bërë kujdes, tha Lelo.

Ai po sillet sikur do t’i dalë zot Doktorit, sikur ne të tjerët e kemi braktisur etj gjëra si këto.

Po përpiqet të zëvendësoj boshllëkun e tij në elektoratin tone, duke thënë që edhe pse Doktori është në burg, më keni mua. 

-Atë e di unë, tha Muli, por kam frikë se ai shkon në burg para Doktorit.

Dhe me këtë logjikë na ngelet Gaz Bardhi pastaj, se dhe ai po përpiqet të duket sikur po zëvendëson Doktorin. 

-Me Gazin s’kemi problem, tha Lelo, se një shqelm bythëve do, e ikën, po ky duhet neutralizuar.

Plus ky Meta do të justifikojë mungesën tek rrugica e shpresës ngaqë nuk e ke ftuar ti.

Po ti s’ke ftuar asnjë të çmendur aty, po plot është rrugica çdo natë.

Pse duhet të ftosh patjetër këtë. 

-Këtu ke të drejtë, tha Muli.

Tani që po e mendoj ky po përpiqet të na kafshojë.

Por s'na bën dot gjë. Nuk e ka të gjatë.

Dhe kam frikë se ky s’ka as penxhere si Doktori, se e ka vilë.

Vetëm po doli në ballkon të vilës. 

-Sidoqoftë duhet të jemi të kujdesshëm ta neutralizojmë, tha Lelo.

Sa herë që del e mbron Doktorin, ne duhet të dalim ta mbrojmë atë, t’i themi që nuk është fajtor për CEZ- DIA, e kemi tepruar kur e kemi akuzuar më 2015.

Kështu dhe i kujtojmë hallin që ka, dhe dukemi solidarë. 

1 Komente

  1. S
    Sorkë Ploti

    Doktori është mbi 70 vjeç, prandaj është në shtëpi e del në penxhere Kurse Likja me Gjithë Moniçkën, janë nga 50 vjeç dhe do të jenë të,parët që do të shkojnë në burg me krevat dopjo.

    Lini një Përgjigje