Muli mendon se ka nevojë për një rezolutë për Zeni TV

21 Mars 2024, 18:05Antena TEMA

Propozimi i Vokshit që të ketë një rezolutë në mbrojte të reporteres së Zeni TV që u prek me dorë nga kryeministri ndërkohë që përfundoi përgjigjet e pyetjeve, ishte një taktikë e zgjuar e Mulit.

Ai i ka dhënë fjalën Zenit, që do të detyrojë Parlamentin që të ketë një rezolutë pro Zeni TV.

Dhe do ta gjenin mënyrën.

Ky ishte rast i artë.

-Duhet të bëjmë kujdes, tha Lelo, se këta të PS thonë dakord, bëjmë rezolutë kundër dhunës ndaj gazetarëve, por e zgjerojnë me rastet e dhunës së Doktorit, dhe ai i ka me gjak gazetarët.

Se ai është shpallur dhe armik botëror i lirisë së shtypit.

-Jo zotëri, e ke gabim, i tha Muli.

Ai ka rrahur dhe vrarë gazetarë burra, jo vajza.

Jo, vajza s’ka prek me dorë. Ka rrahur ata që e meritojnë.

Gabime s’ka bërë. Ky ka prekur me dore reporteren e Çimit, e kupton ti apo jo.

Dhe e ka prekur dhe tek gusha, dhe tek faqja, në dy vende. Këtë nuk e falim.

-Dakord jam, tha Lelo, po të bëmë kujdes që të mos na kthehet kundër, t’i numërojnë Doktorit gjithë ta rrahurit dhe të dhunuarit prej tij.

Ta mbajmë vetëm tek femrat.

Femrat Doktori maksimumi i quan lavire. Nuk i prek me dorë.

Por lavire ka filluar nuk u thotë më.

Me sa duket ka ndikuar Karmina si nuse në familje, që të heqë dorë nga ky fjalor.

-Më e rëndësishmja nuk është rezoluta për atë çupën e Çimit, tha Muli, por për rezolutën që bëhet për Zeni TV.

Ky do ishte tamam kurth për Edi Ramën. Këtë duhet të synojmë.

-Ke të drejtë, tha Lelo.

Gjuha e trupit është më e keqe se gjuha e urrejtjes.

Se gjuha e trupit është instiktive dhe ai tregoi aty që ka neveri për Zeni TV.

Këtë nuk duhet t’ia falim.

Lini një Përgjigje