Muli i paqartë për të ardhmen e vulës 

18 Mars 2024, 20:32Antena TEMA

 
Pas u botua zbardhja e vendimit të gjykatës së Lart për vulën, Muli thirri Lelon të kuptonte se çfarë ka vendosur gjykata. 
-Nuk di të ta them tamam i tha Lelo, por di të them që gjykata nuk ka marrë asnjë vendim. Vetëm i ka thënë Gjykatës Apelit të marr vendim. 
-Po të pyesim këtë Gazin tha Muli. 
-Puna është se të fitojmë ne, duhet që gjykata të marr vendim kundër kërkesës së parë të Gazit për regjistrim dokumentesh, i cili lë në fuqi dokumentet tona pastaj duhet të hedh posht vendimin e dytë të Apelit që i dha të drejt Gazit duke rrëzuar fitoren tonë të parë dhe pastaj duhet që Gazi të tërheq kërkesën e tret kundër nesh që gjykata të lër ën fuqi vendim e shkallës së parë, pasi të mblidhet Apeli për gjyq në themel... 
-Qenka një cik e ngatërruar tha Muli. 
-Është shumë e ngatërruar i tha Lelo dhe nuk dërgojmë dot as Gazin në gjykatë se e shikojnë gjyqtaret e i thonë mos ki merak me ty jemi dhe i japin gjyqin që e fiton Basha ndërkohë . Pra e kemi problem. Nuk kemi kë dërgojmë. 
-Po dërgojmë Bylykbashin tha Muli. 
-Po, por si të thotë Bylykbashi, na duhet ti jepni të drejt Gaz Bardhit apo nuk duhet ti jepni të drejt. Po i tha jepini të drejt fiton Luli, po i tha rrëzoni Gaz Bardhin thotë gjyqtari me vete qenkan zënë prap këta dhe ja jep gazit. Është problem i madh. 
-Atëherë më mirë të shkoj vet tha Muli se për mua nuk kanë dilema me kë jam. Tu them më ka dërguar Doktori do vulën. Po deshët mos ma jepni se ua tregoj unë si ja bëra Edi Ramës në Kuvend. 
 

Lini një Përgjigje