Muli dyshon tek deklaratat e Tritanit kundër Marrëveshjes 

24 Mars 2024, 20:25Antena TEMA

Mulit sot ja ka prishur gjakun Tritani. Ai ka thënë në një intervistë se marrëveshja me socialistët është e dobët dhe për gjëra jo thelbësore. 
Në fillim e lajmëroi Lelo, duke i thënë se ky Tritani po flet kundër Marrëveshjes. 
-Shiko pak se mos e ka vënë ai burri të flasë, se ky nuk flet kurrë pa leje, i tha Lelo. 
-Po të ishte për atë burrin do më thoshte mua tha Muli. Si mund t'i thotë Tritanit para meje. 
-Ty të thotë gjërat zyrtare i tha Lelo. Kurse Tritanit i thotë ato që nuk thotë dot vetë. Ndaj duhet ta shikosh me kujdes këtë punë. 
-E di unë e ka inatin me atë të Devollit ai tha Muli. Por do ta sqarojë. 
Pasi bëri disa sondazhe Muli foli prap me Lelon. 
-Ai burri nuk ka fol me Tritanin tha, por Tritani kërkon të krijojë idenë se po lufton për lirinë e tij, me qëllim që të na imponohet ne si njeri i Doktorit. Edhe kërkesën për lirimin e Doktorit nga arrest shtëpie e ka me hile, se do që Doktori të lodhet e të bëjë mitingje nëpër Shqipëri, ndërkohë që ne e kemi rregulluar të shkojë populli tek ai, e jo ai tek populli. 
Ai del çdo natë në penxhere, populli poshtë dhe puna po shkon shumë mirë. Tritani do që ai të dalë e të torturohet nëpër Shqipëri. 
-D.m.th. të mos kemi merak tha Lelo. Nuk është dorë e Doktorit. 
-Tani për tani jo, por duhet bërë kujdes se nëse do ti duhet Doktorit në të ardhmen të godas Marrëveshjen, do citoj Tritanin dhe do na mbetet prap në listë. 
Për atë punë s’ka problem tha Lelo se e fusim në vend të Bardhit po erdhi ajo ditë. 
 

Lini një Përgjigje