Muli i shqetësuar nga thirrja e Tit Vasilit në SPAK 

21 Korrik 2023, 18:46Antena TEMA

Pas thirrjes së sotme të Tit Vasilit në SPAK, Muli u shqetësua seriozisht.

Lelo, i cili ka për detyrë të mbrojë koalicionin me partinë e Metës, ishte në dilema nëse duhej mbrojtur apo duhej lënë drejtësia të bënte punën e saj.

-Unë mendoj që në fillim nuk duhet të shprehemi, tha Lelo.

Ndoshta nuk është punë me zarar.

Në fund të fundit për para të LSI bëhet fjalë. Lekët e tyre i kanë.

I kanë marrë nga kuota e anëtarësisë.

-Duhet të reagojmë patjetër, tha Muli. Nuk mund t’i braktisim.

Sot është halli i tyre, nesër mund të jetë i yni.

Po nuk reaguam atëherë ti e di se ç’mund të na gjejë me Metën.

Ai është paranojak e do mendojë që këtë punë e ka bërë Doktori.

-Po pse Doktori, ça hyn ai këtu?

-Po ne deri tani kemi krijuar idenë që SPAK bën çfarë thotë Doktori.

Sa herë ka arrestuar socialist, kështu kemi thënë.

Tani Meta mendon që dhe këtë e ka bërë Doktori.

Se këta ndonjëherë besojnë dhe gënjeshtrat që themi vet.

-Atëherë të themi që pse SPAK ka dy qëndrime.

Lul Bashën e çliroi nga akuzat për para ruse, kurse Tit Vasilin e heton.

Vetëm ky qëndrim na shpëton.

-Po shumë mirë është dhe ky, tha Muli. Boll të reagojmë.

Se pastaj nuk i dihet kë thërrasin.

Superdhëndrin e shikoj të shqetësuar. Ndoshta ka lajme të këqija.

-Po mire, kështu ta bëjmë, tha Lelo.

Të hapim fjal që Edi Rama kërkon të na përçajë.

Kërkon të arrestojë këta të LSI që t’i trembë e të shkojnë me të.

Ndaj ne duhet tu dalim zot.

-Duhet ta bëjmë pa fol Meta, tha Muli.

Se ti e di që ai është paranojak e kushedi çfarë mund të thotë. Hajde ndreqe pastaj.

Lini një Përgjigje