Vendimi i orëve të fundit për të vendosur të qëndrojnë në çadër në Bulevard e vuri në siklet Mulin.
Tani i duhej të kërkonte sërish atë që i gjeti Lulit çadrën.
Në fillim pyeti a është tani me ne apo me Lulin?
– Nuk e di, tha Lelo, por tani nuk është problem me kë është. Thjesht duhet paguar. Madje duhet parë nga këta të Ramës se mund të na e japin më lirë.
– Puna është se atëherë mendonin se do vinim në pushtet, tha Muli, dhe na e dhanë pa lek, tani e dimë që s’vijmë dot shpejt dhe do na rjepin.
– Na duhen dhe këto tualetet ambulante buzë Lanës, tha Lelo. Se do na krijohet problem.
– Na duhet dhe gjenerator, tha Muli. Atëherë na ndihmuan këta të naftës, tani i kemi sharë të gjithë si oligarkë, rrezik s’na japin më as tollona.
– Mendoj që duhet parë dhe vendi ku ta vendosim, tha Lelo. Jo tek i njëjti vend, se është ters dhe do përfundojmë me marrëveshje me Ramën. Duhet nga krahu tjetër.
– Ja të bëj ca telefona, tha Muli. Pastaj na duhet dhe ta mbushim çdo darkë si foltore. Gjithë shkurti do jetë shi, kështu që jemi brenda aty sigurt.
– E po shyqyr, tha Lelo, se kur je brenda në çadër ke mundësi t’i njohësh këta të çmendurit që na ngjiten pa leje në tribunë. Aty i ndalim.
– Po po, tha Muli, aty do ketë rregull. S’ka më të çmendur që flasin pa leje. Vetëm me leje. Vetëm se duhet folur njëherë me këtë që na siguroi çadrën e Lulit. Duhet parë dhe si test. Po na e dha, tregon një shenjë besimi te opozita. Po nuk na e dha, po i fusim mik Salianjin.
Muli pa shkope me duket se po i beni llogarit me sy mbyllur bashke me ate miun e arravet te famshin Lelon koke tullen mos u lodhni shume se nuk u vjene kushe vetem ca balot qe ju vijne mbrapa sepse i paguani ata.
Po bello kllici qe u be milioner ne opozite si e shpjegon ?