Muli qetëson kundërshtarët e Salianjit brenda Foltores 

11 Janar 2023, 20:47Antena TEMA

Lajmi se Doktori do të mbështesë Salianjin të bëhet kryetar i Grupit Parlamentar të PD në vend të Alibeajt ka irrituar shumë demokratë të “Foltores”.

Ata ndjehen të fyer që Salianji tani të jetë i votuari i tyre, pasi kanë shumë rezerva nga beteja e 8 janarit e më parë.

Flamuri u përpoq t’i qetësonte duke përdorur fabulën e Lelos.

-Ideja është që ne duhet të marrim dhe Grupin dhe të marrim hak ndaj Salianjit, i sqaronte Muli.

Kemi dëgjuar që SPAK do peshq të mëdhenj ndaj nuk e arreston Salianjin, se quhet peshk i vogël.

Atëherë ta bëjmë të madh që dhe SPAK të jetë në rregull, dhe ne të jemi në rregull, i sqaron Muli demokratët.

Por njëri prej tyre sot e kapi në befasi.

-Nuk jam dakord me skenarin tuaj, i tha Mulit.

Ne duhet të bëjmë të kundërtën.

Ne nuk kemi pse e bëjmë të madh që ta arrestojnë si të madh.

Ne e bëjmë si ai Luizi tek Big Brother.

Hapim fjalë që Salianjin duan ta arrestojnë se nuk është i madh, kurse ne do ta bëjmë të madh që të mos e arrestojnë.

Kështu gjithë demokratëve do t’u vijë keq, do fillojnë të qajnë pse duan ta arrestojnë dhe ne ndërkohë veprojmë e bëjmë të madh.

I vetmi rrezik është se mos dalim mashtruesa e nuk e bëjmë dot të madh, dhe ata na e arrestojnë dhe kështu siç është.

Kjo duhet me pas kujdes.

-Dakord jam, tha Muli. Edhe kështu mund ta trajtojmë.

Por ai Luizi shpiku që është sëmurë me u ardh keq dynjasë.

Kurse këtu po shpike që do vesh në burg i bëhet qejfi gjithë dynjasë.

Nuk është njësoj. Ndaj duhet të bëjmë kujdes, tha Muli se mos na e marrin në burg, ende pa e bërë kryetar dhe e bëjmë dy herë dëm, dhe ngelemi dhe pa një kandidat për kryetar, dhe atë e çojmë në burg pa na bërë punë.

Lini një Përgjigje