Muli shpjegon pse Salianji s’i rrezikon dot pushtetin në PD

25 Prill 2026, 18:45Antena TEMA

Konferenca e sotme për shtyp e Doktorit e mërziti pak Mulin. Sidomos pjesa ku u mor me Salianjin.
-Prisja që Doktori të ishte shpartallues ndaj Salianjit, i tha Lelos. Prisja t’i thoshte: “Ti nuk mbush dot një sallë”, kurse ai i tha që “ti vërtet mbush salla, po t’i mbushin të tjerët, Edi Rama, Suel Çela etj.” Kjo s’më pëlqeu, se i jep shumë pikë atij. Duket sikur ia na rrezikon pushtetin duke mar luftetare borxh. Dhe këtu është faji yt.
-Jo, tha Lelo, nuk ia kam rekomanduar unë atë. Unë nuk përfshihem në këto gjërat brenda llojit.
-Salianji nuk është brenda llojit, i tha Muli. Salianji është lloj tjetër. Është i Suel Çelës.
-Nejse, ka qenë brenda llojit më parë, tha Lelo.
-E ke gabim, i tha Muli. Kjo nuk duhet pranuar. Ka qenë i infiltruar nga Lul Basha.
-Po nejse, se edhe Lul Basha ka pasur një moment që ka qenë i llojit tonë…
-E ke gabim, ka qenë i Sorosit gjithë jetën, i tha Muli.
-Po nejse, se edhe Sorosi ka qenë një moment pro nesh më 1992, për shembull…
-E ke gabim, ka qenë i infiltruar nga komunistët, i tha Muli. Ai ka qenë projekt i Katovicës se si duhet të kontrollojmë demokracinë. Domethënë ka qenë lojë e Ramiz Alisë.
-Po nejse, se edhe Ramiz Alia ka qenë një moment që ka qenë me Doktorin. E ka thirrur në zyrë, e ka çuar tek studentët…
-E ke gabim, i tha Muli. Ka qenë lojë për ta ndalur nga rruga ku ishte nisur. Ramiz Alia ishte si Salianji. Domethënë vazhdues i veprës së Enver Hoxhës, po ndryshe. Dhe Salianji është vazhdues i veprës së Lulit, po ndryshe.
-Epo atëherë, i tha Lelo, nuk i paskemi mirë punët. Se Ramiz Alia bëri sikur e lëshoi pushtetin dhe na la këta socialistët që s’po na lënë të vijmë në pushtet. Dhe Luli paska bërë sikur na e la vulën dhe mund të na nxijë jetën me këtë Salianjin.
-E ke gabim, i tha Muli. Salianji dhe socialistët janë e njëjta gjë. Ata vërtet mund të na pengojnë të marrim pushtetin në Shqipëri, po pushtetin në SHQUP nuk na e prekin dot sa të jem unë gjallë aty.
-Epo mirë atëherë, tha Lelo. Të paktën SHQUP-in e kemi të sigurt. Pse je i shqetësuar kot?

1 Komente

  1. L
    Ladi

    Hahahahaha

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje